Pothuajse dy shekuj më parë, 134 burra në dy anije britanike u nisën në kërkim të një kalimi mitik në veriperëndim, një rrugë përmes Arktikut që lidh Evropën me lindjen e pasur.Ata kurrë nuk u kthyen në shtëpi. Inuitët, njerëzit autoktonë të veriut, kanë treguar për një kohë të gjatë histori nga anijet me tre direk të ngecura në akull dhe burrat, të cilët ishin torturuar nga skorbuti dhe uria, dhe përfundimisht u kthyen në një kanibalizëm të paimagjinueshëm, shkruan The Washington Post. Pavarësisht nga të gjitha kërkimet, asnjë anije nuk u gjet kurrë deri në vitin 2014, kur zhytësit…
Author: almakos
Qentë në Nepal gëzojnë një trajtim të veçantë. Për ta madje shteti ka organizuar një festival pesëditor, ndërsa një ditë brenda kësaj periudhe festohet si “dita e qenve”.Gjatë festivalit, qentë zbukurohen me kurora lulesh, të cilat u vendosen kafshëve mbi kokë dhe rreth qafës, ndërsa në fund të ceremonisë u ofrohet edhe ushqim me bollëk. Festivali i Tiharit nisi javën e kaluar, ndërsa dita e dytë e tij festohet si “dita e qenve”. Gjatë festivalit, qentë adhurohen si krijesa të veçanta. Sipas mitologjisë hinduse, besohet se qentë janë të dërguarit e Yamraj-it, të njohur si “zoti i vdekjes”, duke shpresuar…
Kandidati i qendrës së majtë nga krahu opozitar, Alberto Fernandez, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, të cilat u përcollën nga diskutimet për krizën ekonomike.Fernandez-i fitoi më shumë se 45 për qind të votave, duke e mposhtur presidentin e deritashëm, Maurcio Macri. Mijëra përkrahës të tij u mblodhën në selinë qendrore të fushatës së tij për të festuar për fitoren. Presidenti i deritashëm, Macri, e pranoi humbjen të dielën në mbrëmje. Duke ia uruar fitoren rivalit politik, ai njoftoi se e ka ftuar fituesin që të takohen të hënën në pallatin presidencial për të biseduar për dorëzimin e mandatit.…
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e planifikuar për 31 tetor, është në pikëpyetje.Kësisoj raporton Veçernje Novosti, sipas së Mbretëria e Bashkuar duket se qëndron prapa saj Gazeta thekson se seanca mund të shtyhej për “një arsye të çuditshme” sepse, sipas burimeve të saj në të nuk mund të merr pjesë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Sipas Novostit, Mbretëria e Bashkuar qëndron pas kësaj, duke marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit më 1 nëntor, në mënyrë që, me kërkesën bërë një muaj më parë, agjenda e planifikuar të mund të ndryshonte, domethënë do…
Fondi Sovran i Norvegjisë, i njohur edhe si Fondi i Naftës, arriti të premten në 10 trillionë crowns norvegjezë (1.09 trillion dollarë), duke vendosur një rekord historik. Rritja erdhi si rezultat i rritjes së stoqeve globale dhe forcimit të euros dhe dollarit.I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat që vijnë nga nafta, Fondi Norvegjez është më i madhi i këtij lloji në botë. “Kur fondi u krijua, askush nuk mendote se do të kalonte 10,000 miliardë crowns. Ishim me fat që zbuluam naftë. Kthimi në investimet në tregjet globale financiare ka qenë aq i madh sa që…
Sipas një drafti të marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, të siguruar nga gazeta “The Guardian”, institucionet e Brukselit janë duke u përgatitur që të miratojnë një afat shtesë prej tre muajsh për Brexit-in me mundësinë që vendi të largohet nga BE-ja para 31 janarit të vitit 2020.Pavarësisht ankesave të qeverisë franceze, një draft i marrëveshjes mes dy palëve ka qarkulluar nëpër qeveritë e shteteve anëtare, sipas së cilës Bashkimi Evropian do ta pranojë kërkesën e Britanisë së Madhe për një shtyrje tjetër të afatit. Bazuar në këtë dokument, Brexit-i pa marrëveshje i 31 tetorit nuk është më…
Të shpeshta janë rastet kur qytetarët ndotin ambientin. Por në hyrje të sezonit dimëror këto ndotje bëhen edhe më të rënda për ajrin, për shkak të stufave të shumta.Mëngjesin e sotëm dikush në Çagllavicë bëri që shkaku i një zjarri të ndezur në shtëpi të shkaktojë ndotje të madhe të ambientit. Përpos kësaj në afërsi gjendeshin edhe kabllo elektrike, që do të mund ta bënin rrezikun edhe më të madh. Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se sa shumë papastërti rrjedhin si pasojë e këtij zjarri, e një gjë e tillë po shkaktohet thuajse çdo…
Lihtenshtajni është vendi më i varfër në Europë sipas kompanisë analitike Growth from Knowledge (GfK)(GfK) përpiloi një vlerësim të vendeve evropiane sipas fuqisë blerëse të popullatës. Në listën e 42 vendeve, Ukraina renditet e fundit, sipas ueb faqes së organizatës.Sipas analizës, Lihtenshtajni zuri vendin e parë me një fuqi blerëse për frymë 67,550 euro, 4.5 herë më e lartë se mesatarja evropiane (14,739 euro). Në vendin e dytë dhe të tretë janë Zvicra (40,000 euro) dhe Luksemburgu (35,000 euro). Autorët e studimit nuk llogaritën fuqinë blerëse të banorëve rusë. “Gjashtëmbëdhjetë shtete të konsideruara në studim kanë fuqi blerëse për frymë…
Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve.Ndërkohë, shtoi se kanë më pak të drejta dhe mirëqenie, ndaj emigrimi është i lartë. Kurti theksoi se pavarësisht nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia, të gjithë i thonë vetes shqiptarë. “Stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë më së paku të drejta dhe më të hollë mirëqenie, prandaj edhe emigrimin e lartë. Çdo i treti qytetar i Kosovës po del se nuk është banor i Kosovës. Kur është bërë regjistrimi i popullsisë,…
Protestat masive japin efekt, presidenti i Kilit shkarkon qeverinëKili ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme Në Kili rreth 1.2 milionë banorë kanë dalë në rrugët e Santiagos, duke protestuar kundër presidentit miliarder, Sebastian Pinjera, që drejton qeverinë e krahut të djathtë. Studentët ishin dhe nismëtarët e këtyre protestave të cilët një javë më parë dolën në rrugë kundër rritjes së çmimit të transportit publik. Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit. Deri tani ka pasur 18 të…
Vlera e rezervave shtetërore të Norvegjisë është rritur në shumë rekorde prej 10 trilionë krumash ose 1 trilion dollarë. Rekordi u arrit pas rritjes së stoqeve globale dhe fuqizimit të euros dhe dollarit gjatë javës së shkuar.Shuma rekorde u sigurua për shkak të ndryshimeve strategjike të qeverisë në mënyrën e përballimit të rrezikut nga ngrohja globale dhe planin e propozuar për investime në Shtetet e Bashkuara, transmeton KTV. I krijuar në vitin 1996 për të ruajtur fitimet e karburantit për gjeneratat e ardhshme, shuma e fondit është rritur gati tri herë më shumë sesa të hyrat vjetore të Norvegjisë. Në…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se deri në fund të muajit do të kemi mot të ndryshueshëm.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se mot me temperatura të larta për këto ditë të fundit të muajit tetor do të vazhdojnë deri ditën e martë, ku më tej, nga e mërkura pritet destabilizim i motit, sa i përket fushave termike, pasi që, vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie. Sipas IHMK-së, vranësira të cilat vijnë nga pjesa jugë perëndimore e kontinentit, do të krijojnë kushte për reshje shiu, por jo të intensitetit…

