Harta e ndërtimeve luksoze në bregdetin e jugut po zgjerohet me ritme alarmante, por pas shkëlqimit të betonit në Potam të Himarës fshihet një skemë e dyshimtë që ngre pyetje të forta mbi burimin e financimit dhe rolin e institucioneve shtetërore. Në qendër të këtij skandali është kompania “Eldino” Sh.p.k., një firmë që në letër zotërohet nga një e re 23-vjeçare nga Ballshi, Gabriela Dino, por që në realitet flitet se do të sigurojë leje për ndërtimin e gjashtë kullave gjigante 16-katëshe në një prej zonave më të lakmueshme të bregdetit. Dyshimet nisin që te stabiliteti financiar i kompanisë në…
Author: almakos
Është zbardhur urdhri i plotë dhe lista e pasurive me vlerë që dyshohet se arrin në rreth 40 milionë euro që iu sekuestuan grupit të AKSH-it, Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vendimi përfshin një listë të gjerë pasurish të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas SPAK, në emër të Mirlinda Karçanajt kanë rezultuar disa apartamente në Tiranë, te rruga “Dervish Hima” dhe ajo e “Kavajës”, prona në Qerret, ullishte në Sauk, automjet “Volkswagen Tiguan”, si dhe një sërë llogarish bankare në BKT dhe OTP…
Me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, janë bërë lëvizje në disa prej drejtorive vendore në të gjithë vendin, duke prekur pozicione kyçe të strukturës drejtuese. Gazetarja Xhensila Kodra, bëjnë me dije se Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës. Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kryepolici Hita ka emëruar Alban Dautajn në krye të Drejtorisë së Operacionales. Kujtojmë se më herët Dautaj mbante detyrën e drejtorit të Antiterrorit. Ndërkohë, nga posti i drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi.
Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore të shkruar. Një burrë në Kinë gjeti një “vrimë” në sistemin e biletave të klasit të parë dhe arriti të hante falas për gati një vit të tërë, pa shpenzuar asnjë Juan. Burri bleu një biletë të klasit të parë me kompaninë China Eastern Airlines, e cila ishte plotësisht e rimbursueshme. Çdo ditë, ai paraqitej në Aeroportin Ndërkombëtar të Xi’an-it, kalonte në zonën VIP dhe shijonte vaktet luksoze që u ofrohen pasagjerëve të këtij niveli. Pasi mbaronte ushqimin, në vend që të hipte në avion, ai…
Një aksident automobilistik ka lënë të plagosur tre persona pasditen e sotme në Laç, pasi dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin me iniciale A. P. Si pasojë e aksidentit, ky i fundit dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e…
Kujtimet e krimit të rëndë që tronditi opinionin publik në fund të nëntorit 2024 në Athinë u rikthyen këtë të mërkurë në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku nisi gjyqi ndaj 39-vjeçarit shqiptar të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, 32-vjeçares shqiptare Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve. Sipas aktakuzës, Kastriot Cenko e goditi gruan me çekiç dhe më pas e mbyti duke i shtrënguar në qafë një kabllo karikuesi. Pas krimit, ai e fshehu trupin në papafingon e banesës së tyre, ku qëndroi për rreth një javë. Gjatë kësaj kohe, dy fëmijët e çiftit, 13 dhe…
Propozim ligji për Qeveri me të cilën ekzekutivi synon shfuqizim të qeverisë teknike ka kaluar sot filtrin e parë të procedurave parlamentare. Shumica parlamentare në seancën e sotme votoi me procedurën të shkurtuar nevojën për miratimin e ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Administratës Publike. Zëvendësministri i administratës, Laze Jakimovski në elaborimin e propozimit para deputetëve, tha se me këtë zgjidhje ligjore krijohen kushte për eliminimin e arsyeve objektive për të cilat ishte vendosur modeli i qeverisë teknike. Ai më tej tha se, propozim ligji ka për qëllim të sigurojë stabilitet, siguri juridike dhe mbrojtje të interesit publik të qytetarëve.…
Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Vjosa Osmanit, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje mosmirënjohëse ndaj ish-presidentes pas vendimit për të mos e kandiduar atë për një mandat të dytë. Sipas Haradinajt, Kryeministri Kurti po sillet sikur Vjosa Osmani “nuk ekziston”, ndonëse, sipas saj, ai ka përfituar politikisht në masë të madhe nga mbështetja e saj në të kaluarën. Haradinaj e ka cilësuar këtë qasje të kreut të qeverisë si mungesë të integritetit njerëzor dhe politik, e jo si një lëvizje të menduar strategjike. “Historia ka treguar se hilet dhe besëpremjet në politikë asnjëherë nuk kanë…
Kërkesa e shumicës parlamentare e cila mori dritë jeshile edhe në kuvend për shfuqizimin e ligjit për Qeveri teknike, ka ngjallur debat të gjërë në Kuvend dhe jashtë tij. Kreu i opozitës, Venko Filipçe, ka deklaruar se shumica parlamentare tenton përmes kontrabandimit ta shfuqizojë ligjin për Qeveri teknike. Sipas Filipçes, ky veprim i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-ja është jotransparent dhe në kundërshtim me konsensusin e deritanishëm politik dhe standardet demokratike. VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-SË “Qeveria teknike është marrëveshje ndërpartiake e katër partive më të mëdha dhe është miratuar me konsensus. Vetëm me konsensus mund edhe të shfuqizohet.…
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ligji për Arsimin e Lartë është miratuar në qeveri. Zëvendëskryeministri, Bekim Sali tha se Ligji është miratuar në versionin final duke përfshirë të gjitha sugjerimet e universiteteve shqiptare, ndërsa theksoi se asnjë i punësuar nuk do të largohet nga puna. Ky ligj sipas Salit, ka qenë shumë i nevojshëm për tu miratuar për arsye se siç tha, nga viti 2018, sistemi arsimor ka hasur në disa vështirësi në funksionim dhe nuk ka reflektuar për nevojat reale të qyetetarëve për arsim të lartë cilësor. BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR “Kemi arritur që të kemi një ligj të rafinuar mirë…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se me propozim-ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore synohet të vlerësohen njohuritë, përvoja dhe kontributi i punonjësve shëndetësorë me përvojë shumëvjeçare. Duke folur në shënimin e 80-vjetorit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Aliu theksoi rëndësinë e kujdesit për të moshuarit, duke e cilësuar atë si tregues të pjekurisë dhe humanizmit të një shoqërie. Ai vlerësoi kontributin shumëvjeçar të kësaj organizate në përkrahje të pensionistëve. Ministri u ndal edhe te ndryshimet ligjore, sipas të cilave pensionistët nga 64 deri në 67 vjeç mund të vazhdojnë të punojnë nëse ka nevojë, ndërsa specialistët…

