Author: almakos

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje nga posti që e mban.Albin Kurti ka thënë se “Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”. Kurti ka deklaruar për “ABC News” se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do të bënte mirë. Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të Thaçit në një ngjarje në…

Lexo më Shumë

Numri i viktimave në protestat në Irak ka arritur në 42, pasi zyrtarët qeveritarë në jug të vendit, thanë se edhe 12 protestues vdiqën në një zjarr që kishin ndezur, teksa kanë hyrë në zyret e një milicie të fuqishme gjatë protestës së 25 tetorit.Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve. Në Bagdad më 26 tetor, protestuesit u mblodhën në Sheshin Tahrir, por ende nuk ka raportime për dhunë. Pothuajse 200 persona janë vrarë gjatë mujit të kaluar në protestat…

Lexo më Shumë

Themelimi i kësaj agjencie ka qenë prioritet i caktuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2016Në kuadër të prioriteteve që Agjenda për Reforma Evropiane i kishte caktuar Kosovës në vitin 2016, ka qenë edhe themelimi i Agjencisë për Kurrikulë, Standarde e Vlerësim. Megjithatë Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë inciativë drejt themelimit të saj. Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë theksojnë që institucionet nuk po punojnë mjaftueshëm në këtë fushë. Numrit të agjencive në Kosovë, do të duhej t’i shtohej edhe një tjetër që nga viti 2017. Kjo pasi që në mesin e prioriteteve për arsim që Komisioni…

Lexo më Shumë

Teoricieni i leterësisë dhe shkrimtari Rexhep Qosja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë gabime drejtshkrimore të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.Në një paragraf Qosja thotë është marrë me fituesin e çmimit Nobel, Peter Handken, e megjithatë në vend të shprehjes “jam marrë”, ai ka shkruar “jamë marrë”. “Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin”, shkruan Qosja.

Lexo më Shumë

Drejtori i NASA-s, Jim Bridenstine deklaroi se agjencia hapësinore amerikane planifikon të dërgojë për herë të parë në Hënë, një pajisje që do të marrë kampione të ujit të akullt në polin jugor të saj.Në ditën e fundit të Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës në Uashington, Bridenstine deklaroi se roboti i quajtur “VIPER” do të prekë sipërfaqen hënore në vitin 2022. “VIPER do të udhëtojë në polin jugor të Hënës dhe VIPER do të llogarisë se ku ndodhet uji i akullt. Ne do të jemi në gjendje të përshkruajmë karakteristikat e ujit të akullt dhe më në fund të stërvitemi”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Nga 30 metra, sa ishte niveli i ujit në Pendën e Përlepnicës së Gjilanit, tani ka rënë në 16 metraLiqeni i Përlepnicës në Gjilan po thahet. Nga 30 metra sa ishte niveli i ujit tani këtu niveli ka rënë në 10 metra shkaku i mungesës së të reshurave. Ata që furnizohen me ujë nga kjo pendë kanë rezerva të ujit vetëm edhe për një javë, raporton T7. [embedded content] I shqetësuar për këtë gjendje, të mërkurën doli tek penda edhe drejtori i kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi. Ai thotë se tashmë kompania që e drejton së bashku me…

Lexo më Shumë

Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një milici kurde, nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.Sipas marrëveshjes, që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet kufitare siriane, duhet të largojnë luftëtarët e YPG-së rreth 30 kilometra nga kufiri Siri-Turqi. Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste. Erdogan po ashtu përsëriti kërcënimin e tij se do “të hapë portat” për refugjatët që të nisën drejt Evropës, nëse shtetet evropiane nuk mbështesin planet e…

Lexo më Shumë

Janë 28 mijë e 570 tatimpagues që Administratës Tatimore të Kosovës i kanë gjithsej 355 milionë euro borxh.Në fillim të listës për kah lartësia e borxheve janë kryesisht ndërmarrje publike, por jo fort larg tyre janë edhe emrat e dy kompanive që në Kosovë kanë funksionuar si konsorcium “Bechtel dhe Enka”, raporton KTV. Si “Bechtel”-i edhe “Enka”, bazuar në këtë listë kanë borxh shumë të njëjtë: nga 1 milionë e 201 mijë e 984 euro, e në total 2 milionë e 403 mijë e 986 euro. Televizioni ka tentuar të komunikojë me përfaqësues të të dy kompanive, bazuar në të…

Lexo më Shumë

Teoricieni i letërsisë dhe shkrimtari Rexhep Qosja në një shkrim të gjatë ka kritikuar të gjithë ata që reaguan pse çmimi Nobel iu dha shkrimtarit Peter Handke. Pavarësisht se kundër përzgjedhjes së Nobelit reaguan nga mbarë bota, përfshirë shkrimtarë botërorë, media dhe persona publikë me influencë në shkallë ndërkombëtare, pastaj PEN’i amerikan (shoqata e shkrimtarëve), Qosja pohon se ishin vetem shqiptarët të vetmit që e bënë këtë, duke akuzuar se në këtë mënyrë është shkelur pavarësia dhe liria e mendimit të krijuesve. Në shkrim Qosja ka folur fjalë të mëdha për veprën e Peter Handkes, duke thënë se vetëm publicistika e tij është…

Lexo më Shumë

Golden Eagle dhe këngëtarja, moderatorja televizive Luana VjollcaModeratorja televizive dhe këngëtarja shqiptare Luana Vjollca, është imazhi më i ri i pijes energjike  Golden Eagle. Kompania Frutex dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, kanë arritur marrëveshje, që e njëjta të jetë imazhi më i ri i pijes energjike Golden Eagle. Imazhi i moderatores shqiptare do të jetë pjesë e kanaqeve të Golden Eagle, po ashtu e njëjta do të jetë edhe pjesë e një spotit publicitarë i cili do të shfaqet ne media. Luana Vjollca, është një moderatore dhe këngëtare e mirënjohur në trojet shqiptare, ku përmes këngës dhe emisioneve televizive ka…

Lexo më Shumë

Avokati Arinait Koci ka kërkuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të mos i nënshtrohet politikës por të dalë në mbrojtje të gazetarëve sa herë partitë politike sulmojnë, kërcënojnë, shantazhojnë e linçojnë mediat.“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nuk është me reagu me dy ditë vonesë. AGK ka mision tjetër. AGK s’bën t’i nënshtrohet politikës”, ka shkruar Koci. Ky reagim i Kocit ka ardhur pasi AGK kërkoi nga Vetëvendosje të distancohet nga Hysen Durmishi, i cili kërkoi arrestimin e dy gazetarëve për rastin “Dehari”. “Ky asociacion duhet të reagojë edhe më fuqishëm, të bëjë thirrje sistemit të drejtësisë që të mbrohen…

Lexo më Shumë

Me dy ditë vonesë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga gjuha linçuese e Hysen Durmishit, i cili kërkoi arrestimin e gazetarëve për ‘Rastin Dehari”.“AGK fton këtë subjekt politik të distancohet nga kjo qasje e patoleruar ndaj kolegëve tanë dhe i bëjmë thirrje z. Hysen Durmishit që të tërheq fjalët e tij dhe të kërkoj falje publike”, shkruan në reagim. AGK publikoi reagimin pasi avokati Arianit Koci denoncoi zyrtarin e Vetëvendosjes, i cili kërcënoi gazetarët me arrestim. “Linçimi publik i bërë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ndaj drejtorit të televizionit Klan Kosova,…

Lexo më Shumë