Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje rreth ankesës për mos procesimin e mbi 1 mijë plikove të ardhura me vonesë nga diaspora.Në një komunikatë për media kanë treguar se fillimisht ishte supozuar se ishin 4 mijë e 639 pako, megjithatë në fund ka dalë që janë 5 mijë e 882 të tilla, ndërkohë kanë thënë se pas vlerësimit janë aprovuar 4 mijë e 670 të tilla, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212 për shkak se kanë qenë të pavlefshme. “4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882…
Author: almakos
Alsat 2019-11-01T18:49:44+01:00 Edhe pse dy vite pa kryetar, fati i Entit Shtetëror për Revizion, do të mbetet në duart e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit. Kjo për shkak se LSDM nuk mundi të sigurojë shumicë votash tek anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. NË fillim, betejë për udhëheqësin e revizionit shtetëror u zhvillua mes partnerëve të Koalicionit LSDM dhe BDI. Deputeti i BDI-së, propozoi që drejtori i Komisionit të zgjidhet ish-zv/drejtori, Naser Ademi, i cili rreth dy vite e ka udhëhequr Komisionin pa drejtor. Këtë nuk e mbështeti LSDM-ja. Deputeti Muhamet Zeqiri tha se nuk është mirë që një…
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, në një bashkëbisedim të gjatë në objektin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ka folur për shumë çështje që ndërlidhen me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ka folur edhe për shumë pikëpyetje që janë ngritur rreth asaj nëse ka ndonjë mospajtim në mes të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, duke qenë se Donald Trump, vetëm një muaj pasi Pompeo kishte marrë vendim për emërimin e Palmer, kishte marrë vendim që të emërojë Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express. Megjithatë Grenell ka thënë se…
Politikani serb, Sergei Tifunoviq, në një intervistë për N1 ka thënë se Kosova ka qenë djep i civilizimit serb, megjithatë ai thotë që nën disa kushte të caktuara do ta njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës.Teka ka folur për kushtet, ai ka përmendur një garanci që Kosova duhet të jap për mbrojtjen e të gjitha kishave serbe, dhe gjithashtu mbrojtjen e rreth 130 mijë serbëve që jetojnë në Kosovë. Tifunoviq ndër të tjera ka thënë që Serbinë në fakt askush s’po e pyet nëse Kosova është e pavaurur apo jo, pasi sipas të gjtiha fuqive të mëdha perëndimore Kosova është…
Avokatë të 23 grave që iu bashkuan grupit militant Shteti Islamik (IS) nga Holanda, kërkuan të premten nga një gjykatës që t’i urdhërojë autoritetet holandeze t’i riatdhesojnë ato dhe 56 fëmijët e tyre nga kampet në Siri.Gratë dhe fëmijët jetojnë në “kushte të mjerueshme” në kampin al-Hol në veri të Sirisë, tha avokati Andre Seebregts në gjykatë. Ai shtoi se situata e tyre është përkeqësuar për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri dhe mundësisë që forcat qeveritare siriane të marrin kontrollin e kampeve që deri më tash janë kontrolluar nga kurdët. Qeveria e Holandës ka thënë se është tejet e…
Edhe ky dimër, Presidentin Hashim Thaçi pritet ta zërë në “strofullogun” e vjetër. Objekti i ish-Komitetit, në të cilin është planifikuar të zhvendoset Presidenca, nuk është liruar ende nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës. Në MAP deklarojnë se po e presin lirimin e objektit për të filluar me renovim e Komuna e Prishtinës thotë se kanë dhënë leje për të nisur punët.Arjeta Shabani Presidenca e Kosovës e ka në plan ta ndërrojë objektin. Presidenti Hashim Thaçi bashkë me stafin e tij pritet të vendosen në objektin e ish-Komitetit, që aktualisht shfrytëzohet nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e…
KQZ’ja është vënë në lëvizje për numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura me vonesë nga diaspora pas vendimit të Gjykatës Supreme që e detyroi t’a bënte një gjë të tillë.Megjithatë nga Lëvizja Vetëvendosje po ankohet se Sekretariati i KQZ’së nuk po e zbaton të plotë vendimin e Supremes, meqenëse sipas tyre krye shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, nuk është duke lejuar që të trajtohen të gjitha plikot me fletëvotime të ardhura nga diaspora. Siç potencon komunikata nga gjithë votat e ardhura me vonesë nga diaspora rreth 1700 kanë mbetur jashtë procesit të numërimit. Sipas tyre një…
Mbrëmë për festën e 31 tetorit, e njohur si “Nata e Shtrigave- Halloween”, fëmijët në Prishtinë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta festuar atë.Fëmijët në kryeqytet në orët e mbërmjes kanë filluar të gjuajnë vezë në drejtim të autobusëve të trafikut urban, shkruan Indeksonline. Në bazë të të dhënave, 51 autobusët sa ka gjithsej në funksion Trafiku Urban, janë gjuajtur me vezë dhe kanë qenë të njollosur. E kjo po del se i ka kushtuar shtrenjtë buxhetit të Prishtinës. Lulzim Rexhepaj, Kryeshef Ekzekutiv në Trafikun Urban, për Indeksonline ka treguar gjerësisht për dëmet që janë bërë natën e…
Të premten, në orët e para të pasdites, ka vdekur në moshën 89 vjeçare themeluesi i Departamentit të Gjeografisë, Prof. Dr. Riza Çavolli. Për vdekjen e të ndjerit ka njoftuar në profilin e tij në facebook historiani Jahja Drançolli, i cili edhe i ka bërë një profil të shkurtër Cavollit.“ U shua nga jeta Prof. dr. Riza Çavolli: Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale…!” ka shkruar Drançolli, ndërkohë që ka bërë me dije varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00. “Në…
Alsat 2019-11-01T16:40:36+01:00 Kryetari Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, vendosi që Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-së Hristijsn Mickovski dhe liderët e partive që kanë deputet anëtar në këtë komision, të vendosin për udhëheqësin e këtij institucioni. “Nuk dëshiroj të konstatoj që komisioni nuk ka vendim që nuk arritëm të kemi kandidat që mori votat e duhura, andaj po e lë të hapur që liderët e partive të vendosin”, deklaroi Dimivski. Loading…
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është takuar me sot me kryetaren e grupit të grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pack, me të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit, përpjekjet për koalicion me Vetëvendosjen dhe për prioritetet e qeverisë së re që pritet të formohet pas certifikimit të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra për shtyp e LDK’së. Në takim ka qenë edhe nënkryetarja e LDK’së dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, dhe ish-deputeti Ismet Beqiri. “Kryetari Mustafa njoftoi znj. Pack…
Një delegacion i Listës Serbe, i udhëhequr nga presidenti Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtic dhe Igor Simic, u takuan sot me Përfaqësuesin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip Kosnet.Në këtë takim u analizua situata pas zgjedhjeve në Kosovë me një fokus të veçantë vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, me qëllim të uljes së tensioneve dhe ruajtjes së paqes, shkruan Indeksonline Po ashtu, përfaqësuesit e Listës Serbe shprehën një qëndrim të qartë se është urgjente heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut për të gjetur një zgjidhje kompromisi. “Sa i përket pjesëmarrjes…

