Shtyrja e re e Brexit’it, deri më 31 janar, është miratuar zyrtarisht nga Bashkimi Europian.
Kështu njoftoi sot në Twitter presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke u bërë thirrje britanikëve që ta përdorin sa më mirë këtë kohëzgjatje.
“Vendet anëtare e pranuan zyrtarisht shtyrjen. Mbase është e fundit”, ka thënë ai.
“Ju lutem, përdoreni sa më mirë këtë shtyrje. Do të kryqëzoj gishtat për ju”, u shpreh Tusk, që do të lërë postin e tij në fund të nëntorit.




