Author: almakos

Alsat 2019-10-16T17:58:52+02:00 Komisari për zgjerim Johanes Han në konferencën e sotme në Bruksel ka theksuar se Maqedonia ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimeve. Ai ka potencuar se qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë dhe nuk duhet ta braktisin shtetin në kërkim të një jete më të mirë, prandaj negociata të hapen tani.“Ne si evropian duhet t’i kemi në konsideratë këto përpjekje. Bëhet fjalë për sinjal të qartë për përpjekje për perspektivat e vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo pritet pas gjitha masave të ndërmarra nga të dy vendet. Ka shumë fjalime se Evropa duhet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-16T17:47:36+02:00 Zaevi në fjalimin e parë para udhëheqësve të BE-së në Bruksel, u bëri një apel atyre “Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë përveç kësaj”. Zaev tha se për herë të dytë baskqytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke pritur dritën jeshile. “Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat por tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që po aplikoni për…

Lexo më Shumë

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan ExpressRastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme…

Lexo më Shumë

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare, kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shkruan Gazeta Express.Osmani ka thënë se me Palmer kanë diskutuar për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA’së dhe për punët e rëndësishme të cilat e presin Kosovën. “Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar sot në zyrat e partisë, shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovën me të cilën ka biseduar rreth procesit zgjedhor të 6 tetorit.Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kreut të PDK’së, thuhet se vlerësimi për procesin ka qenë pozitiv dhe një dëshmi për pjekurinë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë Veseli ka thënë se si opozitë do të jenë shumë efikas dhe do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. “Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Nataliya Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me postë, proces ky i cili sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.Elezi për KosovaPress tha se procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur përmes postë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.Madje ai është shprehur optimist se ky proces do të përfundojë sonte, ndonëse në mëngjes është thënë se numërimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se deri tani…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-16T17:01:01+02:00 Katastrofike e konsideron Hungaria mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” është shprehur dje në Luksemburg, Levente Magyar, Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë. “Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Magyar theksoi se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-16T16:47:56+02:00 Italia dhe Britania e Madhe sot e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Italia, e cila është vendi i 23-të që ratifikoi Protokollin, kohë më parë e kaloi atë në odën e ulët të Kuvendit, por procesi u zvarrit për shkak të krizës. Si vend i 24 që Ratifikon protokollin për anëtarësim të vendit tonë në NATO, është Britania e Madhe. Sipas ligjeve të këtij shteti, protokollin e nënshkroi ministri i punëve të jashtme Dominik Rab. Në profilin e tij në Twiter, ai njoftoi se ka nënshkruar protokollin dhe me padurim pret që…

Lexo më Shumë

Dy nga dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kërkuan ndihmë mjekësore pasi që ishin ankuar se u ishin paraqitur reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, thonë se vazhdojnë të mos ndihen mirë me shëndet.Një ditë më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një konference për media, doli me prezantimin e rezultateve të analizave të këtyre pacientëve, duke konstatuar se të shtrirët në spital nuk kanë shenja infeksioni dhe as sëmundje ngjitëse, si pasojë e hapjes së zarfeve. Vlora Plepolli, njëra nga pacientet e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-16T16:32:13+02:00 Të prangosur dhe me gojë të mbyllur. Kështu të rinjtë e Lëvizjes BESA e kanë shfaqur revoltin ndaj Qeverisë, të cilën e akuzon se në forma të ndryshme përpiqet të pengoj rininë e kësaj partie, për të mos bërë aktivitete në interes të qytetarëve. Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, ka thënë se policia vazhdimisht po i merr në pyetje dhe ushtron presion psikik. Por veprimet e këtilla të pushtetit, ka thënë Useini nuk i frikësojnë. Pas protestës para Qeverisë, të rinjtë e Lëvizjes BESA kanë vendosur zinxhir dhe ngjitëse në dyert e hyrjes së…

Lexo më Shumë

Korporata Rugove, përveҁ Kinës, Taivanit, Omanit, Bahrain, Arabise Sauidite, Gjermanisë, Zvicrrës dhe Shqipërisë, vazhdon rrugëtimin për perëndimin e largët në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në New York për t’u shtrirë pastaj edhe më gjerë.Ujin Rugove tani shqiptarët në Amerikë mund ta gjejnë në FreshAlb.com, kompani e distribuimit e cila ka mision që të futë në treg sa më shumë produkte Made In Kosova në tregun Amerikan.FreshAlb është gjithmonë zgjedhja e parë për popullin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, të cilët dëshirojnë ushqime cilësore të dorëzuara në pragun e tyre të shtëpisë.

Lexo më Shumë

Laureati austriak i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, tha se nuk do t’iu përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, pasi u përball me një valë kritikash për mbështetjen e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.Pasi fitoi çmimin javën e kaluar, Handke anuloi një konferencë për media në vendlindjen e tij Grifen, e cila ishte paraparë për sot, bëri të ditur administrata e qytetit. Shkrimtari, i cili jeton pranë Parisit, duket se e humbi durimin të martën mbrëma në Grifen, kur gazetarët e pritën në një takim me politikanët lokalë dhe e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar…

Lexo më Shumë