Author: almakos

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, tha të hënën se do të përfitojë 76 milionë euro grant nga Instrumenti financiar i BE’së (IPA) që të financojë një projekt që ka për qëllim të reduktojë ndotjen nga tymtari Kosova B.Projekti parashikon zëvendësimin e filtrave elektrostatik, thuhet në faqen zyrtare të KEK-ut në Facebook. Pas kompletimit të projektit, termocentrali Kosova B do të operojë në linjë me standartet europiane deri në vitin 2021, thotë korporata, duke shtuar se zyra e BE’së në Kosovë në fazën finale të përgatitjes së projektit. Implementi i projektit pritet të fillojë në 6 muajë, thotë drejtori i termocentralit…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të mbledhë nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet e ditur se ky do të jetë një takim lamtumirës i saj dhe në format joformal.Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Hashim Thaçi, i Maqedonisë Zoran Zaev, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq. Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka takuar sot  ambasadorin e sapoemëruar amerikan Beograd Anthony Godfrey, me të cilin foli edhe për çështjen e Kosovës.Daçiqi  i cili informoi Godfrey për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme, ka bërë me dije se me diplomatin amerikan temë e takimit ka qenë edhe Kosova. “Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” tha Daçiq për Tanjug. “Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 4 ditë që kur është publikuar përmbajtja e raportit për Astrit Deharin, nuk dihet a kanë nisur hetimetKanë kaluar 4 ditë, që kur u mësua përmbajtja e ekspertizës për rastin e Astrit Deharit. E megjithëse ky dokument sugjeronte se në këtë rast duhet të rinis një hetim i ri për të zbardhur ngjarjen, një gjë e tillë ende nuk dihet se a ka ndodhur. T7 ka provuar gjatë gjithë ditës që të kontaktoj me kryeprokurorin Admir Shala por edhe me prokurorin Metush Biraj, për të mësuar se a kanë nxjerr aktvendim të ri për fillim të hetimeve. Por,…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Open”, që transmetohet në Top Channel në Shqipëri dhe në T7 në Kosovë, sonte prej orës 21:00 flasin analistët Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Andi Bushat dhe Henri Çili.Profili i Albin Kurtit dhe i Edi Ramës. Çfarë i bashkon këta të dy e çfarë i ndanë? A do të bashkëpunojnë Rama e Kurti, apo do ta sabotojnë njëri-tjetrin? Cilat janë rezultatet e takimit që patën liderët të premten mbrëma në Tiranë? Analistët do të flasin edhe për çështje të tjera si “Minishengeni” Ballkanik, taksa në “Rrugën e Kombit” dhe marrëdhëniet e Kosovës dhe të Shqipërisë me Serbinë. Për këto…

Lexo më Shumë

Kandidatët e LDK-së që i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë tashmë janë publikuar.Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota. I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni. Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota. I katërti me radhë…

Lexo më Shumë

Donald Trump tha të hënën se ai mund të publikojë pamjet e aksionit që vrau liderin e shtetit islamik Abu Bakr al Baghdadi në mesin e shumë pikëpyetjeve pas mënyrës se si ai e përshkroi atë.“Ne po e mendojmë këtë. Mund ta bëjmë. A po e mendoj unë publikimin e pamjeve video të aksionit. Po. Ne mund të marrim disa pjesë të saj dhe ta publikojmë”, ka thënë Trump. Vetë Trump e ndoqi operacionin e forcave speciale për vrasjen e al Baghdadit përmes pamjeve të një droni ndërkohë që marinsat nuk kishin kamera në trup, thanë zyrtarë të ushtrisë dhe…

Lexo më Shumë

Mediat kanë raportuar se ekspertët që kanë punuar në raportin e përgatitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, këtë javë do të vijnë në Kosovë për të sqaruar më shumë rreth ekspertizës mbi vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, në Kosovë u bë i njohur pasi kreu ekspertizën për vdekjen e Astrit Deharit, që vdiq në Qendren e Paraburgimit në Prizren, më 6 nëntor 2016. Nga ky institut refuzojnë të tregojnë nëse ekspertët që punuan në raportin mbi vdekjen e Deharit – që u bë publik ditë më parë – do të vijnë…

Lexo më Shumë

Zjarri i cili ka filluar mbrëmjen e së premtes në Rugovë të Pejës ka arritur të lokalizohet në masë të madhe. Sipas zyrtarëve nga Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përkundër që në disa vatra vazhdojnë të jenë aktive, është arritur të shuhet  90% e zjarreve.Drejtoria e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” së bashku me ekipet e zjarrfikësve, tash e tre ditë po përballen me zjarret në Rugovë, gjegjësisht në rajonin e Milishevcit afër fshatit Stankaj. Muhamet Shoshi nga Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” ka thëne se përkundër angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin e zjarreve dhe fikjen e tyre,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T19:36:04+01:00 Kryeministri Zoran Zaev nesër shkon në Romë në takim me kryetarin e Qeverisë italiane, Xhuzepe Konte, pas çka do të shkojë për Bruksel ku do të marrë pjesë në darkën lamtumire të punës të përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së Federika Mogerini me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zaevi udhëton në Romë me ftesë të Kontes, i cili pas mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel në të cilin ishte prolonguar vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi se do të kërkojë hapjen e sërishme të çështjes për…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë do të mbahet më 31 tetor.Sipas tij, kjo seancë do të mbahet “përkundër përpjekjeve të Prishtinës për ta shmangur mbajtjen e saj”. “Është definitive që seanca do të mbahet më 31 tetor në Këshillin e Sigurimit të KB dhe unë do të marr pjesë në të. Në fund të fundit përfaqësuesit e Prishtinës informuan se do të merrnin pjesë në seancë”, tha kryediplomati i Serbisë për Tanjug. Kosova për momentin ende nuk ka krijuar institucionet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-28T19:27:04+01:00 Më shumë se tri orë ka zgjatur takimi i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është biseduar vetëm për programin ekonomik. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha pas takimit se janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në, teksa pret të arrihet pajtim edhe për 10 për qind të temave, duke mos treguar se për cilat tema nuk janë pajtuar, me arsyetimin ‘e ruajtjes së mirëbesimit të bisedave’. “Mund t’ju them që janë ngritë mbi 40 tema të ekonomisë dhe mund të them që mbi 90 për qind prej…

Lexo më Shumë