As ky fundvit nuk pritet t’ua sjellë kosovarëve liberalizimin e vizave, pasi përpos Gjermanisë asnjë nga shtetet tjera të BE-së nuk është pro heqjes së vizave për Kosovën. Sipas njohësve të integrimeve, gjasat janë minimale që vizat të hiqen edhe gjatë vitit 2020, mirëpo një shpresë mbetet shteti gjerman, i cili do ta marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.Njohësi i çështjeve integruese, Besnik Vasolli, duke folur për heqjen e vizave për “Zërin” ka thënë se autoritetet kosovare duhet ta fuqizojnë punën e tyre në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, me…
Author: almakos
Alsat 2019-11-01T12:47:22+01:00 Nuk ka marrëveshje konkrete mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut, bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kështu deklaroi pas takimit ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi. “Do të ketë një rritje historike të pagave në arsim. Jemi afër marrëveshjes, do të vazhdojmë negociatat në dittë në vazhdim, por pa mos e zgjatur shumë. Jemi në drejtim të mirë, drejtë konkretizimit të marrëveshjes, për disa ditë, por pa ndonjë shtyrje besoj se do të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, tha Ademi duke theksuar se të gjitha opsionet do të shqyrtohen. Edhe Jakim…
Alsat 2019-11-01T12:34:18+01:00 Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski e ka anuluar seancën e Komisionit, ku duhej të zgjidhet drejtori i Entit për Revizion. Institucion i cili rreth dy vite nuk na kryetar. Ndërsa në 5 tetor mandati u ka përfunduar edhe zëvendës drejtorit. Dimovski tha se dje deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë arritur marrëveshje, por në sallë mungonin deputetët e partive në pushtetit. Seanca u caktua për në ora 14.00. Loading…
Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që së shpejti t’i ngrisë aktakuzat e para rreth rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit. Aktakuzat pritet të ngrihen për së paku ndaj pesë personave. Të gjithë këta serbë. Lajmin për këto aktakuza e ka konfirmuar për Express, prokurori special, Sylë Hoxha.Ai tha se aktakuzat e para pritet të ngrihen brenda muajit nëntor. “Ne jemi duke punuar në vazhdimësi rreth kësaj çështjeje. Do të kemi aktakuza për disa persona. Në këtë muaj do t’i ngrisim”, ka deklaruar Hoxha për Express. Hoxha po ashtu ka thënë se Prokuroria Speciale ka prova të reja që…
As ky fundvit nuk pritet t’ua sjellë kosovarëve liberalizimin e vizave, pasi përpos Gjermanisë asnjë nga shtetet tjera të BE-së nuk është pro heqjes së vizave për Kosovën. Sipas njohësve të integrimeve, gjasat janë minimale që vizat të hiqen edhe gjatë vitit 2020, mirëpo një shpresë mbetet shteti gjerman, i cili do ta marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.Demush Shasha, nga instituti “Epik”, për “Zërin” ka deklaruar se aktualisht janë katër faktorë që janë duke e penguar heqjen e vizave për kosovarët, duke përfshirë këtu mungesën e rezultateve të…
Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të një ushtari, detari, piloti apo marinari, si dhe për kujtimet e përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë.Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare. Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar edhe…
Alsat 2019-11-01T12:01:40+01:00 Mbi 120.000 qytetarë tanimë i ndjejnë përfitimet e reformës sociale, pasi në buxhetet familjare kanë më shumë mjetet financiare, ka thënë në intervistën për “Zërin e Amerikës”, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska e cila po qëndron për vizitë pune në SHBA. “Reforma më e thellë është vendosja e shtesës fëmijërore që të mund gjenerata e ardhshme nga familjet më të goditura të mos jenë më në varfëri, por të mund të dalin dhe të konkurrojnë në tregun e punës”, ka thënë Carovska. Sipas saj, reforma në sistemin e mbrojtjes sociale ka rol transformues në mbarë…
Shumë prej nesh janë rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë këngë të Qamilit të Vogël, ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në ahur.Sipas rapsodit Demir Krasniqi, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij. Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali, madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin, duke thënë se Rexhën e ka mbytur…
Alsat 2019-11-01T11:37:40+01:00 Ish kryeministri i Greqisë, ndërsa tani lider i SYRIZËS opozitare, Aleksis Cipras gjatë debatit për ligjin e ri për azil në Parlamentin grek, duke folur për çështjet kombëtare, u kthye edhe në Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se ndjehet krenarë me marrëveshjen e arritur. “Po, krenar jemi për këtë Marrëveshje sepse sot aeroplanët ushtarak grek të cilët e mbikëqyrin hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa jo aeroplanët ushtarak turq, siç do të ishte nëse nuk e ndërmerrnim këtë hap historik. Krenar jemi sepse e mbrojtëm interesin patriotik. Krenar jemi që madje edhe sot, kur një vend fqinj…
Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Camron Munter, në një intervistë për BBC ka folur rreth involvimit të shtetit të tij në çështjen e zgjidhjes së problemit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.Munter thotë se diplomacia amerikane ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për shkak të Donald Trump, duke shprehur kështu habinë për emërimin e Richard Grenell në pozitën e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Jam i habitur nga kjo, nuk është Washingtoni që unë mbaj mend”, ka thënë Munter, transmeton Gazeta Express. Megjithatë sipas tij nuk është e vështirë që të lexohen këto lëvizje të…
Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të takohet sot me Zëvendësndihmësin e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer që sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Nga partia e Kurtit po thonë se i njëjti është jashtë shtetit, mirëpo, nuk tregojnë ku, raporton Gazeta Express.Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA-së, njëherësh përfaqësues special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po qëndron sot në vizitë zyrtare në Kosovë, nga ku është paraparë që të takohet me liderë të vendit. I njejti do të flasë edhe para një publiku të përbërë nga student dhe pjesëtarë…
Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Express.I njëjti me këtë rast, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Palmer do të takohet edhe me liderë të shtetit, derisa momentalisht është paraparë takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi do të mbahet në ambasadën amerikane në Prishtinë, ku tashmë ka arritur Haradinaj. Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë…

