Author: almakos

E veçantë për këto zgjedhje është se garën zgjedhore e ka karakterizuar debati për klimën. Se kjo mund të ketë një ndikim në rezultate, tregon barometri i fundit i zgjedhjeve i bërë para rreth dhjetë ditësh E Diel, 20 Tetor 2019 – 8:20 albinfo.chKeystone Sot Zvicra zgjedh parlamentin e saj për katër vitet e ardhshme. Për 200 vendet, sa i ka Dhoma Nacionale dhe 46 sa i ka ajo e kantoneve (Senati) kanë kandiduar 4652 veta që është numri më i madh i kandidatëve deri tash. E veçantë për këto zgjedhje është se garën zgjedhore e ka karakterizuar debati për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ia ka dërguar një letër të panënshkruar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes së cilës e ka kërkuar shtyrjen e procesit të Brexit-it pas datës 31 tetor. Kësaj letre ai ia ka bashkëngjitur një letër tjetër, në të cilën e ka kundërshtuar këtë shtyrje.Në të vërtetë, kryeministri ua dërgoi BE-së tri letra: Një kopje të panënshkruar të kërkesës që ishte i detyruar ta dërgonte sipas vendimit të kuvendit britanik, një letër sqaruese të ambasadorit britanik në BE dhe një letër personale, ku tregoi pse ka qenë kundër shtyrjes së Brexit-it. Në letrën…

Lexo më Shumë

Dështimi i arritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të duhet të shtojë pesimizmin në Kosovë, sado që ajo ndodhet e fundit në procesin e gjatë të integrimit në BE, thonë profesorë dhe analistë të çështjeve evropiane.Bashkimi Evropian në takimet që u zhvilluan gjatë kësaj jave, nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sa i përket Kosovës, e cila ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat, BE-ja ka një numër kërkesash specifike, ndër të cilat…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.Kuçi në emisionin “Personale”, ka thënë se ka menduar tërheqjen nga politika por për shkak të disa vendimeve të mëdha që e presin Kosovën dhe sipas tij pas kërkesës së kryetarit Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK ka vendosur të kandidojë përsëri për deputet. Ai ka thënë se politikën nuk e ka për “jetë a vdekje” siç mund ta kenë disa të tjerë, përcjell Telegrafi. Nënkryetari i PDK-së ende nuk e di nëse…

Lexo më Shumë

Luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia u përleshën me kurdët në disa pjesë të Sirisë verilindore sot.Të dy palët fajësuan njëra-tjetrën për luftimet që kanë tronditur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.Turqia ra dakord të enjten të pezullojë operacionet e saj në Siri për pesë ditë, por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të premten se do të rifillojë një operacion në shkallë të plotë kundër forcave kurde nëse ato nuk tërhiqen nga një “zonë e sigurt” e kufirit. Ministria turke e Mbrojtjes tha se Ankaraja po bashkërendonte me Uashingtonin që marrëveshja të mbahej plotësisht

Lexo më Shumë

Anketat tregojnë se një numër në rritje menaxherësh meshkuj ndjehen në siklet nëse punojnë nga afër me gra, që kur një numër zyrtarësh në poste të fuqishme u shkarkuan pas akuzave për sjellje të papërshtatshme me tone seksuale.Lëvizja #MeToo filloi dy vjet më parë pasi dolën akuza kundër producentit të njohur të Hollivudit, Harvey Weinstein. Që nga ajo kohë kanë dalë plot akuza të tjera. Zëri i Amerikës analizon reagimin dhe kundërpërgjigjen që pasoi lëvizjen #MeToo: Që kur filloi lëvizja #MeToo, 41% e burrave thonë se nuk janë të gatshëm të takohen kokë-më-kokë me kolege femra. Më shumë se një…

Lexo më Shumë

Stër-stër-stër-nipi i perandorit francez, Napoleon Bonapartit i ka dhënë fund beqarisë.33-vjeçari Zhan Kristof Bonapart është martuar me konteshën Olimpia von und zu Arco-Zinnerberg, e cila është stër-stër-stër-mbesa e gruas së Napoleon Bonapartit, arqidukesha Mari-Luizë e Austrisë. Ata thonë se lidhja e tyre është thjesht fryt i dashurisë dhe dasmën e organizuan në Paris, ku të ftuar ishin shumë trashëgimtarë të tjerë të familjeve mbretërore të Europës.

Lexo më Shumë

Pavarësisht asaj se nuk mori shumë vota gjatë zgjedhjeve të parakohshme të këtij viti, kjo gjë nuk po e pengon Shpend Ahmetin që të bëjë plane për Prishtinën.Një projekt që është në plan të fillojë këtë vit, parasheh që të ndihmojë shumë në minimizimin e rrëmujës në komunikacion, për çka Prishtina edhe karakterizohet. “Do të jetë një tunel ku parashihet të kalojnë veturat, ndërsa pjesa sipër është paraparë për këmbësorë. Gjithashtu pjesa e sipërme do të shtrohet me kalldrëm, që e lidh sheshin me ‘Prishtinën e Vjetër’.”, ka thënë Mehmeti. Ndërsa profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Qani Kadiri, thotë se…

Lexo më Shumë

Kushdo që kalon mbi asfaltin e ri të rrugës “Gurishta” në Prizren, do të takohet me këtë shtyllë elektrike në mes të saj.Komuna, e cila së fundmi e shtroi këtë rrugë në lagjen “Jaglenica”, nuk e largoi shtyllën e cila mban përçues elektrikë me tension të lartë, raporton KTV. Banorët ndihen të rrezikuar, pasi thonë se ajo shumë lehtë mund ta zërë dikë nga kalimtarët. Sipas banorëve, rruga u rregullua shpejt dhe jashtë standardeve, vetëm për shkak të votave. Ata tregojnë se kjo u bë vetëm pak ditë para 6 tetorit, kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vazhdimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-19T22:50:35+02:00 Një burrë i moshës 54-vjeçare me iniciale (M.J.) sot pas mesnate është gjetur i vdekur në një apartament në rrugën “Viq” në rrethin e Karposhit në Shkup, thonë nga Ministria e Brendshme. “Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ku dhe është konstatua se  trupi nuk kishte gjurmë dhune”, njoftojnë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i ish-rektorit të UP’së, Ejup Statovci, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës. “Sot u mbushën 20 vjet pa Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ejup Statovcin. Te varri i tij bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta. Ai ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-19T22:41:17+02:00 Ish-kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Fejsbuk ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitoj mbështetje nga faktori ndërkombëtarë. “Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të…

Lexo më Shumë