Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.A., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorur detyrën zyrtare“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A., me datë 05.06.2019 rreth orës 12:53 në Pikën Kufitare të Vërmicës, në cilësinë e zyrtarit policor duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e përmbush me dashje detyrën e tij zyrtare duke rënë ndesh me ligjin e aplikueshëm dhe udhëzimin administrativ, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë, të cilët kanë kaluar kufirin për në Kosovë nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin…
Author: almakos
Alsat 2019-10-29T15:59:06+01:00 Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer po qëndron për vizitë pune në Shkup. Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e jashtëm, ndërsa më pas ministren e mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski. Edhe në ditët e ardhshme priten takime intensive të Palmerit. Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.…
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se ekonomia serbe po vuan një humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së Prishtinës prej 100 përqind për mallrat ndaj Serbisë.Ljajiç tha për Radio Televizionin e Vojvodinës se që nga futja e taksës 11 muaj më parë, më pak mallra i janë dërguar Kosovës për 374 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë para se tw vendosej taksa. Sipas tij, Beogradi nuk ka prezantuar kundërmasa ndaj Prishtinës sepse siç tha ai “ne blejmë pak nga Kosova por edhe sipas tij arsye tjetër është edhe “mosardhja në një…
Alsat 2019-10-29T15:43:57+01:00 Ministria e Arsimit dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk gjetën gjuhë të përbashkët për të rritur pagat e punonjësve në arsim më shumë se 10 %. Palët megjithatë u dakorduan për vazhdimin e takimeve deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Ministri I Arsimit, Ademi edhe një herë përsëriti se greva e paralajmëruar nga SASHK-u është e panevojshme, prandaj sipas tij, do të shqyrtohen të gjitha opsionet për mos aktivizimin e saj. Sa I përket ngritjes së pagave, fatkeqësisht sot nuk kemi arritur marrëveshje mirëpo vazhdojnë takimet tona. Ne, SASHK-un e konsiderojmë si një partner…
Alsat 2019-10-29T15:32:55+01:00 Kryeministri Zaev zotohet se do të gjenden resurse për rritjen e pagave të mjekëve specialistë dhe personelit tjetër mjekësor, aq sa ka qenë e premtuar. Protestat dhe bojkoti nuk janë zgjidhje, shton Zaev, duke ftuar Sindikatën e Qendrës Klinike që përmes rrugës së dialogut të merren vesh me ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorët e Fondit Shëndetësor. Ne mundohemi që ta arrijmë atë shumë prej 100,000 denarësh, është çështje ambicioze që nga më pak se 40,000 denarë të arrijë në 100,000 paga e specialistëve sepse ajo automatikisht i hap spiralet e pagave të tjera. Kur planifikojmë rritje të pagave…
Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, njoftoi të martën se do ta dorëzojë dorëheqjen pas dy javësh me protesta masive kundër qeverisë së tij, të cilat kohë pas kohe u bënë të dhunshme.Ai tha se vendi ndodhet në një bllokadë dhe ka nevojë për këtë vendim që ta tejkalojë krizën në të cilën është futur. Protestat kishin nisur fillimisht kundër vendosjes së taksës për thirrjet në apikacionin “WhatsApp”, por më vonë protestuesit i shtuan kërkesat, përfshirë luftimin e korrupsionit politik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Këto protesta kishin bërë që bankat në tërë vendin të mbyllen për dhjetë ditë. Përpos tyre,…
Alsat 2019-10-29T15:30:15+01:00 Boban Iliq shfrytëzon vrasjen e Almir Aliut për të demonstruar forcë. Kallëzimin Penal të cilin e ka siguruar televizioni Alsat që rezulton të jetë i datës 16 korrik 2019, dëshmon se Boban Iliq vrasjen e Almirit të vogël e shfrytëzon për të ushtruar vetëgjyqësi në raste tjera. Përkatësisht dokumenti vërteton se Iliq pranon se ka vrarë fëmijë. “Unë kam mbytur fëmijë, ndërsa ty të therë”. Kështu Boban Iliq i është kërcënuar një personi në Kumanovë, për një konflikt interesi, ndërsa i dëmtuari këtë kërcënim e ka paraqitur në polici Referuar të dhënave nga Kallëzimi Penal me numër 6124/735…
Në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX-i), do të vendosen semaforë.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes Facebook-ut. I pari i Prishtinës thotë se vendosja e semaforëve në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkakton tollovi në komunikacion. “Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. Po sot, Ahmeti ka njoftuar…
Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se asgjë nuk mund të dëmtojë më së shumti rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian sesa ndryshimi i kufijve dhe nxitja e qëndrimeve që ai i ka quajtura ‘irredentiste’, gjë të cilën thotë se disa politikanë tundohen ta bëjnë disa herë.Këto qëndrime Serwer i ka dhënë teksa ka folur rreth çështjes së “A do të vazhdojnë shqiptarët në 6 shtetet të ndryshme të Ballkanit, apo do të ndryshojnë marrëveshjen kufitare ekzistuese”, raporton Gazeta Express. Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet të qëndrojnë një zëri në kundërshtimin e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.…
Policia tajlandeze e ka gjetur të vdekur një biznesmene milionere. Trupi i saj u gjet i betonuar në frigorifer me ngrirje të thellë.Biznesmenja Wannee Jiracharoenying, 58 vjeçe, ishte zhdukur nga data 18 tetor pasi kishte shkuar ta vizitonte një tembull lokal në pjesën veriore të Tajlandës. Vëllai i saj, Woraphan Juracharoenying, kishte shkuar në këtë vend për ta kërkuar motrën pasi ajo nuk ia kishte kthyer mesazhet në telefon. Befasisht, trupi i saj u gjet i mbuluar me beton në një frigorifer. Policia është duke e hetuar vrasjen e saj dhe është vënë në kërkim të shoqes së milioneres, e…
Alsat 2019-10-29T14:44:33+01:00 Për herë të parë pas Samitit të Këshillit Evropian, zv. kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, para deputetë, sqaruan pozitën aktuale të vendit. Opozita maqedonase lëshoi sallën që në fillim të seancës, siç tha, për t’i lënë hapësirë pushtetit për lëvdata dhe duartrokitje për mos-suksesin. Në vend të dorëheqjes për shkak të përgjegjësisë morale, sot Osmani dhe Dimitrov edhe një herë do t’u ofrojnë sqarime manipuluese, jam i sigurtë që të dy do të heqin dorë nga deklaratat e tyre të vitit të kaluar për marrjen e datës, por nuk do të heqin dorë nga…
Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, të akuzuarën për veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”, Rifadije Elshani.Ky aktgjykim, është shpallur pasi që ajo ka pranuar fajësinë se kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar nga skema pensionale për veteranët e UÇK-së, por që ka thënë se nuk kishte arritur që të merrte pension Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Ahmet Rexhaj, dënimi me burgim ndaj saj, nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda dy vjetësh. Ndaj saj, është shqiptuar edhe dënimi plotësues për publikimin e aktgjykimit dhe…

