Dy grupet punuese të dy partive që dolën me rezultatin më të mirë në zgjedhje, sipas rezultatateve preliminare, nesër do të vazhdojnë me një takim tjetër në tentativë për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës, shkruan Gazeta Express.
Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes, të hënë pritet të takohen sërish grupet punuese që përbëhen nga zyrtarë të lartë të partisë.
Grupi punës i VV’së ka nënkryetarin Besnik Bislimi dhe dy anëtarët e kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca. E LDK’në e përfaqësojnë dy anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Siç ka njoftuar së fundi Vetëvendosje, takimi do të fillojë në orën 15:00, në zyrën e LDK’së.
Nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.
Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.




