Author: almakos

Të dielën një person ka raportuar në policinë e Klinës se shtëpia e tij është duke u djegur, e si pasojë e kësaj katër persona kanë marrë lëndime truporeRasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku viktima ka raportuar në polici se shtëpia e tij po digjej. Si pasojë e zjarrit katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë tjera përkatëse. Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Të dielën ka ndodhur një aksident në Graçanicë, ku si pasojë e kësaj një person ka pësuar lëndime të rënda truporeRasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku një autobus në lëvizje ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime. “I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar autobusin nga pakujdesia godet viktimën mashkull K-Serb, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Një sulm i armatosur ka ndodhur në një universitet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).Gazeta Dallas Morning News raportoi se disa persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur në një zbavitje të ish-studentëve në Universitetin A&M të Teksasit në qytetin Greenville. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por në rrjetet sociale janë përhapur pamje në të cilat shihen persona të plagosur në një sallë zbavitjeje. Ndërkohë, gazetari i kanalit lokal WFAA-TV, Jaso Whitely, shkroi në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën, kurse…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit: Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13 persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T11:42:54+01:00 Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi pas mesnatës në rrugën rajonale Prilep-Ropotov. Njoftimi i plotë i policisë: Më 28.10.2019 në orën 00.35 në rrugën rajonale Prilep – fshati Ropotovo, një automjet i tipit “Peugeot 307” me targa të Prilepit, i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.K (27) nga Prilep ka dalë nga rruga, automjeti është rrokullisur për disa metra dhe është kthyer në anën poshtme. Si pasojë shoferi që drejtonte automjetin ka gjetur vdekjen e menjëhershme vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa dëmtime të rëndë…

Lexo më Shumë

25-vjeçari Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, do të paraqitet në gjykatën në Çelmsford.Një vozitës i akuzuar për vrasjen e 39 njerëzve, trupat e të cilëve janë gjetur javën e kaluar në një frigorifer-kamion në qytetin Esiks të Anglisë, do të paraqitet sot para gjykatës. Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda Veriore, do të paraqitet në gjykatën në Çelmsford me video-lidhje nga burgu. Trupat e viktimave janë gjetur më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës. Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve. Robinson ngarkohet me 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin…

Lexo më Shumë

Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e kemi parë shpesh gjatë pjesës së parë të mandatit duke shpërndarë medalje presidenciale për një numër të madh personalitetesh nga të gjitha fushat.Duket se kështu do të jetë edhe në pjesën e mbetur të mandatit, shkruan Buletini Ekonomik. Pritet që edhe një numër i madh i medaljeve të shpërndahen nga presidenti deri në fund të mandatit. Zyra e Presidentit tashmë ka porositur plot 1 mijë medalje të reja presidenciale, në tenderin që ka kushtuar 170 mijë euro. “Gan Dizajn”, është kompania që do ta bëjë furnizimin me medalje për Zyrën e Presidentit. Kontrata është…

Lexo më Shumë

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”, i paraparë të mbahej të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra, njoftoi se për të akuzuarit Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi dhe Lubisha Vujoviq, gjykata nuk kishte dërguar urdhëresa për sjellje nga njësiti i transportit. “Ju kërkoj falje për mos lëshimin e kërkesave, në mëngjes jam informuar se nuk janë lëshuar urdhëresat”, ka thënë gjykatësi Kalludra. Ndryshe, në këtë seancë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë njëherësh drejtues i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se do të luftojë për Kosovën dhe çdo serb, por sipas tij “nuk duhet të mendohet se gjërat janë të lehta dhe se do të realizohen zgjidhjet që dikur i parashikuan”.Ai tha në një tubim partiak në Novi Sad me rastin e 11 vjetorit të themelimit të  partisë se kanë arritur të sjellin në fokus çështjen e Kosovës dhe se i kanë mbajtur serbët në Kosovë dhe se ata po ia dalin ta ndihmojnë popullin, transmeton Klan Kosova. “Ne arritëm t’i bënim të gjitha këto, por njerëzit…

Lexo më Shumë

Koalicioni VV-LDK ka premtuar se nëse ata do të udhëheqin Qeverinë e re të Kosovës, numri i ministrive nuk do të jetë sikurse më parë, ata nuk do të lejojnë që të jenë më shumë se 12 ministri e më shumë se dy zëvendësministra për secilën prej tyre.Nëse VV-LDK do ta mbajnë premtimin e tyre për zvogëlimin e ministrive, shumë probleme të reja do të lindin për punëtorët e këtyre ministrive që nuk do të ekzistojnë më. Aktualisht ka shumë ministri dhe shumë të punësuar si staf civil, por problematike do të jetë edhe shkrirja e pozitave të dyfishta, siç…

Lexo më Shumë

Një e re, që u zhduk në Guatemalë më shumë se 7 muaj më parë, zbulohet se ka humbur jetën pasi ra aksidentalisht nga një shteg malor.23-vjeçarja Catherine Shaw, nga Long Hanborough në Oxfordshire të Britanisë, u raportua e zhdukur pasi doli nga hoteli më 5 Mars. Trupi i saj u gjet 6 ditë më vonë, por shkaku i vdekjes është zbuluar vetëm sëfundmi në një seancë gjyqësore. Mjeku ligjor Darren Salter tha se e reja kishte hequr të gjitha rrobat dhe po ngjiste malin e vetme për të shijuar lindjen e diellit, kur ra në mënyrë aksidentale dhe humbi…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence ka dhënë informacion të detajuar për operacionin ushtarak amerikan që realizoi vrasjen e liderit të Shtetit Islamikk.Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump mësuan të enjten pasdite se ekzistonte një “probabilitet i lartë” që Al Baghdadi do të ishte në strehën e tij në provincën siriane të Idlib. Sipas tij, presidenti Trump kishte porositur komandantët që të hartonin opsione ushtarake dhe t’ia paraqisnin atij. Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane tha sot se ndihmësi i Al Baghdadit në Irak u vra disa muaj më parë në perëndimin e vendit nga një sulm ajror…

Lexo më Shumë