Alsat 2019-10-18T18:29:34+02:00 Refuzimi i hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është thellësisht zhgënjyes dhe një mundësi e humbur për Europën, tha sot Partia e Socialistëve Europianë (PES). Socialistët europianë kanë qenë aleatë të përhershëm të të dy vendeve, pasi ato janë përpjekur për të procesin e integrimit europian. Presidenti i PES, Sergei Stanishev tha se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë punuar shumë për të kapërcyer çdo kusht të vendosur nga Bashkimi Europian, kështu që është një shkak i zhgënjimit të thellë që vendimi për negociatat e pranimit është vonuar përsëri”. Europa ka humbur një mundësi të…
Author: almakos
Fatmir Matoshi, nga AKR-ja ka thënë sot se pret që pas rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PDK ta kalojë pragun.Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Matoshi tha se janë në pyetje 60 deri në 70 vota që ky koalicion ta kalojë këtë sfidë. I bindur se AKR bashkë me NISMEN do të jenë në Kuvend, Matoshi ka thënë se partia që ai i takon do të ketë tre deputetë, po aq sa do të jenë edhe nga partia e Fatmir Limajt. Nëse AKR nuk do të ketë tre deputetë, atëherë për dy Matoshi është mëse i sigurt. /Express/
Alsat 2019-10-18T18:16:38+02:00 Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që vetëm nëpërmjet komunikatës të reagojë ndaj vendimit të Këshillit të Evropës. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kryeministri Zaev gjatë ditës ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshme të tij. Në kumtesën me shkrim nuk potencohet asgjë konkrete, por thuhet se vendimit që do të merren do të jenë në interes të vendit dhe qytetarëve. Nga ekzekutivi thonë se porositë që kanë marrë nga shumica e liderëve evropian kanë qenë pozitive për hapat…
Së paku 62 njerëz u vranë nga shpërthimet në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit.Autoritetet thanë se nga sulmi i dyfishtë në qarkun Haska Mena mbetën të plagosur mbi 30 vetë. “Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat”, tha Sohrab Qaderi, anëtar i Këshillit provincial. “Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë”, tha Zahir Adil, zëdhënës i Departamentit Publik Shëndetësor në Nangarhar. Shpërthimet ndodhën gjatë faljes së Xhumasë. Përgjegjësinë për to nuk e mori ende asnjë grup, por militantët talibanë dhe ata të Shtetit Islamik janë…
Prokuroria Speciale ka kërkuar që ish-drejtuesit e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.Një kërkesë të tillë, e ka bërë prokurori Naim Abazi, në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka përfunduar gjykimi në rastin “Posta”, ku tre të akuzuarit po ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa bashkë me Ejup Qerimin, që drejtoi PTK-në në periudhën 2012-2014, si dhe Rexhë Gjonbalajn, ish-kryesues i Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, akuzohen se i…
Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të BE-së për bllokimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, është shprehur se sot kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë. Ai ka shkruar se bllokimi i bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gabim i madh i BE-së është gabim i madh i Bashkimit Evropian. “Sot, kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë. Trajtimi i padrejtë që i bëhet Kosovës rreth liberalizimit të vizave, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat mori vendim dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të gabimeve teknike, por edhe mos përputhjeve të formularëve.Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime. “Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi për Express. Ndryshe, me vendim të KQZ’së më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime për shkak të…
Alsat 2019-10-18T16:46:06+02:00 Një gjashtëdhjetë e katër vjeçar u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në rrugën lokale në Petrovec të Shkupit, në drejtim të fshatit Drma, pranë shenjave për hyrie në komunën e Petrovecit. Mjeku i urgjencës konstatoi se nuk kishte gjurmë dhune në trupin e vdekur. Personi i vdekur u identifikua si D.Ll (64) nga Shkupi. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Loading…
Alsat 2019-10-18T16:35:34+02:00 “Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje,” ka deklaruar kreu i Shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e drejtuar qytetarëve të vendit. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski, duke njoftuar edhe takimin me drejtuesit e partive kryesore politike të dielën. [embedded content] Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u…
Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar, pas emërimit të Matthew Palmer si i dërguar i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe më pas edhe Richard Grenell, i dërguar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.Ai thekson se dy zyrtarët amerikanë do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e rifillimit të dialogut, nga i cili varet procesi i integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë. Megjithatë, ai nuk e përjashton…
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave apo javës që po vjen, Gjykata Speciale do të kryejë edhe arrestimet e para në Kosovë. Për këtë Haradinaj ka thënë se ka marrë informacione nga disa avokatë të cilët i njeh e të cilët punojnë në Gjykatën Speciale.Besnik VELIU Lidhur me këto paralajmërime të numrit dy të OVL’së së UÇK’së për arrestime të mundshme nga Specialja përgjatë këtij muaji, Gazeta Express, përmes një emaili ka kërkuar një përgjigje nga Gjykata Speciale. Christopher Bennet zëdhënës i kësaj Gjykate, ka thënë se për shkaqe…
Alsat 2019-10-18T16:15:04+02:00 Shtëpi, shitore e objektet fetare. Të gjithë këto janë cak i plaçkitësve në disa fshatra të Strugës ditëve të fundit. Vetëm në fshatin Belica e Poshtme, për më pak se një javë, sipas banorëve, janë plaçkitur 16 shtëpi si dhe shtëpi të mërgimtarëve. Kryerësit vidhen enterierët e shtëpive, aparatet e amvisërisë dhe gjësende tjera. Banorët për Alsat thonë se janë të detyruar të organizohen dhe ta mbrojnë pronën dhe pasurinë e tyre. Në 48 orët e fundit, vjedhje ka pasur edhe në fshatin fqinj Varanishtë. Janë plaçkitur gjashtë shitore, një barnatore për bujqësi, bastore, një kishë lokale dhe…

