Author: almakos

Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.„Gjithçka filloi me…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.„Gjithçka filloi me…

Lexo më Shumë

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është thirrur pas një sulmi të paprecedentë me dronë nga Rusia mbi Poloninë, një vend anëtar të NATO-s. Ky incident ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë ndërkombëtare dhe ka ngritur pyetje mbi stabilitetin në Evropën Qendrore. Forcat e armatosura polake, nën udhëheqjen e kryeministrit Donald Tusk, raportuan se kanë rrëzuar të paktën tre dronë rusë gjatë një operacioni të quajtur “të paprecedentë”. Ky veprim tregon një intensifikim të agresionit rus dhe një rrezik të ri për sigurinë e vendeve fqinje. Polonia ka regjistruar gjithsej 19 inkursione me dronë,…

Lexo më Shumë

Pas shtyrjes njëditore, këtë të enjte në orën 09:30 rinisi në Gjykatën e Elbasanit seanca e masave të sigurisë e ndërprerë dje për të arrestuarit gjatë operacionit të bujshëm antidrogë të koduar “First Day”. Shtyrja e seancës erdhi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e hetimit dhe për të përgatitur mbrojtjen e 30 klientëve të tyre. Megaoperacioni “First Day”, i finalizuar në fillim të kësaj jave nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të mirëorganizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në të…

Lexo më Shumë

Policia ka goditur një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore duke vendosur në pranga 3 persona gjatë operacionit policor të koduar “Rrjeti” i realizuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë. Në pranga kanë rënë Cerkez Nikoci, 62 vjeç, Hazir Maçi, 58 vjeç, dhe shtetasi me iniciale L. M., 58 vjeç, pasi dyshohet si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj. I dyshuari kryesor, 58-vjeçari  Hazir Maçi, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të…

Lexo më Shumë

Kontrollimi publik i të dhënave nga Lista Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 përfundon në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë, më 13 shtator në mesnatë, përfundon edhe afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë në Komisionet Komunale Zgjedhore (KZK).Qytetarët mund të kryejnë kontroll publik në departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në faqen e internetit, ndërsa nëpërmjet email-it “[email protected]” mund të paraqesin kërkesë për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore. Kërkesa duhet të shoqërohet me provat e nevojshme, ndërsa formularët mund të gjenden në faqen e internetit të…

Lexo më Shumë

 Magjistratja Etleva Deda është caktuar si gjyqtare e seancës paraprake që do të shqyrtojë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi ditën e djeshme (10 Shtator) se ka përfunduar hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në njoftimin zyrtar të SPAK, renditen 13 akuza për kryebashkiakun Veliaj dhe 12 për bashkëshorten  tij, Ajola Xoxa.Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Rezultojnë 9 akuza për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me përfitime të…

Lexo më Shumë

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 06:30 në një aksident i cili ndodhi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. “Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Lexo më Shumë

Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën më të rëndë të sigurisë, “arrest me burg”, ndërsa seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja, ndërsa prokuror i çështjes është Pjerin Çukaj. Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja alias Lushi, si dhe për plagosjen e rëndë të Erogen Vasos Brajoviç dhe Meri Kacerit, kamariere e lokalit, gjatë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”. Një automjet tip Benz, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një postoblloku në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe armë efektivët e forcave “Shqiponja” të policisë. Mësohet se gjatë një patrullimi në hyrje të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave “Shqiponja” dhe i kanë drejtuar kërcënime të rënda me fjalët “Do t’ju hapim barkun me plumba”. Më pas jane larguar me shpejtësi. Efektivët kanë reaguar menjëherë duke vënë në ndjekje dy personat, të cilët u ndaluan nga policia vendore e Shkodrës. Të dy janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Raportohet se njëri…

Lexo më Shumë