Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave. Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve. Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po kryhet në zonën pranë shkollës “Sami Frashëri”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze. Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet. Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën qytetarëve evropianë 50 milionë euro. Në pranga u vunë 10 persona, ndërsa 4 u shpallën në kërkim.…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rëndësinë e fjalës së shkruar në zhvillimin e shoqërisë dhe të mendimit kritik. Ai nënvizoi se libri mbetet një element thelbësor në formësimin e individit dhe mënyrës së të kuptuarit të botës. “Librat që lexojmë ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si mendojmë, si e kuptojmë botën dhe si marrim vendime”, deklaroi Gashi, duke shtuar se libri është një hapësirë e pazëvendësueshme reflektimi. Në këtë drejtim, ai theksoi angazhimin institucional për të mbështetur krijuesit dhe për të promovuar kulturën e…
Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i burgut të Durrësit. Ai merr këtë detyrë pasi Edmond Llabani, i cili u emërua në këtë post pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërroi jetë në fillim të muajit pas një sëmundje të rëndë. Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit. Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6. Prezantimi i tij u bë nga Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit. Mazrreku…
Sapo dyert e gjykatës u mbyllën dhe verdikti i shumëpritur u dha, të gjithë sytë u kthyen nga familja Ademaj.Me dënimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, emocioni dhe lehtësimi ishin të papërshkrueshëm. Por, cila është gjëja e parë që Leonardi, vëllai i Liridonës, ka ndërmend të bëjë pas këtij momenti historik për drejtësinë? Para mediave, ai ndau një detaj që preku zemrat e të gjithëve dhe solli një emocion të fortë. Ai u shpreh se hapi i tij i parë dhe më i rëndësishëm tani është të kthehet në shtëpi tek prindërit e tij të lënduar për…
Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm, teksa kompania e konsideruar si një biznes vasal i kryeministrit të larguar Viktor Orban mund të përballet me telashe ligjore. Sipas të dhënave nga bursa hungareze, çmimi i aksioneve të 4iG ra në 2340 forint në mbylljen e bursës të hënë, nga 3400 që ishte një muaj më parë. Kompania ka kohë që humbet vlerë me shpejtësi, teksa sondazhet tregonin një humbje të mundshme të Orban. Pas verifikimit të kësaj situate aksionet kanë vazhduar rënien për shkak të frikës se kompania…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga sekuestrimi i pasurive në vlerë 40 milionë euro të të pandehurve të dosjes AKSHI, ish drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri dhe dy të tjerëve. Duke përmendur pasuritë e vëna në sekuestro të Ergys Agasit, gazetarja bëri me dije se njëra prej pasurive të tij,në Farkë, rezulton ë jetë blerë në një vlerë qesharake, vetëm 6 euro për metër katrorë. “Rezulton në sekuestro janë vendosur apartamente në Tiranë e Durrës dhe sipërfaqe të mëdha të tokës, që rezulton të jenë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe në vlera tejet…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, megjithëse rrugët janë të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen vonesa të gjata si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga vendi. LAMM rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë me kujdes, sidomos në zonat malore, në lugina dhe në grykat e lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza dhe dyshime lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë. Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se krijimi i disa kompanive në këtë sektor nuk është rastësi, duke pretenduar se ato kanë lidhje me Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, në këto procese është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në kontekst të vlerësimeve të kontratave në energji. “A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë: Në ngarkim të personit nën hetim M. K: – Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë; – Pasuria me vendndodhje në rrugën e…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 98-të, në rendin e ditës të së cilës janë përfshirë disa pika të rëndësishme, mes tyre edhe një projekt-amendament i Ligjit për Qeverinë, i cili do të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Ky projektligj synon të krijojë kushte për eliminimin e arsyeve objektive që çuan në vendosjen e modelit të qeverisë kalimtare, të njohur si qeveri teknike. Sipas sqarimeve të dhëna nga Qeveria si propozues, zbatimi i tij i shtyrë në kohë ka për qëllim të sigurojë stabilitet institucional, siguri juridike dhe mbrojtje të interesit publik, duke mundësuar përmbylljen e…
Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Kështu në tregun shqiptar një litër naftë do të shitet jo më shumë se 202 lekë për letër me pakicë dhe jo më shumë 190 lekë për litër më shumicë. Po ashtu ndryshim ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili do të shitet jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Njoftim Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo…

