Author: almakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar pas vendimit të PZAP-it se nuk do të numërohen 5 mijë vota të diasporës, raporton Gazeta Express.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se do të presin afatin ligjor që të procedojnë më tej, pasi që në fund të vendimit të PZAP-it ka këshilli juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. “KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë Elezi. Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket…

Lexo më Shumë

vcer Alsat 2019-10-28T15:48:36+01:00 Numri i turistëve të huaj dhe vendor edhe këtë vit ka shënuar rritje. Për tetë muajt e parë të këtij viti, nëpër kapacitetet turistike kanë kaluar 510.000 mysafirë të huaj dhe vendor. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të vizitorëve për 20 mijë. Por, nga Shoqatat turistike thonë se krahas rritjes të numrit, nevojiten ndryshime ligjore. Problemi kryesor sipas tyre është në procedurat e komplikuara administrative për zhvillimin e kësaj dege të biznesit. Turizmi në vendin tonë shënon rezultate të mëdha, kemi numër më të madh të turistëve, por kemi edhe situata të veçanta me të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T15:37:30+01:00 Edhe më tej nuk dihet nëse teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit do të jetë në përdorim këtë dimër. Drejtori i Agjencisë për mbështetjen e turizmit thotë se është gati, por nuk është i sigurt 100% se kur mund të lëshohet në përdorim. A duhet Kodra e Diellit të jetë qendër skiimi apo duhet të zhvillohet si destinacion për katër sezone? Jam më se i sigurt që mundemi 12 muaj të zhvillojmë turizëm alternativ madje edhe në Kodrën e Diellit të zhvillojmë forma alternative të turizmit, siç është skiimi i lirë, ecja, snoubordi etj. Mendoj që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T15:31:54+01:00 Ministri i brendshëm Oliver Spasovski nuk ka informata se Naim Alili, personi nga Vaksinca në objektin e të cilit u gjetën 81 emigrantë, pas arrestimit dhe marrjes në pyetje në policinë e Kumanovës është lënë i lirë. Spasovski për këtë i akuzoi organet e prokurorisë dhe gjykatës. Sipas tij, procedurat e mëtutjeshme nuk janë nën kompetencat e policisë, por të prokurorisë dhe gjykatave.  Ne kishim aktivitet në Vaksincë ku në një shtëpi u zbuluan 81 emigrantë. U arrestua një person, pronari i shtëpisë dhe iu dorëzua prokurorisë themelore për të vepruar lidhur me veprën penale, përkatësisht dyshimet për…

Lexo më Shumë

Ndonëse gjatë gjykimit në shkallë të parë e kishte pranuar se kishte vjedhur naftë nga kamionët e kompanisë “Bechtel – Enka”, i dënuari me gjashtë muaj burg Bashkim Abazi, po kërkon lirim nga Gjykata e Apelit.Edhe pse aktgjykimin e shkallës së parë e kishte atakuar vetëm sa i përket lartësisë së dënimit,  gjatë seancës së mbajtur të hënën, në Gjykatën e Apelit, ku është shqyrtuar ankesa e tij, ai deklaroi se e kishte pranuar fajësinë, por veprën penale nuk e kishte kryer. “Unë e kom pranu fajësinë në Kaçanik, se gjykatësi më tha Bashkim nëse e pranon fajësinë, ki mu…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T15:27:15+01:00 Zgjedhjet e planifikuara për më 12 prill, sipas VMRO-DPMNE-së, nuk mund të shtyhen për asnjë arsye, madje as për të përfunduar procedurat e anëtarësimit të plotë në NATO në rast se kjo do të ndodhë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Partia opozitare hedh poshtë këtë skenarë dhe thotë se Kuvendi mund të mblidhet edhe pas shpalljës së datës së zgjedhjeve, për të ratifikuar marrëveshjen për anëtarësim të plotë në Aleancë. Në 2016-tën kemi pasur një praktikë të tillë dhe Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim me të cilin në situata urgjente është e lejuar që Kuvendi…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.Nw vendimin që ka siguruar T7 shkruhet se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor.

Lexo më Shumë

Për pak pritet që të fillojë takimi i tretë në mes të grupeve punuese për koordinim të programit në mes të dy partive që kanë dalë të parat nga zgjedhjet, shkruan Gazeta Express.Derisa takimi është paraparë që të fillojë në ora 15:00, tashmë në selinë qëndrore të LDK-së, ka arritur kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani, derisa janë parë duke hyrë edhe shefi i shtabit zgjedhor, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti që është pjesë e grupit koordinues. Hoti së bashku me Lumir Abdixhikun janë pjesë e grupit të ekspertëve të zgjedhur nga LDK-ja, derisa, nga VV janë nënkryetari…

Lexo më Shumë

5 vjeçarja Eda Loshi, ka nevojë për ndihmën tonë.Mjekët në Kosovë dhe Shqipëri nuk arritën ta përcaktojnë diagnozën, në Turqi ajo u diagnostikua me sëmundjen e rrallë gjenetike Spinal Muscular Atrophy (SMA) SMN1 dhe SMN2. Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuro-muskulor progresiv, ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet). “Pa trajtim, simptomat e kësaj sëmundje fillojnë të shfaqen para ose pas muajit të gjashtë dhe vazhdojnë me përkeqësim të muskujve dhe humbje të tonusit muskular. Pa trajtimin e duhur, gjendja e pacientëve me këtë sëmundje përkeqësohet deri në pamundësi totale të lëvizjes, vështirësi në frymëmarrje,”- njoftojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T14:42:51+01:00 Sindikata Diplomatike do të kërkojë që të përfshihet në përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin e Punëve të Jashtme, sepse sipas sindikatës, ligji aktual lë hapësirë për avancime arbitrare të diplomatëve. Nga kjo sindikatë thonë se ndikimi politik ka qenë gjithmonë prezent gjatë emërimit të diplomatëve. E themeluar vetëm rreth tre javë më parë, Sindikata Diplomatike ka dorëzuar 4 kërkesa në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ndër më prioritaret është tërheqja e sistematizimit të vjetër dhe miratimi i një sistematizimi të ri. Ka mundësi që më urgjentja të jetë tërheqja e sistematizimit e cila është ka nisur në MPJ në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T14:31:49+01:00 Republika e Maqedonisë së Veriut shënoi “Ditën e Statistikave Evropiane”, megjithëse për 17 vjet nuk e ka kryer operacionin më të rëndësishëm statistikor, regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi që u njoftua në prill, është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Drejtori i Entit të Statistikave Shtetëror nuk ka asnjë koment. Do të merrni njoftim me shkrim për këtë – u përgjigj shkurt Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikave Shtetërore. Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, thotë se shtyrja e regjistrimit për shkak të zgjedhjeve sipas tij është e logjikshme, por tha se qeveria nuk ka pengesa të…

Lexo më Shumë

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant, Shteti Islamik (IS) është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara.Operacioni ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 27 tetor se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bastisjeve të Shteteve të Bashkuara në Siri. Komandati i Forcave Demokratike Siriane, (FDS) Mazloum Abdi ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zëdhënësi i IS-it, Abu Hassan al-Muhajir është “shënjestruar” në një fshat afër qytezës, Jarabulus, afër kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar…

Lexo më Shumë