Shtyrja e re e Brexit’it, deri më 31 janar, është miratuar zyrtarisht nga Bashkimi Europian.Kështu njoftoi sot në Twitter presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke u bërë thirrje britanikëve që ta përdorin sa më mirë këtë kohëzgjatje. “Vendet anëtare e pranuan zyrtarisht shtyrjen. Mbase është e fundit”, ka thënë ai. “Ju lutem, përdoreni sa më mirë këtë shtyrje. Do të kryqëzoj gishtat për ju”, u shpreh Tusk, që do të lërë postin e tij në fund të nëntorit.
Author: almakos
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës.Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës. Rama ka thënë se këtë deklaratë do e dërgoj Haradinajn në gjykatë. “Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes”, tregon Haradinaj. “Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes.…
Kreyministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndërkombëtarët nuk ia ruajnë të drejtat e saj Kosovës dhe se atyre u duhet vetëm të merren vesh Kosova e Serbia, duke iu dukur gjithçka si legjitime.“Ndërkombëtarët janë interesgjinj. Ata nuk e dinë sa është e drejta jote, e sa është e tjetrit”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing të Televizionit 7. “Nëse Kosova fillon t’i lëshojë pe, atëherë bashkësia ndërkombëtare e sheh këtë si legjitime”, ka shtuar ai. Haradinaj thotë se me këmbënguljen e tij dhe me refuzimin për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve,…
Shtëpia e heroit Izet Demajt, policit i cili u vra rreth një vit më parë gjatë një grabitjeje në bankë, është vjedhur nga hajnat të shtunën që kaloi.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës. “Të shtunën e javës që shkoi janë vjedhur dy shtëpitë në fshatin Vrellë të Istogut, e njëra nga shtëpitë është shtëpia heroit Izet Demajt, vepër penale kjo që cilësohet si “vjedhje e rëndë”. Policia ende nuk i ka identifikuar hajnat, megjithatë hetimet po vazhdojnë”, ka konfirmuar Ibraj për Gazetën Express. Tutje, Ibraj tha se ende nuk dihet…
Policia ia konfiskon veturën këngëtares Morena Taraku. Ajo ishte e vjedhur në Gjermani dhe kushtonte 250 mijë euroNjë të tillë që kushton 250 mijë euro, modelja e solli në Kosovë, gjatë këtij muaji. Por Bentleyn e saj këngëtarja tentoi ta fuste përmes doganës duke i ikur pagesës. Këngëtarja nga Prishtina kishte tentuar ta fus veturën me kilometra të kaluara por ishte ndaluar. Madje organet e rendit po dyshojnë se kjo veturë është e vjedhur në Gjermani. Për këtë Bentley i këngëtares është konfiskuar nga Drejtoria për Krim të organizuar të martën. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar…
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me fytyra të njohura publike nga bota e artit, kulturës dhe sportit në Kosovë.“Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. Tutje Kurti tregoi arsyen se pse kultura, arti dhe sporti do të kenë një vend të veçantë në qeverisjen eventuale të tij.…
Pacientët e sëmurë me kancer, përveç se duhet të përballen me këtë sëmundje tejet të rëndë, ata detyrohen të përballen edhe me mungesë të terapisë.Ka dy javë tashmë që në stokun e barnatores së Klinikës së Onkologjisë në QKUK, mungojnë dy lloje të ilaçeve, që të sëmurët i përdorin për lloje të ndryshme të tumoreve kryesisht për atë në mushkëri, raporton KTV. Aty mungojnë citostatikët cisplatinë, të cilët pacientët, me para nga xhepi i tyre i blejnë, 10 deri në 15 euro dhe ilaçi tjetër, (etoposide)etopozit i cili kushton 30 deri në 40 euro. Çmimi edhe mund të jetë i…
Bosnje e Hercegovina po përballet me ikjen e pjesëtarëve nga forcat e armatosura (OSBIH), për shkak të dështimit të institucioneve politike për të miratuar buxhet të mjaftueshëm.Formimi i forcës shumëetnike në vitin 2005, u ndihmua nga NATO-ja dhe forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian. Formimi i saj ishte parë si arritja më e madhe e vendit, që nga përfundimi i luftës në vitet e 90-ta, duke bashkuar ish armiqtë dhe duke promovuar stabilitetin e vendit. Gjatë këtij viti, rreth 450 persona, përfshirë ata të punësuar në pozita civile, kanë lënë forcat e armatosura, e cila numëron 11,000 pjesëtarë, sipas ministrisë së…
Sipas këshilltarit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe sot ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.Sahiti, në një deklarim për portalin LuginaLajm, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë. “Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKU-sw në Prishtinë, pasi që…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka dalë mbrojtje këngëtares Morena Taraku pas konfiskimit që i është bërë veturës së saj nga Policia e Kosovës.Zeka thotë se Morena nuk është fajtore dhe se të gjithë po i gjuhen pa të drejtë asaj. Ai thekson se është në interes të publikut të dihet kush ja ka shitur makinën Morenës. Më poshtë postimi i plotë: Per urtesine e kalit dhe Morena Tarakun Kur kam flluar te punoje si gazetar ne RTV e Suedise, pata thene qe kurr nuk do t ‘ ia meshoje nje njeriu te rrezuar. Kete veti e…
Alsat 2019-10-29T19:27:21+01:00 Italia mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vlerëson se dyja vendet janë të gatshme të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri italian, Gjuzepe Konte pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri Zaev tha se nuk ekziston e ardhme më e mirë për vendin sesa anëtarësimi në BE. [embedded content] Loading…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, pasi PDK’ja në Ferizaj tha se aktivistë të Vetëvendosjes e kanë rrahur një aktivist të sajin. LVV, përmes një komunikate, thotë se nuk e kanë sulmuar askënd dhe se ato të PDK’së janë akuza të rrejshme.Anëtari i PDK’së, Jakup Sabedini, ka thënë se është sulmuar fizikisht, e PDK në Ferizaj për këtë rrahje e ka akuzuar LVV’në. Partia e Albin Kurtit shpreh keqardhje ndaj asaj që i ka ndodhurSa bedinit dhe kërkon nga organet e drejtësisë të zbardhet rasti, transmeton Gazeta Express. Mirëpo LVV përmend se ky rast ka ndodhur para tre ditëve, ndërsa reagimin e…

