Alsat 2019-10-27T15:30:37+01:00 A thua dalja nga kriza politike me zgjedhjet e parakohshme në pranverë, do të jetë një hyrje në një krizë të re në gjykatat, veçanërisht për rastet aktuale të PSP-së, që kanë kaluar në prokurorinë e rregullt? Prokurorët të cilët ishin caktuar nga Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski për t’i përfaqësuar të njëjtat raste, tashmë janë përballur me një fillim të ri në gjykime. Zakonisht arsyeja ishte 90 ditë të kaluara nga seanca në seancë. Ndër lëndët e rifilluara janë “Tortura”, “Total”, “Shuplakat në Qendër” dhe disa të tjera. Ish kreu i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, beson se…
Author: almakos
Alsat 2019-10-27T15:27:07+01:00 Ndërtimi i Bit Pazarit të Shkupit ka ngecur. Projekti ishte paraparë që të përfundojë në qershor, ndërsa edhe 5 muaj pas këtij afati, rikonstruimi nuk ka përfunduar. Shitësit thonë se kjo gjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, ndërsa shpresojnë se me përfundimin e punimeve, do u rikthehet puna. [embedded content] Shitës në pazarin e Bit Pazarit“Shumë na ka penguar. 3 muaj s’kemi punuar fare, kemi qenë të izoluar, e paguanim qiranë nuk mundshim të mbulonim harxhimet tona sepse nuk kishte shitje në këtë pjesë, kemi pasur shumë problem. Tani mendoj se janë duke punuar shumë më…
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht ka kanosur viktimën femre dhe gjatë kontrollit fizik të tij është gjetur një revole prodhim kinez me gjashtë fishekë 7.62mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpinë në fshatin Vrellë të Istogut, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur një pistoletë, të cilën ankuesja e kishte me leje, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.Ankuesja femër ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ajo nuk ndodhej në shtëpi. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar. Kurse në fshatin Sine të Istogut, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit janë zënë duke tentuar të vjedhin disa pajisje nga…
Alsat 2019-10-27T14:58:29+01:00 VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ndryshimi i modelit zgjedhor para Qeverisë teknike është i pamundur. Sipas tyre, Qeveria nuk ka treguar gatishmëri konsensusi për shumë çështje dhe nuk po tregon as për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Opozita mbetet në qëndrimin se rëndësi duhet t’i kushtohet reformës zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së. Vetëm dy muaj para Qeverisë teknike dhe pesë muaj para zgjedhjeve është e pamundur të bëhet ndryshimi i modelit zgjedhor. Ne si VMRO-DPMNE kemi formuar ekip për negociata dhe i dhamë një shans procesit, por Qeveria është ajo e cila nuk ka shprehur interes jo vetëm në këtë çështje…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë gjatë një operacioni të forcave amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë.Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, kreu i shtetit më të fuqishëm në botë tha se lideri i grupit famëkeq u vra në operacionin e organizuar nga forcat speciale amerikane. Al-Baghdadi u bë i famshëm në vitin 2014, kur e kishte dhënë njoftimin për krijimin e të ashtuquajturit kalifat në territoret e Irakut dhe Sirisë. Grupi i udhëhequr nga ai, i njohur si Shteti Islamik, kreu qindra sulme nga ajo kohë…
Alsat 2019-10-27T14:42:38+01:00 Vjen dhe konfirmimi i vet presidentit të SHBA-ve Donald Trump se lideri i Shtetit Islamik (IS), AL-Bagdai është vrarë në një bombardim amerikan në Siri. Konfirmimi i Presidentit Trump u dha gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Al-Bagdadi ka hedhur veten në erë me një brez eksploziv që mbante në trup duke vrarë në këtë mënyrë edhe tre djemtë e tij që ndodheshin pranë tij në ato momente. Testet e AND-së konfirmuan se mbetjet e trupit që u gjetën I përkasin ish liderit të IS-it AL-Bagdadi u tha në konferencën për shtyp. Loading…
Alsat 2019-10-27T14:32:57+01:00 Një ditë pas bastisjen në fshatin Vaksincë të Likovës ku u gjetën të ngujuar 81 emigrantë nga Lindja e Mesme, Prokuroria për krim të organizuar nuk ka një përgjigje konkrete mbi masën e kujdesit për të dyshuarin e parë Naim Alili. Pas arrestimit dhe bisedës informative në policinë e Kumanovës, Alili dje u la i lirë pavarësisht se burime policore konfirmojnë se dyshohet për veprën kontrabandë me emigrantë. Nga organi për ngritjen e akuzës thonë shkurt se hetimi është në procedurë e sipër dhe se pritet ndërmarrja e masave, duke mos hedhur poshtë mundësinë së bëhet fjalë për…
Shqipe Bislimi nga fshati Bardhosh, komuna e Prishtinës, ka nevojë për ndihmën tuaj që të ngritet sërish në këmbë.Ajo ka pësuar aksident me makinë në vitin 2015, ku si pasojë ka mbetur në karrocë. Pas një operimi, varra i është infektuar, hapur dhe që nga viti 2017 i kullon çdo ditë. Nga spitali i Shkupit i është thënë se gjasat që të ec sërish janë 100%, mirëpo nuk i lejohet të fillojë me fizioterapi, pa u shëruar varra që ka në trup. Për shërimin e saj jashtë shtetit nevojiten 20 mijë euro, një shumë kjo e papërballueshme për të dhe…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka siguruar vetëm 16 për qind të pronave private në Teksas për ta ndërtuar murin përgjatë kufirit me Meksikën, duke e vënë në dyshim mundësinë për ta plotësuar premtimin e tij të famshëm.Nga 166 miljet e murit të planifikuar për ndërtim në territorin e Teksasit, ndërtimi i ri ka përfunduar vetëm në dy për qind të kësaj gjatësie. Vetëm katër milje të këtij plani ndodhen në sipërfaqe publike, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në prona private. Të përballur me presion të madh për ta përmbushur zotimin e presidentit, zyrtarët e qeverisë kanë vendosur që…
Partitë politike janë në pritje të certifikimit të rezultateve finale nga KQZ, që pastaj do t’i hapej rrugë formimit të institucioneve të reja. Njohës së aktualitet vlerësojnë nevojën për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, meqë sipas tyre zvarritja e këtij procesi shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi po mbajnë takime për të harmonizuar programet e tyre, meqë synojnë të arrijnë një koalicion qeverisës. Por për nënshkrimin e një marrëveshje finale, ata po presin certifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ, institucion ky i cili pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka vendosur për…
Aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO-ja, ka thënë se e respekton vendimin e Serbisë për të zhvilluar ushtrime të përbashkëta ushtarake me Rusinë. Në këto ushtrime do të përdoren edhe sistemet për mbrojtje ajrore, “S-400” dhe “Pantsir-S”.“Kjo është një çështje e Serbisë dhe Rusisë”, thuhet në deklaratën e NATO-s, ku shtohet se Serbia është vend partner i aleancës dhe se ky shtet ballkanik ka marrëdhënie të mirë dhe produktive me NATO-n. Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht deklaratave se shteti synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Për më tepër, Beogradi…

