Author: almakos

Këtë vit, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind. Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit. Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit. Zoti Mehmeti, parashikimet e Bankës Botërore…

Lexo më Shumë

Pamjet e një shkolle në SHBA tregojnë se si mësuesi i fizkulturës, trajner i ekipit të futbollit, del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht. Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit. Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik. Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove. Në…

Lexo më Shumë

Dy pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga policia serbë në kufirin Kosovë Serbi, saktësisht në Jarinje.Të dy ushtarët, një burrë e një grua, kanë nacionalitet serb nga Zubin Potoku. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK’së, Ibrahim Shala. “Është e vërtetë se ushtarët e FSK’së janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, e më pas janë liruar”, ka konfirmuar Shala. Sipas Shalës, pjesëtarët e FSK’së janë ndaluar për pak kohë e më pas kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident. “Ushtarët e FSK’së janë ndaluar nga policia serbe, por janë liruar menjëherë pas pak kohe dhe kanë…

Lexo më Shumë

Që kur ligjvënësit demokratë filluan muajin e kaluar hetimet për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, mbështetja e publikut për hetimin është rritur në 52%.Kjo shumicë e ngushtë reflekton ndasitë e mëdha mes amerikanëve për sa i përket Presidentit Trump dhe politikave të tij. New Hampshire, shteti i parë që i dha fitoren Presidentit Trump në zgjedhjet paraprake të 2016-tës, vazhdon ta mbështesë edhe për 2020-tën… “Njerëzit në New Hampshire kundërshtojnë me forcë shkarkimin. E shikojnë si diçka që nuk bën asgjë për të ndihmuar vendin, por vetëm e përçan më tej. Është një proces përçarës që nuk i shërben asnjë…

Lexo më Shumë

Gjashtë të dyshuar janë arrestuar sot nga policia për përfshirje në veprimtari penale, transmeton Klan Kosova.Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , në përkrahje edhe të njësiteve tjera, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë, për vjedhjen e një veturë në Pejë. Të arrestuarit janë Y.K., Xh.K., B.K., A.K., A.K., dhe A. M.. Këtu më poshtë keni njoftimin e plotë të policisë: Njësiti i hetimeve – Stacioni Policor Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore që ka kryer,…

Lexo më Shumë

Rënia e temperaturave në Prishtinë, e ka rikthyer edhe ndotjen e ajrit.Problemi me ajrin e papastër në Prishtinë duket se po vazhdon edhe këtë vit. Momentalisht, ndotja e ajrit në Prishtinë kap shifrën e 102 PPM. Edhe pse kjo shifër tregon se ajri i qytetit është i ndotur, vitet e kaluara njësia e matjes së ajrit të ndotur kishte kapur shifrën 300 PPM. Kryeqyteti i Kosovës, gjatë dimrit radhitet si një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Lexo më Shumë

Tërmetet që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundnin tokën, sipas shkencëtarëve.Tërmeti nisi në 4 korrik me një shkundje paralajmëruese me magnitudë 6.4, tërmeti kryesor erdhi pas 36 orësh me magnitudë 7.1, të vegjlit që pasuan ishin të panumërt, rreth 100 mijë. Kjo dukuri ishte më e fuqishmja në 20 vitet e fundit për zonën, por tani shkencëtarët mendojnë se ka vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla. Këto pllaka nuk i njihnin deri më sot dhe kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite.…

Lexo më Shumë

Politologu Faton Abdullahu dhe shkrimtari Azem Deliu nuk po e shohin të arsyeshme që biblioteka e kryeqytetit ta mbajë emrin e Hivzi Sylejmanit. Madje Abdullahu po kërkon që sa më parë të nisin procedurat për ndryshimin e emrit. Sipas tyre, Sylejmani nuk e përfaqëson popullin kosovar për shkak të historisë ndër vite. Mirëpo, të dy kanë theksuar se veprat e tij prej shkrimtari s’duhet të harrohenNga jashtë duket se degët e pemëve ia kanë marrë bukurinë kësaj shtëpie. Por me të hyrë në oborr kjo gjendje të shqetëson edhe më shumë. 3 vite pas mbylljes, askush më nuk është kujdesur…

Lexo më Shumë

Disa kandidatë për deputetë e të cilët janë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës, gjatë paraqitjes nëpër fushatën elektorale kishin përdorur tituj të pasaktë akademikë. Madje ata arsyetohen për T7 se titujt që kanë përdorur janë në realitet ashtu, ani pse ndryshe thonë nga Rektorati i UP-së. Sipas këtyre të fundit, ata që përdorën titullin akademik të pasaktë e kanë shkelur kodin Etik të stafit të UP-sëKishte punuar si ministre e si këshilltare. Por përveç këtyre posteve, Albena Reshitaj është e angazhuar edhe si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë fushatës zgjedhore Reshitaj ka zgjedhur të…

Lexo më Shumë

Një ish-modele që u bë mësuese në një shkollë djemsh, akuzohet për marrëdhënie seksuale me një numër të lartë nxënësish.30-vjeçarja Fiona Viotti ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale me një nxënës të shkollës ku ajo jepte Histori. Megjithëse ajo deklaroi se largohej nga puna deri në sqarimin e rrethanave duke i hedhur poshtë pretendimit për marrëdhënie seksuale me nxënës, një video e saj me një prej adoleshentëve ka përfunduar në faqen për të rritur Pornohub. Mediat britanike raportojnë se më shumë se 40 djem po merren me pyetje. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Afrikën e…

Lexo më Shumë

5 muaj kanë kaluar nga ky vendimi i qeverisë që të zgjasë afatin e përfundimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.Dhe për të, edhe 32 milionë euro të tjera mund të përfundojnë në buxhetin e konsorciumit “Bechtel-Enka”. Siç ka raportuar Jeta në Kosovë, kërkesa për një shumë të tillë, tashmë nga Ministria e Infrastrukturës që kishte negociuar punimet me konsorciumin, i ka shkuar Ministrisë së Financave. Duke e rikujtuar edhe vendimin për t’i dhënë 53 milionë euro për vonesa në pagesa, analisti i politikave nga instituti GAP, Agron Demi, konsideron se qeveria Haradinaj në më pak se dy vjet, ka çuar dëm…

Lexo më Shumë

Dështimi i arritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të duhet të shtojë pesimizmin në Kosovë, sado që ajo ndodhet e fundit në procesin e gjatë të integrimit në BE, thonë profesorë dhe analistë të çështjeve evropiane.Bashkimi Evropian në takimet që u zhvilluan gjatë kësaj jave, nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sa i përket Kosovës, e cila ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat, BE-ja ka një numër kërkesash specifike, ndër të cilat…

Lexo më Shumë