Ambasadori gjerman, Christian Heldt, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe për pritjet që ka nga fituesi, edhe në raport me Serbinë. Heldt ka komentuar negociatat mes LDK’së e Vetëvendosjes. Ai është përgjigjur nëse refuzon të fotografohet në zyrat e VV’së për shkak të flamurit kuq e zi e mungesës së flamurit të Kosovës. Ndonëse SHBA’ja kërkon që të arrihet shpejt një marrëveshje Kosovë – Serbi, ambasadori Heldt thotë se Gjermania nuk dëshiron ta nxit askënd për marrëveshje të ngutshme dhe se do që ajo të zgjidh të gjitha problemet mes Kosovës e Serbisë.Autore:…
Author: almakos
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të enjten në Bruksel për negociata, të cilat me shumë gjasë do të mbizotërohen nga deklaratat e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit operacioni i Turqisë në verilindje të Sirisë ka qenë “i pajustifikueshëm”.Ofensiva e Turqisë, që është pjesë e NATO-s, ka nxitur kritika nga shumë aleatë, pas shqetësimeve se mund të përcaktojë stabilitetin rajonal dhe të kthejë mbrapa fitoret e arritura kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). “Turqia na ka vendosur të gjithëve në një situatë të tmerrshme”, ka thënë Esper në një konferencë për…
Industria e automjeteve në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë, sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë së vendit, DIHK.“Situata aktuale e biznesit dhe pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK në një studim që do të paraqitet të martën e ardhshme. Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet. Sipas studimit, ndërkohë që sektori duhej të…
Ditën e enjte doli raporti zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit. Ky raport, e përjashton mundësinë që Astriti ta ketë vrarë veten dhe lë të hapura dyshimet se ai mund edhe të jetë vrarë.Për të biseduar për këtë çështje, i ftuar në Frontal T7 , ishte shoku i Astrit Deharit, Atdhe Arifi, i cili u arrestua së bashku me Deharin, nën dyshimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Arifi tha se për herë të fundit Astrit Deharin, e pa me 1 shtator 2016 kur po na transportonin nga Stacioni Policor në Prishtinë. Ai tregoi se e pyeti Astritin se ku…
Një mjek është larguar nga puna në Portugali, pasi një fëmijë lindi pa hundë, sy e një pjesë të kafkës.Prindërit e foshnjës nuk kishin qenë në dijeni të anomalive të rënda fizike të djalit të tyre derisa ai lindi në fillim të këtij muaji. Drejtuesit e këshillit të mjekëve votuan njëzëri për shkarkimin e doktor Artur Carvalho me akuzën e neglizhencës. Rezulton që kanë dalë në dritë edhe ankesa të tjera ndaj tij, të cilat datojnë prej më shumë se një dekade, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova. Raportet për ato raste, të cilat janë përcjellë me detaje nga mediat portugeze,…
Një prind i një nxënësi të shkollës “Dardania” në Prishtinë, të mërkurën ka akuzuar shkollën se po u shpërndan fëmijëve kifle me afat të skaduar. Si provë për këtë, ai ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihej se data kishte skaduar para një muaji. Visar Xani, prindi që e kishte shpërndarë fotografinë, ka thënë se rastin e ka paraqitur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës. E këta të fundit kanë thënë për Gazetën Express se si ka ardhur deri te furnizimi me kifle me afat të skaduar. Për krejt këtë, ka reaguar edhe furra e bukës nga e…
Alsat 2019-10-24T17:47:51+02:00 Dy javë pas refuzimit të Sylvie Goulard, presidenti Emmanuel Macron propozoi Thierry Breton, 64 vjeç, shef ekzekutiv i grupit të shërbimeve informatike “Atos” dhe ish-ministër i Drejtësisë, si anëtarin e ri francez në Komisionin Europian. “Çështja kryesore për Parisin, detyrat e përfshira në postin e komisionerit francez, politika industriale, tregu i brendshëm, mbrojtja dhe hapësira, do të mbeten të pandryshuara. Emmanuel Macron është siguruar për këtë nga Ursula von der Leyen”, u njoftua nga presidenca. Me karrierën e tij, që kombinon jetën publike, private dhe politike, si edhe me njohuritë e tij mbi industrinë, Thierry Breton përmbush shumë…
Besa Shahini flet për Dardan Molliqajn: E vështirë të jetoj larg tijGjashtë muaj më parë, Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Çifti kishin organizuar një festë vetëm me rrethin e ngushtë të tyre në një nga restaurantet e Tiranës. Ditën e sotme, ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku ndryshe nga intervistat tjera, ajo foli për jetën e saj private. Shahini tha se është e vështirë mënyra se si ata kanë zgjedhur të jetojnë, duke qenë se Dardani është në Prishtinë, ndërsa ministrja…
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.Kosnett përmes profilit të tij në Twitter, ka shkruar se pret të bashkëpunojë me ambasadorin e ri në Beograd për të arritur paqe në rajon. “I lumtur t’i uroj mirëseardhje në Ballkan, mikut tim Anthony Godfrey, ambasador i ri i SHBA-së në Serbi. Mezi pres në vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me ambasadën amerikane në Beograd në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter. Pleased to welcome my good friend Anthony Godfrey, the new U.S. Ambassador to…
Politikanët e martuar kosovarë që mbajnë unazën dhe ata të cilët nuk e mbajnë unazën e martesës.Shumë nga figurat politike të Kosovës janë persona që tashmë janë martuar dhe kanë krijuar familje. Megjithatë, shumica prej tyre vendosin që më rrallë të postojnë ose të flasin për jetën private të tyre dhe pak prej tyre i shohim të ndajnë jetën familjare me publikun, shkruan Gazeta Express. E një detaj që e kemi vërejtur është se jo të gjithë politikanët meshkuj të skenës sonë politike mbajnë në dorë shenjën që simbolizon martesën, unazën. Për Presidentin e shtetit tashmë dihet se ai nuk…
Para pak minutash, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, raporton Express.Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819. “Ka filluar numërimi i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta. Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre. Numri i zarfeve me fletëvotime…
Shumë analistë vlerësuan se Shtëpia e Bardhë me emërimin e Richard Grenell si emisar special i Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovë –Kosovë tentoi ta lë në hije ose Matthew Palmerin që State Departament e emëroi të dërguar special për Ballkanin e që mendohej se do të merrej edhe dialogun. Por, vetë Palmer ka mohuar këta zëra duke thënë se për çdo ditë flet në telefonin me Grenellin me të cilin konsultohet për hapat që SHBA do të ndërmarrë në raport me Kosovën e Serbinë.Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka folur dje para Komisionit për Marrëdhënie…

