Alsat 2019-10-19T19:05:10+02:00 Partia Alternativa, pjesë e Qeverisë kërkon sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Kreu i këtij subjekti politik Afrim Gashi kërkoi ndryshime në kodin zgjedhor dhe pastrimin e listës zgjedhore. [embedded content] Loading…
Author: almakos
Udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje të shtunën për qetësi dhe ndërpreje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas, të cilat eskaluan në masë të madhe.“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”, tha Colau, duke shtuar se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit. Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë. Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa…
Që nga fillimi i vitit deri në shtator në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë strehuar 14 viktima të trafikimit me qenie njerëzore.Në bazë të të dhënave, të gjitha viktimat kanë qenë të gjinisë femërore dhe më së shumti kanë qenë nga Kosova. Adile Shaqiri , Udhëheqëse e Divizionit të Shërbimeve Sociale, për Indeksonline ka thënë se në Strehimoren e Përkohshme të Sigurt, gjatë kësaj periudhe kanë ofruar shërbime për 9 kosovare, 1 serbe ,3 boshnjake, 1 shqiptare. “OJQ-Partnere e MPMS gjatë kësaj periudhe kohore ka ofruar shërbime rehabilitimi dhe ri integrimi për 14 viktima të trafikimit që kanë…
Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës.Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende s’ka shpallur zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e diasporës dhe pa ato me kusht ka marrë 167 mijë vota. Ndërkaq, në rrjetet sociale aktivistë të Vetëvendosjes kanë njoftuar se Kurti në përgjithësi i ka marrë 185 mijë vota e Vjosa Osmani 162 mijë. Në bazë të këtyre votave, të dy arrijnë 82.2 për qind.…
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas takimeve që pati me liderët serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes parlamentit në Beograd.Aty Medvedev ka folur pak edhe për Kosovën, dhe marrëveshjen që sipas tij duhet të arrihet. Ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244. “Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai. Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë. Ndër të tjera ka thënë…
Tradhtia e madhe!”. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta beogradase “Kurir”, në të cilin një ish zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, jep versionin për masakrën e Reçakut.Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë në struktuarat serbe të sigurisë e pranon se ishin forcat serbe ato që e kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të viti 1999. Mirëpo, gazeta serbe, përcjell Telegrafi, shkruan se “Njësia e Operacioneve Speciale (JSO), e formuar nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq, është keqpërdorur në Reçak, gjë që u…
Alsat 2019-10-19T17:10:42+02:00 Zorica Axhievska dy herë është diagnostikuar nga kanceri i gjirit. Brenda dhjetë vitesh, ajo i është nënshtruar dy operacioneve ku ka hequr të dy gjinjtë si pasojë e komplikimeve të rënda që ka sjellë kanceri tek ajo. Për momentin gjendja e saj shëndetësore është stabile. Ajo ka familje, thotë se është e lumtur tani. Vullnetarisht dy herë në javë shkon në Klinikën e Onkologjisë dhe Hematologjisë për të ndihmuar moralisht gratë e prekura, të cilat janë në kemoterapi. Në muajin ndërkombëtar të kancerit në gji, ajo inkurajon të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje, të mos dorëzohen. [embedded…
KQZ po vijon me rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi.Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175. “Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai. Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave është duke u monitoruar nga Policia e Prokuroria.…
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë në shenjë solidariteti me popullin kurd, duke iu bashkangjitur kështu protestës #RiseUp4Rojava, që është mbajtur në disa qendra të botës.Kjo protestë që është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), është kundërshtuar nga një grup i njerëzve që e kanë quajtur të pakuptimtë. Igballe Rugova nga RrGK, tha se kjo protestë është organizuar për të shfaqur solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd. Ajo tha se kjo protestë nuk është kundër popullit turk, por kundër regjimit të Erdoganit. “Sot në gjithë botën po organizohen protesta në shenjë solidariteti për popullin kurd. Mos të…
Alsat 2019-10-19T16:24:26+02:00 Para çdo hapi tjetër, duhet të ketë një marrëveshje minimale midis elitave politike mbi bazat e politikës së jashtme, thotë Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti i Politikave Evropiane. Në emisionin “360 gradë” ajo bëri thirrje që mos marrja e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, të mos përdoret për qërim të hesapeve politike. Sipas saj, vendi duhet të mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë së procesit të integrimit evropian. [embedded content] Por, në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitojmë nga Samiti në Samit, por duhet bërë një strategji shumë sistematike, me disa pika kryesore. Po, shkojmë…
Me ftesë të delegacioneve të shteteve të Quintit (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë) dhe Austrisë me seli në Vjenë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit 2019.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon. Kryetarja Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e Quintit dhe Austrinë gjithashtu për përkrahjen dhe organizimin…
Alsat 2019-10-19T16:11:56+02:00 Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat. [embedded content] Loading…

