Kryetari i partisë Fjala që nuk ka arritur ta kalojë pragun në zgjedhjet e fundit, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.Kelmendi përmes Facebook ka thënë se Albin Kurtit dhe partisë së tij i mungon plani për zhvillimin ekonomik dhe se ai duhet të punojë për qytetarët e Kosovës e jo të zhvillojë vizita patriotike në Shqipëri. “Vizita juaj në Shqipëri ku ti i shkon në përqafim Kryeministrit Rama, dhe e sulmon menjeherë pasi ia kthen shpinën, na kujton kohën e “bllokut VLAN” në vitin 2014. Në atë vit sa ke qenë pjesë e “bllokut VLAN” i…
Author: almakos
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se pret që Albin Kurti të jetë shembull pozitiv, por kurrë arrogant, për shqiptarët e rajonit.Me anë të një shkrimi në Facebook Zaimi ka shtuar se pas dy ditësh plot me takime në Tiranë, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku e rpesin punë të rëndësishme. “Pas dy ditësh intensive, me plot takime të rëndësishme, të domosdoshme e po ashtu miqësore, Albini la Tiranën me diell, për t’u kthyer në Prishtinë ku e presin punë edhe më të rëndësishme”, ka thënë Zaimi. “Sa më shpejt që vjen në pozitën për të cilën…
Përplasjet midis policisë dhe elementëve militantë në një turmë me mijëra demonstrues e shndërruan një pjesë të Barcelonës qendrore në një fushë beteje të shtunën pasi një ditë tjetër e protestave pro pavarësisë u kthye e dhunshme.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën gjashtë njerëz u shtruan në spital me lëndime dhe barrikada u vendosën mirë pasi oficerët sulmuan radhët e demonstruesve – shumë të rinj dhe me fytyra të maskuara – të cilët kishin mbledhur grumbullime jashtë selisë së policisë spanjolle. Qëndrimi i dhunshëm në zemrën turistike të qytetit ofroi prova se ekzistojnë dallime të thella midis elementeve…
Ledion Fana, 7 vjeçari nga komuna e Drenasit vuan nga një sëmundje e rëndë “Iga linear dematosis”, e cila nuk ka shërim në Kosovë.Fana nga kjo sëmundja vuan qe 5 vite, dhe dhimbjet për të janë të mëdha, shkruan Indeksonline. Familja e tij bënë thirrje për ndihmë, me qëllim që të kalojë këtë sfidë të rëndë. Kontakti i familjes Fana +38345224981.
Pronari i anijeve norvegjeze dhe një nga norvegjezët më të pasur, Einar Johan Rasmussen, ka investuar 1.6 milion dollarë në fondacionin “Biokosmos”, i cili synon të mohojë teorinë e Darwinit për evolucionin, duke promovuar teorinë pseudoshkencore të dizajnit inteligjent. Fondacioni ka bërë thirrje për një debat më të hapur mbi biologjinë dhe kozmosin, dhe grupi i synuar janë të gjithë ata që janë të interesuar për shkencë dhe çështje të mëdha, veçanërisht të rinjtë, përfshirë studentët. Duke promovuar teorinë e dizajnit inteligjent, fondacioni shtron virtytet e teorisë pseudoshkencore se natyra është aq precize dhe mirë e krijuar sa që nuk…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper dhe Nënpresidenti Mike Pence thanë se informacione zbulimi të minutës së fundit u mundësuan forcave speciale hapësirën e nevojshme për të zhvilluar sulmin ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, pasi Presidenti Donald Trump dha miratimin këtë javë.Nënpresidenti Mike Pence i tha kanalit CBS News si deri të enjten pasdite, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna të sakta se Baghdadi do të gjendej në Idlib të Sirisë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara morën informacion të mëtejshëm të shtunën në mëngjes që përcaktoi vendimin për të zhvilluar operacionin gjatë natës. Një zyrtar amerikan…
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në vendin tonë.Ai ka dhënë mendimin e tij për lidhjen e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së duke thënë se është e rëndësishme që të mendohet për Kosovën dhe zhvillimin e saj. “Kemi nga njëra anë një parti të qendrës së djathtë siç është Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe anën tjetër një parti social-demokrate që ka politika të tjera”, thotë Sejdiu. “Nëse do shkohet në koalicion është e rëndësishme të mendohet mirë për Kosovën, të mendohet mirë për zhvillimin e saj dhe…
Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99” do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet nesër në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në ora 11.00, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Ka muaj që ky vend në Rugovë ka mbetur në këtë gjendje.Këtu do të duhej të ishin vendosur laurat, për të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nisi punën në fillim të vitit. Por, punimet u ndërprenë pas kundërshtimeve të banorëve, raporton KTV. Matoshi insiston se laurat do të vendosen në gjithsej 7 lokacione, të gjitha parqe nacionale, sikurse në Prevallë e bjeshkët e Deçanit e Junikut. Këtë thotë se po e bëjnë për t’i mbrojtur resurset natyrore, për ta ndaluar prerjen e pyjeve, ndërtimet dhe degradimet tjera të mundshme. Derisa banorët e kësaj ane vazhdojnë të jenë kundër…
Dy grupet punuese të dy partive që dolën me rezultatin më të mirë në zgjedhje, sipas rezultatateve preliminare, nesër do të vazhdojnë me një takim tjetër në tentativë për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës, shkruan Gazeta Express. Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes, të hënë pritet të takohen sërish grupet punuese që përbëhen nga zyrtarë të lartë të partisë. Grupi punës i VV’së ka nënkryetarin Besnik Bislimi dhe dy anëtarët e kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca. E LDK’në e përfaqësojnë dy anëtarët e kryesisë, Lumir…
Ministri në detyrë i Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror, Fatmir Matoshi, ka ngritur alarmin për ndotjen shumë të madhe të ajrit në vendin tonë.Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë apel tek qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj… “Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila eshte duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e percjellur me thatësi, perveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po percillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretieht shtresës të ulët të saj pranë…
Vdekja e liderit të Shtetit Islamik Al Baghdadi ka shkaktuar një reagim nga shtetet dhe zyrtarët nga e gjithë bota. Vdekja e tij në operacionin ushtarak amerikan u konfirmua nga vetë presidenti i SHBA-së Donald Trump. Më para, shumë herë është thënë se e vra gjatë operacioneve luftarake, por al-Baghdad dilte përsëri se është gjallë.Kush ishte me të vërtetë Al Baghdadi? Një predikues, nxitës dhe frymëzues i urrejtjes për disa nga veprimet më të shëmtuara dhe më të dhunshme të para ndonjëherë. Një i arratisur i pakapshëm i goditur nga dronët, vetëm një herë i parë në publik, shkruan CNN.…

