Të dielën ka ndodhur një aksident në Graçanicë, ku si pasojë e kësaj një person ka pësuar lëndime të rënda trupore
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku një autobus në lëvizje ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar autobusin nga pakujdesia godet viktimën mashkull K-Serb, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./GazetaExpress




