Author: almakos

Alsat 2019-10-18T16:05:13+02:00 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën miratimin e të gjitha vendeve anëtare për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Krerët e institucioneve të BE-së këtë konkluzion e konsideruan si gabim historik por pa rrugëdalje, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës. Çështja do të kthehet në agjendën e BE-së në Samitin e Zagrebit kushtuar Ballkanit perëndimor, në maj të vitit të ardhshëm. Më lejoni të jem i qartë; Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të fajësohen për këtë. Të dy vendet kanë bërë gjithçka që ju kërkua të bëjnë. Të dy vendet kanë të drejtë të fillojnë…

Lexo më Shumë

Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për t’ua dhënë ekspertizën në origjinal, prindërit dhe bashkëshortja e Astrit Deharit kanë njoftuar se do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 17:00, në zyrën e avokatit Tomë GashiLajmin për këtë e ka bërë të ditur Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “Pas refuzimit të Pokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjnial- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindrit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari së bashku me bashkëshorten e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T15:53:28+02:00 Rasti “Titanik 3” është rast i montuar, pohon Ismet Guri, i akuzuar për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Guri sot dha deklaratën e tij para trupit gjykues. Filloi të flasë me lot, duke shpjeguar se duhej të operonte telat e zërit, kështu që sot dëshiron të thotë gjithçka para operacionit eventual. Ai tha se nuk ka logjikë politike që të ndërhynte në procesverbalet e zgjedhjeve para gjashtë viteve, sepse BDI-ja në rrethin e parë kishte 11,000 vota më shumë se sa konkurrentët e saj. Të akuzuarit u ndërruan, u bënë dëshmitarë. Ejup Alimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, paralajmëroi të premten për një garë të re të armëve në botë dhe bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të zvogëluar, siç tha, “rrezikun e përshkallëzimit”.Duke folur në një konferencë në Berlin, Maas veçoi testet raketore të Koresë së Veriut, sistemet e reja të armatimit në Rusi, programin ushtarak të Indisë dhe sulmet me dronë në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilat tha se kanë mundur të shkaktojnë një luftë të shkallës së gjerë. “Kjo rrugë do të na çojë në garë globale armësh. Miliarda euro, dollarë ose…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T15:47:33+02:00 Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se Franca nuk është fajtore për mos marrjen e datës, por krimi dhe korrupsioni. Vendimi i këtillë për mos marrjen e datës është dështim, por jo dështim i popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Është dështim i politikave të Zoran Zaevit dhe këtij pushtetit. Është politika, pa koncept, pa vizion me shumë krim, korrupsion, haram, mos punimi dhe mashtrim. Dhe patjetër të jemi vetëkritik dhe të pranohet se nuk ka datë për fillim të negociatave sepse nuk ka reforma,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T15:41:39+02:00 Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth debatin për datës së bisedimeve për në Bashkimin Evropian. Disa mendojnë se faji për mos çeljen e bisedimeve qëndron tek politikanët tonë.  “Nuk është problem, është normale dhe besoj se ka të drejtë edhe Franca edhe BE. Një vend  cili nuk i ka as dy milion banorë nuk mund të drejtojë sistemin e vetë politik, kushtetues aq më tepër edhe atë gjyqësor. Do të thotë e gjithë problematika ndodh në atë pikë se këtu gjithçka po bëhet por vetëm drejtësia nuk vjen në vend. Ndërsa BE është formacion ekonomik i cili  mbështetet…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T15:15:46+02:00 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi në konferencë për shtyp se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten. Ai gjithashtu theksoi se vendet kandidate kanë ende punë për të bërë dhe se disa çështje ende nuk janë vënë nën kontroll. “Ne e pranojmë se disa përpjekje dhe njëfarë progresi është bërë por akoma shohim disa situata që akoma nuk janë vënë nën kontroll, sidomos sa i takon migrimit në disa vende dhe sundimit të së drejtës. Para një zgjerimi efektiv duhet ta reformojë veten. Disa nga ne thonë se ne vetëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T15:06:28+02:00 Presidenti në largim  i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negatvi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë  ishte një gabim historik. “Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në atë që ishte edhe fjalimi i fundit për të në këtë pozicion. Ndërsa Presidenti i Këshillit…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka folur para mediave pasi që nuk ia dha raportin e ekspertizës familjes së Astrit Deharit, shkruan Gazeta Express.Shala ka thënë para mediave se raporti do të ju dorëzohet familjarëve pasi që i njëjti të përkthehet. Për t’u bërë kjo do të duhen tre ditë, ka deklaruar Shala. Kjo deklaratë e tij vjen pasi që familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, kanë njoftuar se Prokuroria Themelore në Prizren nuk ua ka dorëzuar raportin e ekspertizës që dje erdhi nga Zvicra, raporton T7. Avni Dehari ka thënë para mediave pas takimit me…

Lexo më Shumë

Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka jnë rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme. Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare. Armatimet që ka të drejtë t’i zotërojë do të jenë të gjitha armatimet që janë anti blind…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T14:41:35+02:00 Kaneclarja gjermane Angela Merkel u shprehu keqardhje për vendimin negativ të dalë nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim t; Maqedoni;s s; Veriut dhe Shqipërisë në BE. “Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”, tha Merkel. “Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para…

Lexo më Shumë