Mijëra italianë u mblodhën të shtunën në Romë për ta mbajtur marshin e titulluar “Krenaria e Italisë” për ta shënuar ardhjen në pushtet të diktatorit famëkeq fashist, Benito Mussolini, i cili ishte bërë lider i Italisë në tetor të vitit 1922.
Organizimi i këtij marshi kishte filluar që nga rrëzimi nga pushteti i kryetarit të partisë “Lidhja”, Matteo Salvini, në fund të muajit gusht.
Pavarësisht pranisë së anëtarëve të grupit neo-fashist “CasaPound”, Salvini premtoi se marshi do të jetë i bukur dhe paqësor.
“Nuk do të ketë zemërim këtë pasdite. E them këtë veçanërisht për miqtë tanë gazetarë. Ky marsh e përfaqëson Italinë që punon, Italinë e vërtetë”, tha ai.
Salvini i ka vënë në shënjestër pikat e dobëta të qeverisë së tanishme, siç është përplasja për buxhetin, në mënyrë që ta rrisë popullaritetin e tij. Partia e tij e humbi rreth 10 për qind të përkrahjes për shkak të manovrës politike për t’ia shtuar pushtetin vetes, por ende mbetet partia më e madhe në Itali.
Salvini pretendoi se në këtë tubim morën pjesë 200 mijë njerëz dhe u zotua se do të kthehet së shpejti në qeveri, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.




