Alsat 2019-11-01T16:05:27+01:00
Prokuroria Themelore Publike i ndjek zhvillimet e fundit në burgun e Ohrit ku sipas Avokatit të Popullit fëmijët nga shtëpia edukative “Tetova” që janë vendosur në këtë institucion kanë marrë terapi të fortë me sedativë. Duke pas parasysh moshën, doza ka qenë shumë e fortë, për çka edhe shumica e tyre janë ankuar se ndjejnë pasoja.
Prokuroria Publike
“Prokuroria i ndjek shkrimet e mediave dhe në bazë të kompetencave tona ligjore do ndërmarrim veprime për të parë nëse ka përgjegjësi eventuale”.
Ndërsa, pas inspektimit urgjent në burgun e Ohrit nga Drejtoria për shqiptimin e sanksioneve, dje dhe sot për inspektim ka qenë edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Edhe në spitalin e Ohrit prej ku janë dhënë raporte specialistike nga reparti i neuropsikiatrisë, është ndarë terapia. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, nëse ka dyshime në cilëndo pjesë të procedurës, më tej do të vazhdoj me momentet e parapara me ligj. Kjo do të thotë që nëse ka nevojë, do të realizohet monitorim profesional i jashtëzakonshëm- tha Irena Buhova- drejtore e Inspektoratit shtetërore sanitar.
Nga Oda e mjekëve thonë se ende nuk kanë të dhëna të hollësishme për ngjarjet në Repartin për të mitur në burgun e Ohrit.
Oda e Mjekëve:
“Oda e Mjekëve tregon se nëse ka nevojë që edhe ajo të kërkohet, është e përgatitur me potencialin dhe stafin e saj profesional të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.”
Sipas Avokatit të Popullit, të miturve që vuajnë dënimet për shkak të veprave të kryera penale, u është dhënë terapi qetësuese e shkruar nga mjeku amë nga Shtëpia e Shëndetit Ohër ose nga neuropsikiatri. Terapia përbëhej nga doza të shumta gjatë ditës, e veçanërisht gjatë natës. U janë dhënë doza të larta qetësuese nga 5 deri në 20 miligram në ditë.
Miki Trajkoski
Loading…




