Author: almakos

Probleme me qarkullimin në rrugën alternative Lozhan–Moglicë–Gramsh, ku ARRSH devijoi qarkullimin për shkak të bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas. Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlerë. Sipas informacioneve, deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të bllokimit nga trajlerët, të cilët kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndodhet në vendngjarje, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit të mjeteve. Qarkullimi u devijua në këtë rrugë për shkak se në mesditë ARRSH njoftoi ndalimin…

Lexo më Shumë

Që prej mëngjesit të sotëm, në Kanionet e Osumit në Skrapar, janë duke vijuar kërkimet për gjetjet e 42-vjeçarit Ilir Kurti, që dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar sot edhe Forcat e Ushtrisë, të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe banorë e familjarë, por ende nuk ka asnjë gjurmë. Kërkimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e Kanioneve, ku ushtria ka gjetur mesditën e sotme në ujë vetë atletet që ai kishte të veshura atë natë. Rryma e fortë e lumit ditën e sotme i ka bërë të vështira kërkimet…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Maqedonia është viktimë e bullizmit klasik evropian dhe politikanë në Bruksel janë të vetëdijshëm për këtë. Me anë të një statusi në Facebook, Filipçe tha se në vend që për dy vjet të zbatojë reformat që i kërkon Evropa, Mickoski ofron vetëm izolim dhe fushatë anti-BE. Ai tha se mbi 70 për qind e qytetarëve e duan BE-në, ndërsa Mickoski flet për ‘bullizëm’ dhe ‘ligë të parë e të dytë’. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Kjo nuk është bullizëm,…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi u godit me thikë nga Landi Puja. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka…

Lexo më Shumë

Një ngjarje ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Lexo më Shumë

Pezullimi pa afat i qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd–Korçë, pas zhvendosjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ka lënë qindra drejtues mjetesh dhe pasagjerë të bllokuar në të dyja anët e aksit.Mes tyre ka familjarë me fëmijë të vegjël, të moshuar dhe drejtues mjetesh transporti që prej orësh presin një zgjidhje, ndërsa situata paraqitet e pasigurt për shkak të çarjeve të thella në trupin e rrugës. “Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë…

Lexo më Shumë

Është kënaqësi të shohësh përparim dhe rezultate të mira në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan. Kemi një dinamikë të fortë, shteti po siguron logjistikë dhe mjete në kohë edhe në sektorin e shpronësimit dhe dinamika e fortë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në mënyrë që të mund të vozisim në këtë autostradë deri në fund të vitit 2029″, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Ai sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ushtruesin e përkohshëm të detyrave në Ambasadën e SHBA-së, Nikoll Varns, zëvendësministra, deputetë, kryetarë të komunave dhe drejtorin e NPRRSH-së, Koce Trajanovski,…

Lexo më Shumë

Televizioni “Klan Kosova” ka shprehur shqetësimin e tij të thellë pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm ekipin e televizionit, por edhe opinionin publik. Sulmi ndaj Hamiti-t është një akt i papranueshëm që cënon rëndë lirinë e medias dhe sigurinë individuale të punonjësve të saj. Klan Kosova thekson se çdo formë dhune ndaj gazetarëve dhe moderatorëve është një kërcënim për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut. Reagimi i plotë i Klan Kosova: Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti. Sulmi ndaj tij…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se gjatë kësaj jave ka kryer vizita në terren së bashku me arkitektin Bajram Vardar, pjesë e ekipit që hartoi Masterplanin për Çairin, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale. Gjatë inspektimeve, ata vlerësuan avancimin e projekteve që tashmë janë në fazën e zbatimit. Ndër ndërhyrjet kryesore janë: Punimet në rrugët Ferid Murat dhe Mit’hat Frashëri Ndërtimi i një pishine për sport dhe rekreacion Zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov Vendosja e kontejnerëve nëntokësorë për menaxhimin e mbeturinave “Kjo vizitë shërbeu për të vlerësuar ritmin e realizimit dhe për të koordinuar fazat e…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulm fizik dhe kërcënim me armë në fshatin Gajre, pas të cilit policia ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit janë: A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga fshati Gajre. Ata u kapën në automjetin “Golf”, i cili nuk i ishte bindur shenjës për ndalim të dhënë nga policia. Autoritetet vazhdojnë kërkimin e L.M., i dyshuar gjithashtu për përfshirje në ngjarje. Sipas raportit të policisë: “Më 20 shkurt 2026, rreth orës 20:00, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas vlerësimit në terren, autoritetet vendosën ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët por për shkak të përkeqësimit të situatës, është vendosur ndalimi total i çdo mjeti. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se pas një inspektimi, vendosën bllokimin total të rrugës. Sipas tij, qarkullimi do të mbetet i bllokuar deri në marrjen e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po…

Lexo më Shumë

Është vetëdorëzuar në polici Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Ndaj Gëzim Allçit Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas policisë, Gëzim Allçi në komisariat ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit…

Lexo më Shumë