Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, po thotë se Albin Kurti i VV’së e ka filluar detyrën e tij me dy gabime, si deklarata që i beson Edi Ramës, dhe për ‘Minishengenin ballkanik’.Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, që e fillon me ‘Dur Albin, Dur’, po thotë se Kurti ka bërë dy deklarata krejtësisht të gabuara. Ajo citon deklaratat e Kurtit se “Shqipëria nuk është për shkëmbim territoresh”, si dhe atë se “minishengeni ballkanik, është një ide jo serioze”. Shkrimi i plotë i Milhate Tërmkollit: “dur” Albin, “dur” Ende pa filluar detyrën e pretenduar të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bëri…
Author: almakos
Pritet që rreth dy milionë amerikanë të preken nga ndërprerja e rrymës elektrike në Kaliforni për shkak të përhapjes së zjarreve në malet e këtij shteti të Shteteve të Bashkuara.Kompania që është përgjegjëse për furnizim me rrymë i filloi ndërprerjet paralajmëruese të cilat pritet të jenë reduktimet më të mëdha në histori të këtij vendi. Ndalja e rrymës po bëhet si pasojë e rrezikut nga erërat e forta, të cilat mund ta dëmtojnë rrjetin dhe të shkaktojnë zjarre të reja. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se këto ndërprerje të rrymës janë të papranueshme. Rreth 90 mijë banorë janë urdhëruar…
Pas artikujve të djeshëm në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit.“FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”. Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer, transnmeton lajmi.net. Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt. Gjithnjë sipas këtij mediumi, kë ngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet…
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë stabil, gjatë ditës me diell dhe erë e dobët në drejtimin verior. Temperatura minimale do të jetë prej 0 deri 7 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale maksimale do të jenë prej 22 deri më 29 gradë Celsius. The post Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri më 29 gradë Celsius appeared first on ALSAT-M.
Është vetëm 16 vjeçar, por punën e bën me shumë dashuri. Ka një kromozom më shumë, por kjo nuk e pengon të kryejë punën si mos më mirë.Është ky Leart Gashi nga qyteti i Ferizajt, i cili ka filluar punën si farmacist në njërën nga barnatoret e këtij qyteti. Ndonëse ka vetëm një javë që ka filluar punën, për kolegët e tij është një shok i pazëvendësueshëm. “Learti ka filluar punën që një javë. Është koleg shumë i mirë. Ne jemi të kënaqur me të. E duam shumë i gjithë stafi dhe e presim në punë gjithmonë të lumtur”, shprehet…
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon ta ketë vëmendjen e madhe të faktorit ndërkombëtar, por edhe politik ditore në vend.Për zgjidhjen e këtij procesi ende nuk është gjet një formulë edhe pse ka angazhim po thuajse të të gjitha vendeve të fuqishme. Derisa SHBA-ja po kërkon me ngulm që të rifillojë ky proces sa më shpejtë, analistët politik vlerësojnë se përfaqësuesit në Kosovë dhe Serbi nuk janë të gatshëm për këtë proces
E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do te shenojë ndërrimin e akrepave të orës, që shkojnë 60 minuta prapa.Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një shkrim enigmatik në natën e së shtunës.Në rrjetin social Facebook, në internet, ai është treguar shumë misterioz nëpërmjet dy fjalive. “E ardhmja e afërt do flet…? Pritni edhe pak…? T…,”, ka shkruar Haradinaj. [embedded content]
“Një në pesë milionë”. Kjo është motoja kryesore e protestave në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Çdo të shtunë, protestuesit mblidhen tek objektet dhe sheshet më të rëndësishme të kryeqytetit serb për ta nisur protestën e cila vijon për rreth dy orë. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Aleksander Vuçiq nga posti i presidentit. Jo rrallë herë, në këto tubime Vuçiqit i përmendet edhe Kosova, si çështje në të cilën administrata e tij ka dështuar. Këtë të shtunë, në rrugët e Beogradit u mbushën për të 47-tën herë rradhazi, me thirrje e brohoritje kundër Vuçiqit, e pro dorëheqjes së tij,…
Pamjet e vajzës 9-vjeçare që vrapon e djegur duke ulëritur në agoni teksa arratiset nga një sulm me napalm Vietnam janë vulosur në memorien e botës.Fotoja që tregon Kim Phuc, e cila së fundi është votuar si fotoja më ikonike e të gjitha kohërave, është realizuar në vitin 1972 dhe zuri faqe e para të mediave në të gjithë botën duke treguar brutalitetin e luftës. Kim, rrobat e të cilës ishin djegur gjatë sulmit kimik që vrau dy nga kushërinjtë e saj pësoi djegie të shkallës së tretë në kurriz, krahë dhe këmbë. Dhe rreth 5 dekada më vonë, Kim…
Punësime, nxjerrje vendimesh, dhënie të gradave diplomatike, avancime të disa zyrtarëve, dërgime në misione diplomatike e konsullore të shumë personave pa u përfillur ligji, pa u zbatuar procedurat dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara ligjore dhe nënligjore në fuqi.Të gjitha këto veprime, sipas Shoqatës Sindikale të Anëtarëve Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, janë bërë gjatë dy muajve të fundit, derisa Qeveria gjendet në dorëheqje, raporton KTV. Sindikata vlerëson se me vendimet e marra janë degraduar sistemi dhe kapacitetet e Shërbimit të jashtëm. Në një letër të gjatë, kjo sindikatë, të gjitha shkeljet ia ka rikujtuar ministrit në detyrë…
Shefi i ekzekutivit në Shqipëri, Edi Rama, publikoi një fotografi me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu, i njohur si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në llogarinë e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook, në internet. E reagime të shumta për foton kanë shpërthyer në internet, nga aktorë të ndryshëm politikë, por edhe nga analistë e…

