Author: almakos

Analisti Blerim Vela, që po përcjell procesin e numërimit të votave, ka shkruar se sipas informatave që ai ka, koalicioni Nisma – AKR – PD ka kaluar pragun.Po numërohen votat me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit, e analisti Vela thotë se, sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka kaluar 5 për qindëshin e votave, “Nëse mirëmbahet trendi i ndarjes se votave ndërmjet subjektet politike bazuar në numërimin e mbi 25% të votave me kusht, duket se koalicioni Nisma-AKR-PD për 23 vota do te arrije te jetë pjesë e legjislaturës se 7-të të Kuvendit të Kosovës”,…

Lexo më Shumë

 Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjë parti nuk u rrit në zgjedhje por ndarja e PAN-it nxori Vetëvendosjen parti të parë.Limaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse merren të ndara rezultatet e zgjedhjeve të partive të ish bllokut të PAN-it ato së bashku do të kishin 60 mijë vota më shumë se kur ishin bashkë. Ai ka thënë se rezultati zgjedhor nga viti 2017 nuk ka ndryshuar pos që është ndarë blloku i PAN-it. “Askush nuk është rritur, pasi po të ishin së bashku partitë e PAN-it do të ishin fituese të…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ka thënë se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai. Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale. “Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i votave me kusht.Partia e cila ka siguruar më së shumti vota deri tani është Lëvizja Vetëvendosje me 1062. Në bazë të numërimit, e dyta radhitet PDK me 881, e pasuar nga koalicioni AAK- PSD me 879 vota, raporton indeksonline. Sipas rezultateve preliminare zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave. Janë numëruar edhe votat nga diaspora.

Lexo më Shumë

Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka hequr një foto të princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore.Vëzhguesit symprehtë vunë re se një foto e vendosur me krenari në sallën e pritjes së pallatit Bakingam, në muajin korrik, tani nuk është më aty. Fotoja e hequr është ajo e princit Harry dhe Meghan Markle, por fotot e anëtarëve të tjerë të familjes nuk duket se janë prekur fare. Aty shihet ende princi William me gruan, Kate Middletton, si dhe fotoja e dy vëllezërve William dhe Harry me uniforma ushtarake.…

Lexo më Shumë

Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Astrit Deharin vazhdimisht e kërcënuar që ta pranojë veprën për të cilën është akuzuar.“Astriti ka deklaruar se natën po e marrin në pyetje, po e nxjerrin nga burgu. E kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Vazhdimisht disa persona brenda burgut e kanë kërcënuar që ta pranonte veprën për të cilën akuzohej”, është shprehur babai i Astrit Deharit. Përveç Astrit Deharit, edhe të akuzuarit tjerë janë kërcënuar. “Të gjithë të akuzuarit janë kërcënuar. Atdhe Arifit i kanë thënë, ke kujdes mos…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se vendet anëtare të aleancës kanë zhvilluar një debat të hapur dhe të sinqertë në lidhje me zhvillimet në Sirinë verilindore dhe kanë shprehur mbështetje për një zgjidhje politike duke u fokusuar në “të ardhmen”.Duke folur në një konferencë shtypi pas seancave të ditës së parë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg tha se megjithëse vendet anëtare të aleancës kanë mendime të ndryshme lidhur me Sirinë, kjo nuk është hera e parë dhe diversitetet e tilla janë zgjidhur në të kaluarën. “Ne zhvilluam një debat të hapur…

Lexo më Shumë

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka thënë se raporti ka ardhur në vendin tonë prej datës 4 tetor dhe është vonuar qëllimisht.Këto komente Avni Dehari i bëri në emisionin Pressing në T7. Sot edhe zyrtarisht në ekspertizën e ardhur nga instituti mjekësor Zvicra është vërtetuar se Astrit Dehari, aktivisti i Vetëvendosjes, nuk ka kryer vetëvrasje në burg. “Raporti ka ardhur me datën 4 tetor”, thotë Avni Dehari. “Nuk i kuptojmë këto vonesa. U arsyetuan se raporti u dërgua për përkthim. Por ata thanë se përkthimi do zgjaste diku tre ditë. Nuk na lejuan që të shohim raportin origjinal”, shtoi…

Lexo më Shumë

Xhemile dhe Avni Dehari thonë se e kanë ditur që kështu do dilte epilogu i raportit të ekspertizës nga hetuesit zviceran.Prindërit e Deharit këto komente i kanë thënë në emisionin Pressing në T7. “Që tre vjet pas vdekjes së Astritit e dinim se kështu do dilte raporti”, thotë Xhemile Dehari, nëna e aktivistit. “E kemi pritur dhe e kemi ditur se ai është vrarë” Po ashtu edhe Avni Dehari, babai i ish-aktivistit, thotë se e kanë ditur që Astriti është vrarë në burg. “E kemi pritur dhe e kemi ditur që është vrarë në burg”, po ashtu thotë Avni Dehari.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T20:49:50+02:00 Parlamenti i Islandës pasditen e sotme e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Lajmin për ratifikimin e 26 të Protokollit për anëtarësim në NATO, në Parlamentin e Islandës, e mora në Bruksel, në takimet e Këshillit Veriatlantik. Faleminderit për qëndrueshmërinë. Sot kishim takime të suksesshme edhe me kolegun grek, Nikos Panagiotopulos, me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik, si dhe ndihmëssekretarin e përgjithshëm Patrik Tarner. Anëtarësimi në NATO mbetet realitet #WeAreNAto”, shkroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në profilin e saj në Fejsbuk. Mbeten edhe tre shtete për ratifikimin e Protokollit…

Lexo më Shumë

Ish ministrja Hoxha, prokurori Hoxha, ish komandanti i policisë Krasniqi, nuk kanë dashur të flasin pas raportit për Deharin“Pra të gjitha provat dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje…”. Kështu deklaronte ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016. 10 ditë pasi u varros Astrit Dehari, e 12 ditë pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit, Hoxha një në një konferencë për media siguronte se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, konstatonte se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nga një mjet i fortë, raporton T7. Tri…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që për vrasjen e Astrit Deharit, institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin veprime efikase dhe konkrete për zbardhjen e kësaj vrasje.“Arrestimi i tij ishte politik dhe këtu lind dyshimi i bazuar se edhe vrasja mund të jetë e paramenduar dhe përgatitur mirë, për të arritur qëllime të caktuara”, ka thënë Bahtiri i cili ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje nga ARK’ja. Gjithashtu, Bahiti ka kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen në lumin Ibër të shtetasit Sead Alushi në vitin 2015. “Shteti i Kosovës siç ka kërkuar ekspertizë për…

Lexo më Shumë