Alsat 2019-10-20T11:37:16+02:00 Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për një banor të Haraçinës. Më 18 tetor në shtëpinë e tij është gjetur një granatë dore. I akuzuari bombën e modelit F1 po e mbante në një dollap. I dyshuari po mbabet në arrest, ndërsa akuzohet për prodhim, mbajtje në pronësi, dhe trafikim të paautorizuar të armëve ose eksplozivëve. Loading…
Author: almakos
120 ish-deputetë të legjislaturës së fundit, të cilët nuk janë legjitim që prej muajit gusht kur është shpërndarë kuvendi, po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre të majme prej rreth 2 mijë euro në muaj nga Kuvendi i Kosovës edhe pse është jo funksional.Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka konfirmuar për KosovaPress, se në bazë të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe rregullores së Kuvendit, ish-deputetët e legjislaturës së gjashtë të kuvendit po i marrin pagat, dhe këtë të drejtë do ta kenë deri në gusht të vitit 2020.“Nëse nuk rizgjidhen deputetë disa prej tyre…
Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi. Mirëpo, Albin Kurti prej se është shpallur fitues i zgjedhjeve e ka kursyer njeriun më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisëAlbin Kurti të paktën me deklarata i ka shpallur paqe Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi. Prej se ka dalë i pari në zgjedhje, Kurti ka folur për vetting në drejtësi por jo edhe largimin e Kryeprokurorit nga pozita. Në prill të këtij viti, Vetëvendosje pati organizuar një protestë për largimin e Kryeprokurorit për të cilin kishin thënë se është lepër. Ndërkohë, gjatë fushatës zgjedhore, Kurti thoshte se duhet të…
Autoritetet indiane njoftuan të dielën se dy ushtarë të saj dhe një civil janë vrarë nga përleshja e armatosur me forcat pakistaneze në rajonin e Kashmirit. Në anën tjetër, Pakistani tha se gjashtë civilë pakistanezë janë vrarë në këtë konflikt.Tre civilë indianë u lënduan dhe disa ndërtesa e automjete u shkatërruan për shkak të luftimeve të ashpra në rajonin Tanghdar, i cili shtrihet në pjesën veriore të Kashmirit. Një zyrtar i lartë policor tha se konflikti i armatosur ndodhi gjatë orëve të vona të së shtunës. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Indi, koloneli Rajesh Kalia, tha se Pakistani e…
Lëvizja Vetëvendosjes arriti të fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, duke siguruar mbi 200 mijë vota.Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti arriti që të siguroi 185 mijë vota, duke u bërë kështu lideri më i votuar, shkruan Indeksonline. Disa e kanë quajtur rekord numrin e votave që Kurti i ka marrë në këto zgjedhje. Por, të dhënat tregojnë diçka tjetër. Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje. Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.…
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar Beogradin të shtunën, për të shikuar nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne.Në fjalimin e tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic të nënshkruajnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor. Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabic dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Ambasada e SHBA iu vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane me këshilla herë pas here. Sot ajo ka publikuar një video me anë të të cilës tregon disa hapa që duhen ndjekur para se qytetarët të aplikojnë për lotarinë amerikane.‘Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Përpara se të aplikoni, shihni këtë video në shqip që ju tregon të gjitha hapat”, shkruan Ambasada e SHBA.
Alsat 2019-10-20T10:11:35+02:00 Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të jetë në fokusin e takimi të sotëm të liderëve të partive më të mëdha politike në vend. Takimi është inicuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Takimi është caktuar për në ora 17:00 në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”. Kreu i shtetit ka marrë përgjigje pozitive nga të gjithë të ftuarit – liderët e partive më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita. Pothuajse të gjithë, në vazhdën e takimit, kërkuan zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev propozoi zgjedhje…
Mijëra italianë u mblodhën të shtunën në Romë për ta mbajtur marshin e titulluar “Krenaria e Italisë” për ta shënuar ardhjen në pushtet të diktatorit famëkeq fashist, Benito Mussolini, i cili ishte bërë lider i Italisë në tetor të vitit 1922.Organizimi i këtij marshi kishte filluar që nga rrëzimi nga pushteti i kryetarit të partisë “Lidhja”, Matteo Salvini, në fund të muajit gusht. Pavarësisht pranisë së anëtarëve të grupit neo-fashist “CasaPound”, Salvini premtoi se marshi do të jetë i bukur dhe paqësor. “Nuk do të ketë zemërim këtë pasdite. E them këtë veçanërisht për miqtë tanë gazetarë. Ky marsh e…
Edhe 311 vendvotime do të rinumërohen Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për kp se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Ai shtoi se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar. Pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Analisti politik Ramush Tahiri, është i bindur se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, në qoftë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zgjidhet Kryeministër.“Ndonëse Kushtetuta e Kosovës është e qartë lidhur me formimin e qeverisë dhe resorëve që u takojnë komuniteteve jo-shumicë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti nuk do të pranojë që në qeveri të jetë ndonjë një person, i cili në vend se të mbrojë interesat e Kosovës do të mbrojë interesat e Serbisë”, ka thënë Tahiri në një emision në gjuhën serbe në RTK2, përcjell Telegrafi. Tahiri është i bindur se Lista Serbe…
Ka ndërruar jetë farmacistja 38-vjeçare Vahide Përvetica nga Vushtrria. Lajmi është kumtuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës me një postim në faqen zyrtare.Njoftimi i plotë: Të nderuar kolegë, Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen në moshë shumë të re nga jeta të koleges sonë farmaciste Vahide Përvetica. Vahide Përvetica u lind më 01.03.1981 në Vushtrri ku edhe përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 2000/2001 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në Prishtinë të cilin e përfundoi në vitin 2006 me nota të larta e plot meritë. Për disa vite menaxhoi dhe udhëhoqi barnatoren e saj private në…

