Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, dikur pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për arrestimin e tij, në vitin 1999.Rudi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se arsyeja e vërtetë pse ishte arrestuar ka qenë mbështetja e tij për presidentin Ibrahim Rugova dhe institucionet e Kosovës. “Më kanë arrestuar, kinse e kam penguar luftën, kinse kam bërë diçka jo të mirë”, ka deklaruar ai. “Por, jam arrestuar vetëm se i kam përkrahur institucionet e Kosovës, asgjë tjetër s’ka pasur”, është shprehur ai. Rudi ka…
Author: almakos
Uashingtoni zyrtar është fiksuar pas dy krizave të fundit politike: procesit për shkarkimin e mundshëm të presidentit dhe situatës në Siri.Presidenti Donald Trump po përpiqet të bllokojë përpjekjet e demokratëve për të çuar përpara procesin për shkarkim, ndërkohë që është vënë në mbrojtje ndaj kritikave të shumta, madje edhe nga republikanë për vendimin e tij që të tërheqë trupat nga Siria. Presidenti Trump di si t’u rezistojë furtunave politike, siç njofton Zëri i Amerikës. Presidenti Trump komenton në Shtëpinë e Bardhë duke argumentuar vendimin për tërheqje nga Siria: “Ideja ishte që të qëndronim në atë vend vetëm 30 ditë. Kemi 10 vjet në atë vend; është koha të…
Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra. “Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit i ka fituar VV’ja e Albin Kurtit, teksa LDK’ja e Hazirit ka dalë e dyta. Haziri ka thënë se për certifikimin e rezultateve duhet të pyetet kryetarja e KQZ’së. Sipas tij, koalicioni VV-LDK do të nënshkruhet “në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve”. “Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi…
Ish-sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis, i cilësuar si “Qeni i Tërbuar” nga bashkëluftëtarët e tij, ironizoi presidentin Donald Trump ndërsa foli në një darkë bamirësie në Nju-Jork.Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan e cilësoi atë si “gjeneralin më të mbivlerësuar në botë”. “Nuk jam thjesht një gjeneral i mbivlerësuar por jam gjenerali më i mbivlerësuar në botë. Është një nder për mua që konsiderohem kështu nga Donald Trump pasi ai ka quajtur edhe aktoren Meril Strip të mbivlerësuar, pra mund të them se unë jam Meril Stripi i gjeneralëve dhe të…
Qeveria lituaneze tha sot se një deklaratë e rreme për shtyp, që pretendonte se Vilniusi dëshironte armë bërthamore të SHBA-së në territorin e vendit, kishte qarkulluar në media.Sipas dokumentit të rremë, presidenti Gitanas Nauseda kishte kërkuar nga SHBA që të krijonin një bazë ushtarake në Lituani dhe të zhvendosnin armët bërthamore në shtetin balltik. Ministria e Punëve të Jashtme në Vilnius njoftoi sot se hakerat e panjohur kishin dërguar e-mailin me sa duket nga Departamenti i saj i Komunikimit dhe Diplomacisë Kulturore. “Ka të ngjarë të jetë një sulm kompleks i informacionit kibernetik. Autoritetet kompetente aktualisht po hetojnë incidentin”, thuhet…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Mbështetësit e Erdoganit në Prizren e përkrahin sulmin në Siri, por ka edhe të tillë që e kritikojnë, raporton T7Më 9 tetor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, urdhëroi një sulm ushtarak në verilindje të Sirisë, kundër kurdëve. Sipas Erdoganit, këto sulme synojnë të krijojnë një “zonë të sigurt” dhe të shënjestrojë militantët kurdë, bashkë me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS). Por, ndaj këtij aksioni ushtarak pati reagime të ashpra nga e gjithë bota. Madje presidenti amerikan, Donald Trump, ia dërgoi një letër thuajse kërcënuese homologut turk. Aty ai e porositi Erdoganin, që të mos e bëjë të fortin dhe të…
Pesë ditë nga zhdukja e 23-vjeçarit nga Lipjani, nuk ka asnjë lajm. Familja në pritje të Shqipdonit goditet nga vdekja e babait të tij, raporton T7Të dielën u nis me një kombi-bus për në Lipjan. E më pas, Shqipdon Aliu do të udhëtonte për në Prishtinë për ta takuar të dashurën. 23 vjecari donte që nusen e tij të ardhshme ta njoftonte me babain, i cili po vuante nga kanceri. Por, që nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet i riu nga Gadimja. E 4 ditë pas zhdukjes se tij, familja Alija nga fshati Gadime pësoi edhe nje tragjedi.…
Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës.Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena. Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, edhe pse është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë. Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017. Tre të pandeuhur të tjerë janë shpallur…
Në qytetin e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një përson.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës. “Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionetë”, ka konfirmuar Kelani. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK. “Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Kelani. Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria ka vendosur të reagojë vetëm nëpërmjet komunikatës. Njoftohet se kryeministri Zaev gjatë ditës ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshëm. Loading…

