Në Prishtinë ka filluar nënshkrimi i peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Kosovë. Me moton ”Uji në gypa, milionat në xhepa”, po synohet që nëpërmjet peticionit të ndalet degradimi i ambientit me ndërtimin e hidrocentraleve.Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendimmarrës apo investitorë, ka shtyrë disa OJQ që të organizojnë një aksion për mbledhjen e nënshkrimeve që të parandalohet ndërtimi i hidrocentraleve. Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se qëllimi i këtij peticioni është t’i bëjnë thirrje Qeverisë së ardhshme…
Author: almakos
Alsat 2019-10-29T14:08:41+01:00 Shpërthimet e forta në guroret në Labunishtë të Strugës, i shqetësuan përsëri banorët. Për shkak të forcës së shpërthimit, shumë shtëpi në afërsi të tyre janë plasaritur edhe më. Banorët kërkojnë që këto gurore të ndërpresin punën, në të kundërtën paralajmëruan bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në qoftë se kjo nuk zgjidhet në favor të banorëve të Labunishtit, mbetet mundësia e bojkotit të zgjedhjeve në vijim dhe mosbindje ndaj institucioneve. Prandaj apeloj, të merren masa, për mbylljen e këtyre guroreve, qoftë me dëmshpërblim ose me zhvendosje nga Labunishti – deklaroi Nedim Mehmedoski- Këshilli për Shpëtimin e Labunishtit. I…
Rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, në të gjitha pikat e saj, në krejt Kosovën, përmes lojës shpërblyese ma atraktive në vend “Kesh me Cash”, po vazhdon t’i shpërblejë, për ÇDO JAVË, me qindra konsumatorë besnik. Në javën e PARË, u shpërblyen gjithsej 381 fitues me 50she, 100she dhe 500she cash kurse dje, me datë 28 Tetor, janë përzgjedhur dhe shpërblyer 379 FITUESIT e javës së DYTË me; 300 x 50 euro, 74x 100 euro dhe 5 x 500 euro. Shpërblime të tilla do të dhurohen edhe në javët në vijim, deri në përfundimin e lojës shpërblyese “Kesh…
Alsat 2019-10-29T14:00:40+01:00 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi se vendimi i BE-së për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave rrezikon zbatimin e Marrëveshjes së Prespës sepse, siç tha ai, të dy proceset janë të ndërlidhura. Zaev ka folur për edicionin grek të Euronews në Shkup, ku tha se disa pjesë të marrëveshjes të nënshkruar me Greqinë në verën e vitit 2018 kanë të bëjnë me përparimin e vendit drejt pranimit në BE. “Disa kapituj do të ngrihen sepse ato nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë, por ato janë të lidhura njëra me tjetrën”,…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Alsat 2019-10-29T13:36:51+01:00 Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi i sotëm mes Ministrit të arsimit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Këta të fundit paraprakisht nuk pranuan propozimin qeveritarë për rritjen e pagave për 10 për qind, ndërkohë që paralajmëruan grevë më 11 nëntor në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre. Loading…
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 zarfeve me fletëvotime të diasporës, të cilat ndonëse nga vendet përkatëse u nisën para ditës së zgjedhjeve, në Kosovë kanë arritur pas 6 tetorit. E sot zyrtarët e VV’së, e dorëzuan ankesën e tyre karshi këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Kosovës.Kështu bëri të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Nazlie Bala. “Dorëzohet në Gjykatë Supreme ankesa ndaj vendimit të PZAP. Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime…
Alsat 2019-10-29T13:21:17+01:00 Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se Qeveria nuk ka kapacitet për të zbatuar reforma në vend. Ai tha se si parti janë të hapur për koalicione eventuale. “Unë jam këtu për të shprehur zemërimin tim para Komisioni për Çështje Evropiane. Arsyet për mosmarrjen e datës vazhdimisht kërkohet jashtë, por arsyeja është se nuk ka reforma në shtëpi. Kjo qeveri nuk ka aftësi për të kryer reforma. Qëndrimet tona janë të qarta, ne jemi të hapur për koalicion”, tha mes tjerash Rashidi. Ndryshe, sot mbahet seanca e parë e Komisionin parlamentar për çështje evropiane pas vendimit të…
Banorët e Graçanicës janë përfituesit më të mëdhenj për financim nga ana e Buxhetit të Kosovës me 1,176 euro, ndërsa ata nga Deçani për vitin 2019 kanë përfituar 224 euro për kokë banori.Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave të prezantuara në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, buxhetin më të lartë e ka Komuna e Prishtinës me 87.73 milionë euro, kurse ajo e Kllokotit ka buxhetin më të vogël prej 1.24 milionë euro. Për nga lartësia e pagesës për kokë banori, në pesëshen e parë pas Graçanicës, vjen Komuna e Parteshit, ajo e Obiliqit,…
Një nënoficer i FSK’së i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizikeVdekjen e 47-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala. “Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala. Express mëson se i ndjeri Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike. Mësohet se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë./Express/
Alsat 2019-10-29T12:51:27+01:00 Prokuroria Publike në Zvicër ka ngritur padi ndaj dy personave, njëri shtetas i Zvicrës dhe i Maqedonisë së Veriut. Personat në fjalë dyshohen për rekrutim të luftëtarëve në radhët e grupit të Shtetit Islamik (IS). Nga zyra e Prokurorit Publik në Zvicër thonë se të dy të dyshuarit akuzohen për “mbështetje dhe anëtarësim” në IS, përfshi këtu edhe për përhapje të propagandës xhihadiste. Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk u zbuluan në interes të hetimit, kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të Zvicrës. Shtetas i Zvicrës dhe i Maqedonisë së Veriut u arrestua deri sa po përpiqej të…
Edhe pse jemi futur në fund të tetorit, dhe po i afrohemi fillimit të muajt nëntor, temperaturat verore janë prezenteNdonëse po i afrohemi nëntorit, duket sikur temperaturat verore do të ulën, edhe pse orët e para janë të freskëta, mesdita sjell temperatura maksimale deri në 26 gradë. aspak të zakonshme për periudhën ku ndodhemi. Sipas Meteoballkan, sinoptikanët kanë bërë një krahasim të këtij fakti me atë të thuajse një shekulli më parë. Nga arkivat rezulton se në vitin 1939 shihet një ngjashmëri me gjendjen sinoptike me tetorin e këtij viti. Madje, në atë kohë ishte edhe më nxehtë dhe temperatura…

