Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.
Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.
„Gjithçka filloi me një gur themeli. Ndoshta atëherë dukej si një copë toke bosh, por për ne ishte një vizion – një ëndërr për një ndërtesë të re komunale, të denjë për qytetarët e Karposhit. Me durim dhe vendosmëri, muaj pas muaji, tullë pas tulle, nga themelet u ngritën muret. Me mund, punë dhe përkushtim, hap pas hapi e ndërtuam këtë objekt. Nuk ishte e lehtë, por kur ke një qëllim të qartë, çdo pengesë tejkalohet“, deklaroi Jakimovski.
Ai shtoi se ky objekt nuk është vetëm beton dhe hekur, por një vend ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Karposhit.
Përndryshe, kryyetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimvoski, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Karposhit.
Me këtë, ai i futet garës edhe për një mandate, pasi më parë disa herë ka qenë në krye të komunës.
Data 24.09.2026
Aktuale
- “Vlora Hyseni duhet të ishte në burg”, Edison Lika: Deputetët e krimit dhe të Ballukut do t’i presim gjithnjë me vezë e domate!
- Raport i OKB-së: Ekonomia e Gazës ka hyrë në “krizën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë” në botë
- “Rama është frikacak!”, Protestuesi: Kur fadromat shembnin shtëpitë e 5 Majit dhe Astirit, Belindës i rritej koleksioni i apartamenteve! Shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% për shishet e verës së Agasit
- Janevska: Për dy vite në arsim janë investuar 70 milionë euro
- Nis protesta te Kryeministria / Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Ergys Agasit për t’i shpëtuar policisë! Protestuesit i arrestojnë dhunshëm
- Rrustemi: Prioriteti i LVV-së është zgjedhja e presidentit për stabilitetin e Kosovës
- “Rama e njohu Hysenin me Ergys Agasin”, Basir Çollaku: Rrezikojmë sanksione nga NATO! Ja diskutimi i Ron Yeffet në Kryeministri për trafikun e armëve
- Rreziku i inteligjencës artificiale: OpenAI infiltron portalin e qeverisë australiane



