Author: almakos

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet…

Lexo më Shumë

Eda Loshi, 5 vjeçare nga Prishtina, është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë gjenetike, SpinalMuscular Atrophy (SMA) SMN1 dhe SMN2.  Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuromuskular progresiv ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).Pa trajtim, simptomat e kësaj sëmundje fillojnë të shfaqen para ose pas muajit të 6-të dhe vazhdojnë me përkeqësim të dobsisë së muskujve dhe humbje të tonusit muskulorë.Pa trajtimin e duhur, gjendja e pacientëve me këtë sëmundje përkeqësohet deri në pamundësi totale të lëvizjes, vështirësi në frymëmarrje, etj.Trajtimi i kësaj sëmundje kushton shumë dhe familja e Edës së vogël kërkon ndihmën tuaj, pasi sëmundja…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-27T12:44:26+01:00 Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve. Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë,…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati planetar nëse duhej vijuar me ndryshimin e saj apo jo.Por kush e hodhi këte ide për herë të parë? Cila është në fakt ora e natyrshme, verore apo dimërore? Ndërkohë, mësoni rastin kur një ndryshim ore çoi në tre viktima…. Dielli dhe politika Ora dimërore është ajo e natyrshma sipas lëvizjes diellore. Ndërsa ajo verore është futur me ligj, domethënë me dekret, dhe kryesisht është çështje e politikës së një vendi. Disa vende nuk e ndryshojnë orën, siç janë Rusia, Kina, India, pjesë e Amerikës së Jugut…

Lexo më Shumë

Edhe pse qeveria në detyrë është në prag të afateve ligjore për procedimin e projektbuxhetit për vitin 2020, Ministria e Financave për shkak të rrethanave të krijuara politike në vend ende nuk e ka proceduar draftbuxhetin final për miratim në qeveri.Ndonëse, analistë për çështje financiare pohojnë se ligji për menaxhimin e financave publike e parasheh që draftbuxheti të miratohet brenda qeverisë deri më datën 31 tetor dhe nuk parasheh ndonjë situatë ndryshe në rast se ka zgjedhje apo qeveri në detyrë. Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna thotë për kp, se Ministria e Financave me kohë i ka marrë…

Lexo më Shumë

Argjentinasit po votojnë të dielën në zgjedhjet presidenciale. Temë kryesore e fushatës zgjedhore ishte ekonomia, ndërsa favorit për ta fituar garën është kandidati i qendrës së majtë, Alberto Fernandez, i cili pritet ta rrëzojë nga pushteti presidentin e tanishëm, Mauricio Macri.Sipas rezultatit të sondazheve, pritet që kandidati Fernandez të shënojë fitore spektakolare. Disa thonë se ai do të prijë me 20 për qind më shumë vota se kandidatët e tjerë, që do të mjaftonte për t’i fituar zgjedhjet që në rundin e parë. Kthimi i mundshëm në pushtet i “Peronistëve” vjen në kohën kur vendi po përballet me një periudhë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, thekson se po presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Krasniqi thotë se organet drejtuese të partisë shumë shpejtë do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në Qeverinë e Kosovës.Jakup Krasniqi dikur kryetar Kuvendi, thotë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu thekson se administrimi i…

Lexo më Shumë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Drenas.Siç njofton policia, persona të dyshuar duke përdorur mjet eksplodues kanë hapur bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave. “Persona të dyshuar të panjohur duke përdorur mjet eksplodues kanë hapur bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

Lexo më Shumë

Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës.Siç njofton policia, janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therrura të cilat i kanë transportuar…

Lexo më Shumë

Qindra irakianë po vazhdojnë të protestojnë në sheshin “Tahrir” të Bagdadit, pavarësisht masave të rrepta të qeverisë për t’i shtypur protestat e përgjakshme.Disa të rinj protestues i larguan barrikadat që ishin vendosur në urën që dërgon në zonën e gjelbër, e cila është duke u mbrojtur nga forcat e sigurisë. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Së paku 67 irakianë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën të premten dhe të shtunën, kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë gjatë valës së dytë të protestave kundër kryeministrit Adel Abdul Mahdi. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave…

Lexo më Shumë

Peshkopët katolikë kanë votuar për t’i lejuar burrat e martuar që të bëhen priftërinj në rajonin e Amazonës në Brazil, duke bërë një përjashtim nga rregulli i vjetër për beqarinë e shërbyesve kishtarë.Votimi u zhvillua në fund të asamblesë së Vatikanit kushtuar Amazonës, rajon që po përballet me mungesë të priftërinjve. Në mënyrë që propozimi i ri të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Papa Françesku, i cili do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij për këtë çështje së shpejti. Në votim morën pjesë rreth 180 peshkopë katolikë. Në këtë asamble u diskutua edhe për rolin e…

Lexo më Shumë

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt.Qytetarët që po ndihen të rrezikuar kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë, njofton Klan Kosova. Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek dhe për t’i nxjerrë kanë dalë ekipet e Marimangës. Po ashtu qytetarët kanë thënë se aty afër ka shpërthyer edhe një gyp i ujit, e këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila tha se ekipet kanë…

Lexo më Shumë