Një aksident automobilistik ka lënë të plagosur tre persona pasditen e sotme në Laç, pasi dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin me iniciale A. P.
Si pasojë e aksidentit, ky i fundit dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Paraprakisht, bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


