Author: almakos

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm qeverisës.Mustafa është shprehur se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe sipas tij, ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara. “Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen, unë kam parë deklarata të ndryshme, shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale dhe nuk do ta parapëlqej një orientim që një parti ta merr një fushë…

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, nuk pati performancë të mirë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 6 tetor.PSD’ja lidhi koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës i prin kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Rrjedhimisht, dy partitë hynë me një listë të përbashkët, me Haradinajn si kandidat për kryeministër. Koalicioni AAK-PSD, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ka arritur të sigurojë 14 vende në Kuvendin e Kosovës. Prej 14 deputetëve të rinj, nga AAK janë 13 – katër do të jenë gra, ndërsa burrat do t’i kenë nëntë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.Ai ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes në Kosovë dhe Serbi, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes tëjetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis. INTERVISTA…

Lexo më Shumë

Pyjet që janë mbjellur tash e 40 vjet, po prehen me një vendim të Komunës së Prishtinës. Por, banorët e fshatit Lebanë po e kundërshtojnë prerjen e pyjeve dhe vendimin e komunës.Një banor i fshatit po thotë se nuk e di si ka mundësi që ky veprim të jetë i ligjshëm. Madje ai thotë se është shokuar kur është njoftuar për vendimin e Komunës së Prishtinës.  “Mendoj qe kjo është mënyrë e paligjshme, nuk e di kush e ka dhënë këtë urdhër me pre këtë vend. Kjo është diçka shokuese, këto pisha janë qe 40 vjet. Gjynah qa kanë bo.…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, pas telasheve që pati me noterë, po synon themelimin e Odës së Ndërmjetësuesve, por po kritikohet për veprimet e tij.Ndërmjetësimi llogaritet në mesin e profesioneve të lira në Kosovë.  Por, tash e sa kohë ata nuk kryejnë ndonjë punë në praktikë.Madje ende nuk ekziston as Oda e Ndërmjetësuesve. Por, themelimin e këtij organi po synon ta bëjë Ministria e Drejtësisë, edhe pse qeveria është në detyrë. Madje dikasteri që e udhëheq Abelard Tahiri, ka thirrur një kuvend për këtë kategori të profesioneve të lira, për t’i hapur rrugë formimit të Odës Ndërmjetësuesve. Madje…

Lexo më Shumë

Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike.Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”. Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë, ndërsa qitja e fishekzjarreve u ndalua. Nga e hëna…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-01T20:17:07+01:00 Trupat turke dhe ato ruse me automjete të blinduara zhvilluan të premten patrullimin e tyre të parë të përbashkët në terren në verilindje të Sirisë. Kjo është pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve e cila detyroi milicinë kurde të largohet nga territori pranë kufirit turk. Turqia dhe rebelët sirianë aleatë të tyre, nisën një ofensivë ndërkufitare më 9 tetor kundër milicisë kurde YPG, duke marrë kontrollin e 120 kilometrave përgjatë kufirit. Javën e kaluar Ankaraja dhe Moska ranë dakord të largojnë milicinë kurde në një territor prej të paktën 30 kilometrash në brendësi të territorit sirian në…

Lexo më Shumë

Njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Nisma Socialdemokrate, jozyrtarisht ka kaluar pragun zgjedhor. Ndërsa Njohësi tjetër i procesit zgjedhor, Armend Muja thotë se Nisma mbeti jashtë Kuvendit.Vela ka thënë se Nisma ka 4.97% nga votat e rregullta, plus 6.91% nga votat e diasporës, 5.5% nga votat me kusht dhe 4.1% nga votat e diasporës pas pesë tetorit. Pra sipas këtyre llogaritjeve, jozyrtarisht, Nisma ka kaluar pragun me mbi 100 vota apo për 0.0125%. “Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5…

Lexo më Shumë

Në ditët e fundjavës, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Evropa perëndimore mbi Itali, ndërsa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, më i ngrohtë, e priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht ditën e diel. Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Ditën e hënë, vende-vende priten reshje të dobëta shiu,…

Lexo më Shumë

Aviacioni francez bombardoi sot shumë tunele e kalime të fshehta të grupit Shteti Islamik, në verilindje të Irakut, njoftoi ministrja e Forcave të Armatosura, Florence Parly duke theksuar vendosmërinë e Parisit në vazhdimin e luftës kundër xhihadistëve.“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e Natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze. Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese.“Po vazhdojmë me përkushtim që të jemi afër kërkesave të qytetarëve! kësaj radhe ishim në fshatin Aqarevë, ku ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese”, shkruan Jashari në Facebook. Krejt në fund ai uron banorët e Komunës së Skenderajt. “Urime banorëve!”, ka thënë Jashari.

Lexo më Shumë

Fatou “Toufah” Jallow, një nga fitueset e kompeticioneve të bukurisë në Gambia ka akuzuar publikisht ish presidentin Yahya Jammeh se ai e ka përdhunuar.Në një deklaratë për mediat, Jallow pohoi se ish presidenti kishte kryer aktin si hakmarrje ndaj propozimit të refuzuar të martesës. “Ai donte të më jepte një mësim, ai donte të mbronte egon e vet”, ka thënë Jallow gjatë dëshmisë së saj tek autoritetet. Yahya Jammeh

Lexo më Shumë