Author: almakos

Derisa po shëtiste me nënën në një plazh të Australisë, një grua pa një objekt shumë të çuditshëm, ndërsa nuk hezitoi ta prekte.Kjo bëri që asaj t’i mpihet dora, andaj realizoi një fotografi dhe e postoi në Facebook, ku kërkoi të dijë se çfarë mund të jetë kjo gjë që pa në plazh  “Ishte e fortë dhe me sipërfaqe të rrëshqitshme, kur e preka mu mpi dora. Nëna ime e preku me këmbë dhe menjëherë i është mpirë ajo pjesë”, shkroi ajo në rrjetin social. Krijesa e njohur si ascidian Shikuesit mbetën të habitur me krijesën misterioze, ndërsa një biolog…

Lexo më Shumë

Numri i shqiptarëve që po integrohen në jetën socio-politike në vendet e perëndimit nuk është më një rast i izoluar por një realitet që po vjen gjithnjë e në rritje. Mediat gjermane shkruajnë  se kësaj here do jetë një kandidat shqiptar, i cili do garojë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.Një ditë më parë, shqiptari Sami Musa ka bërë publike në faqen zyrtare në “Facebook”, pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2020. Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të…

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka komentuar luftën virtuale mes dy partive politike, VV e LDK.Krasniqi ka thënë se këto dy parti së pari duhet ta bëjnë pastrimin nga mangupat që nuk e dallojnë politikën nga sharjet në rrjete sociale. Derisa ka shtuar se ato duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë. “ VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat , që nuk e dallojnë politikën nga sharjet e ndyra në fejsbuk. Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë. Tash kur i kanë fituar zgjedhjet,…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe java tjetër do të jetë me mot të ndryshueshëm.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Sipas IHMK-së, dita e hënë vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal. Të martën sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të…

Lexo më Shumë

Një tejkalim në vijë të plotë, në korrik të këtij viti, shkaktoi një aksident të rëndë në Bërnjak të Rahovecit.Si pasojë e këtij veprimi, 5 persona mbeten të vdekur. E për këtë veprim, ngasësi i këtij mjeti, Durak Hoxhaj, të hënën nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, u dënua me vetëm 3 vjet e 6 muaj burgim. Ndërkohë, një aksident që kishte tronditur vendin, kohë më parë kishte ndodhur në rrugën B në kryeqytet. Ngasësi i një veture, goditi për vdekje 2 persona të gjinisë femërore, deri sa po kalonin rrugën në vendin e dedikuar për këmbësor. Për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka vendosur t’i kthejë “kokë më kokë” secilën deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, me të cilën LDK’ja po negocion për krijimin e Qeverisë.Nga deklaratat e fundit publike të Lutfi Haizit, LDK duket se i ka vënë benzinë negociatave që ajo ka me Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë së re. Haziri thotë se Besnik Bislimi, nënkryetar i VV’së dhe e gjithë partia e Albin Kurtit e di rolin që ai e ka në LDK dhe në negociatat për krijimin e Qeverisë. “E di fortë mire rolin tim.z.Bislimi dhe VV po ashtu…tjerat shihen me kohë”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja…

Lexo më Shumë

Grupet punuese të LDK-së dhe VV-së ditën e enjte kanë mbajtur takim ku kanë diskutuar për sigurinë dhe drejtësinë. Pas takimit, ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media deklaroi se ndër të tjera është diskutuar edhe formimi i Zyrës Shtetërore për Hetim që do të hetojë krimet e vjetruara sidomos ato politike. Zyrtarë të LDK-së për vite me radhë kanë kërkuar që vrasjet politike të zbardhen e për të cilat edhe kanë akuzuar Shërbimin Informativ të Kosovës dhe ish-kreun e kësaj organizate, Kadri Veselin. Ish-deputeti i VV-së, Sami Kurteshi që ka qenë pjesë e takimit të fundit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-03T16:39:51+01:00 Në Stamboll të Turqisë po mbahet Panairi i 38-të Ndërkombëtar i Librit. Në këtë panair marrin pjesë mbi 800 shtëpi botuese nga Turqia dhe vende të ndryshme të botës, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) nga Maqedonia e Veriut. Aktiviteti i organizuar në Qendrën e panaireve TÜYAP në Stamboll, nga ana e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë (SHBSH) me qendër në Shkup, u mbështet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut. “Republika e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht botuesit shqiptarë mund të lavdërohen se shumë vepra turke, nga emra shumë të rëndësishme i kanë përkthyer në gjuhën…

Lexo më Shumë

Dy stilistët e modës, Kujta dhe Meri sot janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.Kryetari i VV-së, Albin Kurti përmes Facebook-ut ka njoftuar se dy bashkëshortët dhe stilistët me përvojë në botën e modës iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje. “Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes tonë. Kujtimi, qysh në moshë të hershme e përpunoi talentin e tij drejt një firme prodhuese që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në industrinë e modës. Puna dhe kreativiteti i tij e takuan atë me Merin, po ashtu të talentuar në këtë lëmi, dhe prej atëherë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-03T15:55:03+01:00 Në gomisteritë e kryeqytetit është shtuar puna në këtë prag të sezonit të ndërrimit të gomave. Në disa të tilla që vizituam nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit, na thanë se jo të gjitha gomat e vjetra që i heqin nga automjetet deponohen në vendet e duhura. Ky mjeshtër makinash tregon se disa prej tyre destinohen për djegie nëpër firma të mëdha, të cilat sipas tij, i blejnë me një kosto të ulët. [embedded content] “Për tek ‘Cementara’ kam dëgjuar se vijnë i marrin për t’i djegur në furra të temperaturave të larta që ju duhen atyre, por…

Lexo më Shumë

Kompanitë egjiptiane dhe izraelite të energjisë kanë thënë se dy vendet e tyre pritet që brenda pak ditësh të arrijnë marrëveshje për gazsjellësin që do të kalojë nëpër territoret e Egjiptit dhe Izraelit.Kompania amerikane e energjisë, Noble Energy, kompania izraelite, Delek, dhe kompania egjiptiane, Egyptian Gas Co, kanë bashkëpunuar në një projekt, sipas të cilit Egjipti do të importojë gaz natyror nga Izraeli përmes gazsjellësit që do të kushtojë 518 milionë dollarë. Disa partnerë tregtarë në Izrael janë pajtuar që të shesin sasi të përgjithshme të gazit në vlerë prej 15 miliardë dollarësh. Egjipti dhe Izraeli nuk kanë pasur marrëdhënie…

Lexo më Shumë