Author: almakos

Personi me emrin, Nexhat Rexhepi, dyshohet se nëpërmes telefonit e ka kërcënuar me jetë gjykatësen e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, Valbonë Dërvodeli, prokuroren e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Leonora Shemsiu-Kadriu, si dhe zyrtarin policor, Kastriot Demaj.Nexhat Rexhepi, ka një rast në këtë gjykatë, e në të cilin ai akuzohet për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini. Ajo ka thënë, se një person i dyshuar, ka thirrur në telefonin zyrtar…

Lexo më Shumë

SPAR Kosova ka vendosur që të dhurojë produkte ushqimore dhe joushqimore për nevojat e Kryqit të Kuq të Kosovës, në mënyrë që t’i ndihmojë kësaj organizate në qëllimet e saj dhe komunitetit të cilit ajo i shërben.Ky vendim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet të SPAR Kosova dhe Kryqit të Kuq në Kosovës, në muajin korrik. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është në linjë me përkushtimin e SPAR-it që të jetë jo vetëm pranë konsumatorit të saj, por edhe nëvojave të shoqërisë së përgjithshme në vend, kështu që prodhimet me freski të garantuar të jenë në shërbim edhe të…

Lexo më Shumë

Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit, Ismail Ismaili është deklaruar lidhur me kritikat publike të drejtuara ndaj tij, për nivelin e dobët të përkthimit në shqip të raportit për rastin Dehari dhe pasaktësi në interpretim e përmbajtjes krahasuar me versionin origjinal.Ai ka pranuar gabimet eventuale duke u ankuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta përkthyer raportin. Sipas tij raportin e ka pranuar më 18 tetor, një ditë pas konferencës së kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala ku bëri të ditur se ka pranuar raportin nga autoritetet zvicerane. “Unë dokumentin e kam marr të premten që shkoi. Aty janë…

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur australian, Paddy Dewan, po qëndron këto ditë në Kosovë dhe me asistimin e kirurgëve kosovarë, po kryen intervenime tek fëmijët me probleme të lindura, në Kirurgjinë Pediatrike.Sipas planit operativ, deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, të cilët do t’i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit. Dewan ka qëndruar në Prishtinë për të dymbëdhjetën herë dhe në mënyrë vullnetare ka kryer operacione në QKUK, nga të cilat kanë përfituar fëmijët kosovarë, por edhe kirurgët pediatrikë, që kanë pasur mundësinë të mësojnë rreth aplikimit të metodave të fundit kirurgjike.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-25T11:30:42+02:00 Në Këshillin e Komunës së Çashkës gjatë mbledhjes së sotme është diskutuar për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe. Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët komunalë. Këshilli i Komunës së Çashkës numëron gjithsejte 11 anëtarë, nga të cilët 6 kanë votuar kundër hapjes së paraleles, katër kanë qenë pro dhe një ka abstenuar. Raportohet se kundër këtij votimi ka votuar edhe këshilltari shqiptarë që vjen nga radhët e LSDM-së. Loading…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesë për caktimin e paraburgimit të nëntëmbëdhjetë (19) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-25T11:14:20+02:00 Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë. Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të. Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-25T11:08:56+02:00 Mbrëmë në ora 23:35 minuta zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë ka privuar 22 vjeçarin me iniciale K.V. nga Kumanova, për shkak se gjatë bastisjes tek ai është gjetur marijuanë. Ndërkohë dje pasdite në ora 14:30 zyrtarët policorë nga SPB Shkup në Nerez të Epërm kanë privuar nga liria 22 vjeçarin I.T. dhe bashkëmoshatarin e tij D.R. që të dy nga Shkupi, për shkak se gjatë një kontrolli rutinë në makinën e tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Edhe në afërsi të Bit Pazarit mbrëmë zyrtarë policorë kanë privuar 18 vjeçarin F.B. nga Shkupi. Edhe tek ky person gjatë…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai. Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale. “Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit, ka filluar me implementimin e projektit ‘Dhuna në familje’.Gjatë muajit tetor po mbahen ligjërata me nxënës të shkollave fillore me temën ‘Dhuna në familje’, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të klasave të nënta Gjatë kësaj kohe ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 460 nxënës të 14 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës. “Këto ligjërata janë mbajtur nga zyrtarë policorë të fushës përkatëse, ku nxënësve u është ligjëruar për dhunën në familje si dukuri mjaft specifike nga fakti se ndodh brenda familjes, andaj është e domosdoshme të trajtohet në…

Lexo më Shumë

Një dado amerikane theu shtyllën kurrizore të një foshnje katër muajshe ndërsa përpiqej ta bënte të ndalonte së qari.Amy Godden, 21 vjeç, raportohet se pranoi në polici se “ajo mund ta ketë trajtuar fëmijën pak ashpër ose agresivisht” ndërsa kujdesej për fëmijën të hënën në mbrëmje. Ngjarjet ndodhën në shtëpinë e vajzës në Daytona Beach, Florida. Amy më pas do ta merrte fëmijën dhe ta dwrgonte në spital, duke lajmwruar edhe prindërit e saj. Fillimisht ajo do të gënjente për faktin se fëmija ishte plagosur pasi u përpoq ta hiqte atë nga lëkuncja e saj “pa e kuptuar se krahu…

Lexo më Shumë

Në të njëjtën situatë si në një film horror, Niall Day u befasua kur miqtë e tij i komentuan në foton që kishte vendosur në Facebook se prapa tij ishte një fantazmë.Imazhi i çuditshëm, i marrë në shtëpinë e tij në Preston, Lancashire, Angli, tregon Niall në plan të parë teksa ka realizuar një foto para pasqyrës. Gjithçka ishte mirë, derisa disa orë më vonë miqtë e tij treguan se kishte diçka të çuditshme në imazh, pas tij ishte një figurë që dukej të ishte një person. Për Mirror 17-vjeçari tha: “Po bëja disa foto që ta ndryshoja profilin tim në Facebook…

Lexo më Shumë