Ministri i punëve të Brendshme i Zvicrës tha se mbi 10 për qind e akullnajave të vendit janë shkrirë gjatë pesë viteve të fundit.Kjo është përqindja me e lartë në më shumë se një shekull. Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Organizatës Botërore të Metereologjisë. Ministri Berset potencoi “urgjencën” e këtij takimi për vendin e tij, ku malet përbëjnë dy të tretat e territorit të Zvicrës. Në takim janë mbledhur 150 ekspertë për të ekzaminuar akullnajat malore, borën dhe territoret e ngrira, të cilat rregullojnë burimet e ujit të ëmbël për rreth gjysmën e popullsisë së…
Author: almakos
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka komentuar numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.Gucati ka deklaruar se numri i ftesave që po vijnë është shumë i madh dhe se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është i pamjaftueshëm. “Krahasimi i ftesave për të ftuarit e Gjykatës Speciale me buxhet është shumë i vogël. Nuk mundet as shpenzimet minimale me i mbulu, duke e ditur udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Nuk mendoj se ky buxhet do t’i mbulojë…
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratave të Rada Trajkoviq e cila ka thënë se prokurpri Sylë Hoxha duhet të japë llogari për rastin e Astrit DeharitPërmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se të bëhet Trajkoviq më patriote dhe më e arsyeshme se politikanët kosovarë, është hata. “Po e lexoje nje deklarate te politikanes serbe e cila po thote: “Syle Hoxha duhet me shku ne pergjegjesi per rastin e Astrit Deharit”! Mu ba Rada ma patriote dhe ma e aresyeshme se sa politikanet shqipfoles, kjo eshte hata. Jo vetem Syla, po bashke me…
Dushica Nikolliqit, ndihmëses së drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, sot i është ndaluar hyrja përmes pikës kufitare në Jarinje.Kështu ka thënë kjo Zyrë, duke shtuar se dy muajt e fundit përfaqësuesit e kësaj zyre i janë nënshtruar maltretimeve sistematike nga ana e Policisë së Kosovës duke iu ndaluar hyrjen në Kosovë, duke potencuar se me këtë kanë bërë shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, raporton Koha.net. Kjo zyrë, veprimet e shtetit të Kosovës Kosovës i ka quajtur “egërsi raciste” duke u ankuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj këtyre rasteve. Më tej, zyra…
Shkaktari kryesor i aksidenteve që po ndodhin në Kosovë është faktori njeri. Kështu të paktën ka deklaruar Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi në emisionin Frontal në T7.“Faktori njeri merr një përqindje 85 për qind, rruga e automjetet 15 për qind, faktori njeri pjesëmarrës si shofer apo këmbësor me veprimet e tyre duke mos e përshtat shpejtësinë ndikon në shkaktimin e aksidentit”, ka thënë Rexhepi. Më tej ai ka potencuar se të gjitha shkaktaret vartës të një aksidenti mund të kontrollohen nga njeriu si p.sh kontrollimi i veturës. “I përket faktorit njeri dhe ata janë shkaktarët më të…
Të martën e 22 tetorit po vinin nga Zvicra në Kosovë, por duket se rruga e familjes Idrizi për në vendlindje nuk ka qenë e lehtë. Kjo pasi njëri prej djemve të kësaj familjeje raportohet të jetë rrahur nga policia kufitare. E për këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet, shkruan Gazeta ExpressKështu të paktën ka deklaruar kryefamiljari Rexhep Idrizi. Ai ka thënë se policët kufitar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” e kanë rrahur thuajse për vdekje djalin e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Pas një pritje në…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj vendosi ta kalojë në heshtje vendimin që mori në fund të mandatit për t’ia hequr të drejtën kompanisë “Eurolab”, për të homologuar vetura e reja që hyjnë në Kosovë. Në fakt, ajo bazuar në atë se çka shkruhet në vendimin që mban firmën e Lekajt, vetëm se do të kontribuojë për trashjen e xhepave të Devollëve pasi këtyre të fundit u është ofruar mundësia të hapin më shumë pika nëpër Kosovë për të kryer homologimin e veturave të vjetra që në bazë të statistikave në Kosovë importohen më shumë se të rejat. Gazeta…
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës. Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj. Mogherini do të mbledhë tani edhe njëherë liderët e gjashtëshes ballkanike, në një darkë lamtumire në Bruksel. Ajo thotë se do të jetë ky një takim i zgjeruar me përfaqësues të rajonit, i cili ka…
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurtë pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, njoftoi agjensia e lajmeve TASS.“Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit”, u citua të thoshte Shoigu, raporton Reuters. Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona. Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë…
Dega e Partisë Demokratike në Ferizaj kanë akuzuar aktivistët e Vetëvendosjes në këtë qytet se kanë rrahur Jakup Sabedinin veprimtar i kësaj partie.Përmes Facebook-ut dega e PDK-së në Ferizaj ka postuar një fotografi ku shihet i përgjakur anëtari i PDK-së Jakup Sabedini për të cilin pretendojnë se është rrahur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas PDK-së, Sabedini është rrahur ditën e shtunë nga aktivistë të Vetëvendosjes në Ferizaj. “Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky…
Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve.Nga data 04-09 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia. Programit garues të këtij edicioni, do t’ i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB “Bretkosa” në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 04 nëntorit. Edicioni i tretë i PITF2019, vjen më i veçantë…
Një nga anëtaret e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit. Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes. Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha. Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se…

