Alsat 2019-10-16T17:47:36+02:00
Zaevi në fjalimin e parë para udhëheqësve të BE-së në Bruksel, u bëri një apel atyre “Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë përveç kësaj”.
Zaev tha se për herë të dytë baskqytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke pritur dritën jeshile.
“Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat por tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian,këtë pjesë e dimë edhe ne. Por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni, por le t’i hapim ato tan”, tha Zaev.
“Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi dhe opozita jemi gati. Ne bërëm të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne dhe ne ia arritëm. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasi besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë, apeloi Zaev.
Ai e përfundoj fjalimin e tij duke thënë se rruga jonë e vetme është ajo e reformave dhe në vijim do vazhdojmë t’i nxisim ato. Ne Do të vazhdojmë edhe më fort me reformat, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Loading…




