Author: almakos

Alsat 2019-10-19T09:18:15+02:00 Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim të publikuar sot, DASH thekson se: “Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim”. Një vendim pozitiv, vijon reagimi, do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. “Ne…

Lexo më Shumë

Sfida e Albin Kurtit në qeverisje padyshim se do të jetë Gjykata Speciale.Për këtë institucion, Kurti disa herë ishte deklaruar se do ta shfuqizojë si të tillë dhe nuk do ti dorëzonte ish-luftëtaret aty. E një debat për këtë premtim të Kurtit po e zhvillojnë Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani. Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. E kjo deklaratë  nuk i ka pëlqyer  zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit. Ky i fundit përmes një postimi kishte thënë :” Gucati i kerkon Albinit shfuqizimin e Gjykates…

Lexo më Shumë

Janë së paku dhjetë kandidatë për deputetë që kishin mashtruar elektoratin, kur në fushatën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme, përpara emrit e mbiemrit kishin vënë titullin akademik “prof. dr.”.Mbështetur në të dhënat e institucioneve arsimore ku punojnë, ata nuk i kishin titujt që i proklamonin.Pjesë e këtij mashtrimi ishin ish-ministra, ish-deputetë dhe njerëz të afërt me eksponentët kryesorë të politikës. Madje edhe një ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, “Prof. dr.” është shkurtesa për “profesor i rregullt”, gradë kjo më e larta akademike që lëshojnë universitetet në Kosovë. Mbështetur në Statutin e Universitetit të Prishtinës, ky titull sigurohet nga kandidatët që, përpos…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e LVV-së dhe të LDK-së kanë thënë dje se janë dakorduar me përmbajtjen dhe me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Pas një takimi që patën të premten, këto dy subjekte njoftuan se të mërkurën e ardhshme do të takohen sërish për t’i konkretizuar diskutimet e djeshme.Dy grupet punuese, të formuara nga dy partitë më të mëdha të dala nga zgjedhjet, LVV-ja dhe LDK-ja, për të diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës kanë zhvilluar takimin e parë gjatë ditës së djeshme. Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve thanë se në këtë takim është folur për reformat e thella sektoriale, të cilat…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një “Shengeni të vogël”, midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të “gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, përkatësisht Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.“Shengeni i vogël” në Ballkan, duket si ide e mirë, sepse do ua lehtësonte lëvizjen e mallrave, shërbimeve dhe profesionistëve në rajon, ka deklaruar…

Lexo më Shumë

Plani i kryeministrit britanik, Boris Johnson, që ta miratojë në kuvend marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për realizimin e Brexit-it më 31 tetor ka gjasa të mos kalojë në organin ligjvënës për shkak të një aleance mes laburistëve dhe ish-deputetëve konservatorë, të cilët po e kërkojnë shtyrjen e këtij procesi.Pasi e arriti një marrëveshje të minutës së fundit në Bruksel të enjten sa i përket kontrolleve doganore në Detin e Irlandës, kryeministri shpresoi që t’i japë formë një momenti dramatik të shtunën në kuvend, ku do të vlente qëndrimi i tij i vjetër, dalje nga BE-ja me marrëveshje të…

Lexo më Shumë

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor të vitit 2012, është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.Takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.  Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të facilituar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj. Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi…

Lexo më Shumë

Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se qëndrimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të Holandës ndaj Shqipërisë (dhe Kosovës për vizat) kundërmojnë ksenofobi.Sipas tij, me humbjen e perspektivës europiane për Ballkanin, BE-ja e ka humbur peshën si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi dhe vetë dialogu e ka humbur kuptimin. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij: E patëm sot një diskutim interesant për dialogun Kosovë-Serbi në Forumin e Sigurisë në Beograd. Një përmbledhje e qëndrimeve të cilat arrita t’i përçoj. Me vendimin e djeshëm për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Franca efektivisht çoi mesazh…

Lexo më Shumë

Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, i është përgjigjur përmes twitterit letrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në lidhje me helmimin e numëruesve të votave të arritura nga Serbia, raporton B92.“President i dashur, Vuçiq, ju faleminderit për letrën përmes twiterit. BE-ja aktualisht po pret rezultatet e hetimit”, ka shkruar Maja Kocijançiç dhe ka shtuar se Misioni i BE-së për përcjelljen e zgjedhjeve në Kosovë me kujdes po ndjek rastin. Presidenti serb, Vuçiq, me herët kishte drejtuar një letër në adresë të zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç,…

Lexo më Shumë

Opinionisti Naim Rashiti ka thënë se nuk mund të flitet për formimin e Qeverisë pa certifikimin e rezultateve.“Nuk do të kemi konstituim të Kuvendit para 7-10 nëntorit”, ka thënë ai. Rashiti ka thënë edhe se arritja e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së nuk duket të jetë e lehtë. “Është mirë që të mbajnë ritmin e negociatave për të emëruar njerëzit adekuat në dikastere sektoriale, të ketë një konsensus se si të zgjidhen çështjet e mëdha, të arrijnë të bindin opozitën që të marrë pjesë në proceset madhore”, ka thënë Rashiti. Ai ka thënë se nga ajo që ka parë në…

Lexo më Shumë

U desh të shtohej një supë e shijshme tradicionale polake me lakër, që quhet kapusniak, në menynë zyrtare të samitit të BE-së në Bruksel që politikanët të arrinin marrëveshjen për Brexit.”Mjaftoi që u shtua një supë me lakër (kapusniak) në menynë zyrtare të samitit të BE-së në Bruksel dhe politikanë të arrinin menjëherë një marrëveshje për Brexit. Kjo nuk mund të jetë një rastësi. VO: Punë e paqme shef!”. Ky është postimi ironik në rrjetin social Facebook të kryeministrit polak, Mateusz Morawieck për ngjarjen e sipërcituar. Postimin në Facebook, Morawieck e shoqëronte me fotografitë e menysë të mbrëmshme, ku përfshihej…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Fetah Rudi, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka rrëfyer se si është plagosur në një atentat organizuar me 15 dhjetor ndaj tij.Rudi tregoi se gjithçka ka filluar pas luftës kur Rudi zgjodhi që aktivitetin politik ta vazhdojë në LDK’në e Ibrahim Rugovës. “Kur pas luftës fillova aktivitetin politik, unë vazhdova me LDK’në, isha në kryesinë e LDK’së, kishim presione nga eksponentët e tjerë të kthehem në PDK, megjithatë u thash se unë do të jem në LDK përfundimisht”, është shprehur Rudi.   Ai gjithashtu tha se për kërcënime e…

Lexo më Shumë