Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po kryhet në zonën pranë shkollës “Sami Frashëri”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze. Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.
Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën qytetarëve evropianë 50 milionë euro. Në pranga u vunë 10 persona, ndërsa 4 u shpallën në kërkim.
Javë më parë, SPAK goditi gjithashtu Call Centerat duke vënë në pranga 8 persona, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim.


