Author: almakos

Alsat 2019-11-01T16:05:27+01:00 Prokuroria Themelore Publike i ndjek zhvillimet e fundit në burgun e Ohrit ku sipas Avokatit të Popullit fëmijët nga shtëpia edukative “Tetova” që janë vendosur në këtë institucion kanë marrë terapi të fortë me sedativë. Duke pas parasysh moshën, doza ka qenë shumë e fortë, për çka edhe shumica e tyre janë ankuar se ndjejnë pasoja. Prokuroria Publike “Prokuroria i ndjek shkrimet e mediave dhe në bazë të kompetencave tona ligjore do ndërmarrim veprime për të parë nëse ka përgjegjësi eventuale”. Ndërsa, pas inspektimit urgjent në burgun e Ohrit nga Drejtoria për shqiptimin e sanksioneve, dje dhe sot…

Lexo më Shumë

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në paraqitjen që e pati në Bibliotekën Kombëtare ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin nuk është takuar sot, raporton Gazeta Express.Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë. “Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, tha ai. I njejti ka folur edhe për një takim që shton se e ka pasur dy ditë më parë me Kurtin derisa po qëndronte për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-01T15:53:39+01:00 Duke filluar nga parku i Çairit një grup protestuesish kanë marshuar deri para Kuvendit duke bërë thirrje për drejtësi dhe hetim ndërkombëtar për rastet e montuara gjyqësore që nga viti 2002. Organizator i saj ishte vëllai i Sheqerim Ahmetit, “El Chekës”, i cili për opinionin u bë i njohur që pas publikimit të disa materialeve të përgjuara. Asaj i është bashkuar edhe opozitarja “Lëvizja Besa” të cilët kanë deklaruar se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë. “Pa drejtësi nuk ka qetësi” dhe “duam liri” kanë qenë disa nga brohoritjet në marshin protestues ku janë etiketuar edhe disa…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, është takuar në Stamboll me ish-kryeministrin, njëherësh ish-ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi. “Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Ndryshe, Davutoglu për shumë vite ka qenë edhe këshilltar i Erdoganit por ai…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-01T15:43:54+01:00 Në godinën e Qeverisë u mblodhën inspektorët e ambientit nga i gjithë shteti për të diskutuar me tre ministrat çështjen e ndotjes alarmante të ajrit. Pas takimit u tha që kanë formuar ekip koordinues të inspektorëve dhe të policëve që të përforcojnë masat e kontrolleve në terren për gjetjen e ndotësve potencial, të cilët kanë trefishuar dendësinë e grimcave PM10 në ajër. Ministri brendshëm Spasovski tha se çdo ditë do të raportohet mbi shkeljet dhe gjobat do të jenë rigoroze si për firmat që nuk iu përmbahen standardeve ekologjike, ashtu edhe për amvisëritë që ndotin ajrin, duke përdorur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-01T15:37:22+01:00 Qëndrime kundërthënëse mes SHGM-së dhe Ministrisë së brendshme për zbardhjen e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve. Kishte 55 sulme ndaj gazetarëve në pesë vitet e shkuar. Mund të themi që prej këtyre 55, deri më tani janë zbardhur vetëm dy raste, që me të vërtetë është numër shumë i dobët – deklaroi Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së. Ajo që është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme të veprojë ndaj çdo sulmi verbal, fizik apo sulm tjetër nga viti 2017 e deri më tani janë pastruar të gjitha rastet – tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Nga misioni i OSBE-së…

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit parlamentar, përkatësisht LSDM-ja dhe BDI-ja me kandidat të ndryshëm për Entin e Revizionit Shtetëror. Në seancën e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, nga BDI-js propozuan ish-zëvendësdrejtorin, Naser Ademi. Propozoj Naser Ademin, sepse derisa ka qenë si nënkryetar, të gjitha raportet ndërkombëtare për këtë person derisa ka udhëhequr institucionin, flasin për punë të suksesshme të Entit të Revizionit. Pasi nuk ka konsensus mes partive dëshirojmë të jetë kryetar një person i dëshmuar si i suksesshëm- deklaroi Ejup Alimi, BDI. Ndërsa nga LSDM-ja u arsyetuan se pavarësisht rezultateve të z. Ademi, nuk duhet dikujt t’i mundësohet 18 vjet…

Lexo më Shumë

Komuna e Prishtinës sot ka filluar me dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Punëtorët e kompanisë fituese tashmë kanë filluar përgatitjet për stolisjen e shesheve, derisa mësohet se dritat do të ndizen më 1 dhjetor 2019, raporton Express.Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti duket se ka marrë mësim nga vitet e kaluara sa i përket dekorimit të qytetit për festat e fundvitit. Përderisa gjatë vitit të kaluar ishte vonuar me procedura të prokurimit duke bërë që ndriçimi festiv të niste në fund të dhjetorit, gjë për të cilën ishte kritikuar shumë, këtë vit tashmë ka filluar me dekorimin e…

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate për media nga presidenca kanë treguar se çka u diskutua sot në takimin në mes të partit të shtetit Hashim Thaçit e të ngarkuarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, raporton Gazeta Express.Nga Presidenca bëjnë të ditur se Thaçi dhe Palmer kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë presidenti Thaçi.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-01T15:17:07+01:00 Aleanca për Shqiptarët kritikon shpalljen e qeverisë për furnizim publik me pajisje për pastrimin e ajrit në hapësirat e brendshme të institucioneve publike. Sipas tyre, përparësi pushteti u jep hapësirave ku qëndrojnë funksionarët, në vend të destinimit të këtyre mjeteve për zbatimin e masave afatgjate kundër ajrit të ndotur. Edhe një herë dëshmon mos-gatishmërinë e Qeverisë që t’i trajtojë qytetarët me përparësi, përkundër funksionarëve qeveritar për arsye se, jo më larg se tre ditë më parë, qyteti i Shkupit por edhe qyteti i Kumanovës ishin të shpallura ndër qytetet më të ndotura në botë sa i takon ajrit.…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe sot po vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve.Derisa ai ka thënë se Halloween ka përfunduar, ka lutur fëmijët që mos t’i dëmtojnë autobusët. “Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar ai në Facebook. [embedded content] Trafiku Urban i Prishtinës ka konfirmuar mbrëmë se janë detyruar ta ndërprenë qarkullimin e autobusëve në kryeqytet për shkak të vandalizmit të disa të rinjve të cilët sulmuan autobusët. “Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rustem Berisha, ka folur për tranzicionin e FSK-së në Ushtri dhe raportet me faktorin ndërkombëtarë pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.Ai ka hedhur poshtë zërat se marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë janë zbehur pas vendosjes së taksës. Ministri Berisha ka thënë se kjo ka qenë retorikë e disa liderëve politikë duke përmendur edhe zërat se mosheqja e taksës mund të ndikojnë në mbylljen e Bondsteelit. “Kjo ka qenë më shumë retorikë politike e disa liderëve të caktuar, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur  zëra që edhe Bondsteel do të tërhiqet nga këtu nëse nuk hiqet taksa.…

Lexo më Shumë