Teoricieni i leterësisë dhe shkrimtari Rexhep Qosja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë gabime drejtshkrimore të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Në një paragraf Qosja thotë është marrë me fituesin e çmimit Nobel, Peter Handken, e megjithatë në vend të shprehjes “jam marrë”, ai ka shkruar “jamë marrë”.
“Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin”, shkruan Qosja.



