Brenda pak ditëve, KQZ’ja me sugjerim të QNR’së dy herë ka marrë vendim për rinumërim në më shumë se 700 vendvotime. Disa vendvotime janë rinumëruar për shkak të një gabimi teknik që ishte bërë me formularët e KQZ’së, ndërkohë vendimi për serinë e dytë të rinumërimeve është bërë për shkak të ankesave të mëdha të partive politike, për manipulime të komisionerëve me vota.E për gjithë këto parregullsi ish-ministri i drejtësisë dhe kandidati për deputetë nga radhët e LDK’së, Haki Demolli, ka propozuar që manipuluesit e votave të gjykohen dhe të dënohen deri në 5 vjet burg. Shkrimi i plotë i…
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të japë llogari para zgjedhësve te tij pasi BE nuk ia dha Shkupit dritën e gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ai sot vendosi që të kërkojë zgjedhje të parakohshme, për dallim nga Kryeministri i Shqipërisë i cili fajin për këtë ua hedh vetëm europianëve duke u kujdesur që të mos e lëshojë kolltukun e Kryeministrit.Zoran Zaev, e ka pranuar përgjegjësinë për moshapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e…
Alsat 2019-10-19T13:29:12+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot mes tjerash informoi se ai kishte kërkuar një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por që tentimet kishin përfunduar pa sukses . “Kam kërkuar takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, shtoi Zaev. Loading…
Alsat 2019-10-19T13:17:25+02:00 Në fjalimin e tij të sotshëm kryeministri Zoran Zaev njoftoi se pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, ai do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pyetur për realizimin e regjistrimit të popullsisë, Zaev tha se regjistrimi i popullsisë duhet të realizohet dhe se sipas tij kjo do të kontribuonte në vërtetimin e të dhënave. “Regjistrimi i popullatës mund të ndihmojë në plotësimin dhe vërtetimin e të gjitha të dhënave, në Listën Zgjedhore….përfaqësimin e drejtë në shtet përfaqësimin rajonal gjithkund nëpër shtet.. është i mirëseardhur. Regjistrimin…
Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, pasi e kanë obliguar një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë.Ai ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitet pran kësaj zyre, për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi. “Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse perkufizimi I datave është : 1…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë një kontrollë për tregti të ndaluar në tregun e gjelbërt në Prishtinë.Gjatë kësaj kontrolle kanë arritur të konfiskojnë 13 shufra metalike, 461 thika të ndryshme dhe 25 boksa hekuri. Pas vendimit të prokurorit të dyshuarit janë lënë në procedurë të rregulltë. “Gjatë kontrolles së realizuar për tregti të ndaluar ne tregun e gjelbërt, së bashku me autoritetet kompetente janë kontrolluar disa lokacione/tezga ku janë gjetur dhe konfiskuar (13) shufra metalike, (461) thika të ndryshme dhe (25)boksa hekuri. Me vendim të prokurorit rastet janë proceduarnë procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Express
Ditët e bukura me diell të tetorit, po i shijon në maksimum kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.I shoqëruar me vëllain e tij Dautin, kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, zëvendësministrin, Rexhep Kadriun dhe me sekretarin e AAK-së, Xhavit Alijaj, Haradinaj po e shijon kafen në Shqipëri. Në një fotografi të postuar nga anëtari i kryesisë së AAK-së, Kushtrim Brahimaj, ata shihen teksa shijojnë motin e mirë të tetorit në një nga hotelet e Durrësit.
Alsat 2019-10-19T12:40:27+02:00 Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai mes tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë. “Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës…
Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen sonte në Beograd me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.Megjithëse e gjithë agjenda e Medvedivit është bërë publike, takimi me serbet e Listës Serbe nuk është paralajmëruar. Në shtator të vitit 2017, Goran Rakiq si kryetar i Listës Serbe pati nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Moskë me Sergek Zeleznjakun e “Rusisë së Bashkuar”. Përndryshe, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo listë ka marrë 52.620 vota ose 6,61 përqind, megjithatë si gjatë fushatës ashtu edhe pas zgjedhjeve, Lista Serbe është kritikuar si nga serbët e Kosovës, ashtu edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar se ka bërë…
Alsat 2019-10-19T12:17:46+02:00 “Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes…
Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha të shtunën se populli duhet ta japë fjalën e fundit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ligjvënësit e tij nuk do ta përkrahin planin e kryeministrit Johnson për tërheqje nga BE-ja.“Votimi i sotëm i një marrëveshjeje nuk do t’i japë fund Brexit-it. Ky votim nuk do të ofrojë qartësi dhe populli duhet ta thotë fjalën e fundit”, tha Jeremy Corbyn gjatë seancës së të shtunës në kuvendin britanik. “E kuptoj plotësisht zemërimin dhe lodhjen që i ka kapluar vendin dhe këtë institucion, por ne…
Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, do të mbërrijë sot për një vizitë në Beograd ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit serb, homologen e tij, Ana Brnabiq, e kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.Por para kësaj vizite, Medvedev në një intervistë për mediumin serb “Vercernje Novosti”, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovës, dhe në mënyrë indirekte ka përmendur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, duke iu referuar si ‘ultranacionalistë’, raporton Gazeta Express. Ai ka thënë se po e vëzhgojnë situatën në Prishtinë, sidomos tani pas zhvillimeve të reja politike. “Qasja…

