Author: almakos

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se shefi i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po ia bën demokracisë. Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos i kontrolluar faktet e reklamave politike.Duke folur në një tubim në Nju Jork, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe e kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-04T15:12:43+01:00 Shteti do t’i paguajë dy milion e 580.000 denarë, respektivisht rreth 42.000 euro, ish shefit të inteligjencës, Zoran Verushevski. Gjykata Civile e Shkupit ka vendosur të pranoj pjesërisht kërkesën e Verushevskit për dëmshpërblim. Verushevski kishte kërkuar dëmshpërblim nga shteti për 4 milionë e 104 mijë denarë, ose afërsisht 71.000 euro. Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe këshilltari aktual i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski, e paditi shteti për shkak se është arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim në mënyrë të pabazuar për 11 muaj në vitin 2015-të për rastin “Puç“ dhe akuzën për posedim të…

Lexo më Shumë

Demir Limaj është rikthyer me pozitë të re në Telekomin e Kosovës.Pak ditë pasi u shkarkua nga pozita e Drejtorit të Shitjes, Limaj i cili është vëllau i kreut të NISMA-s së Fatmir Limajt, ka marrë pozitën e këshilltarit në Telekom. Buletini Ekononomik ka siguruar dokumente që dëshmojnë për pozitën e re të Demir Limajt në këtë ndërmarrje. “Këshilltar i Kyeshefit Ekzekutiv”, është përshkrimi për pozitën e re të Limajt, pozitë kjo që e ka marrë me datën 1 nëntor 2019, shkruan Buletini Ekonomik. Ditë më parë, Limaj ishte shkarkuar nga pozita e Drejtorit në Telekom për shkak se është…

Lexo më Shumë

I akuzuari për vjedhje të shërbimeve, Imer Musaj, e ka pranuar fajësinë, në seancën e shqyrtimit fillestar që është mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë.Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i çështjes, Muharrem Bajraktari, i akuzuari Musaj, fillimisht ka deklaruar se pjesërisht e ndien vetën fajtor, pasi që sipas tij, kompania KEDS, i kishte hequr njehsorin elektrik, me arsyetimin se nuk është duke funksionuar në mënyrë të rregullt, mirëpo nuk e kishte zëvendësuar të njëjtin prej dy javësh. “Unë pjesërisht e ndiej vetën fajtor. KEDS-i e ka marrë orën time, për shkak se sipas tyre…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur jo më shumë se 24 orë, kur do të mbyllet aplikimi për “Green Card”.Departamenti amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra e Çështjeve Konsullore, kishte njoftuar se nga 2 tetori 2019 deri më 5 nëntor 2019 do të jetë i hapur aplikimi për programin e vizave emigruese të shumëllojshmërisë (DV), apo i njohur si Lotaria Amerikane. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Prishtinë, për vitin fiskal 2021, do të jenë në dispozicion 55 mijë viza DV dhe se regjistrimi për në programin e lotarisë është falas, përcjell Telegrafi. Në udhëzimet rreth programit, thuhet se, individët e lindur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-04T12:07:57+01:00 Ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi i ciki është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka pranuar në Gjykatën e Apelit se kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i është lajmëruar gjatë kohës së ankesave të parashtruara në KSHZ për zgjedhjet lokale të 2013, por siç u shpreh ai sot në gjykatë nuk ka pranuar që të pranoj instruksione. “Por, ajo bisedë e nderuara gjykatë po fshihet. Mu lajmërua zoti Thaçi tre herë, unë njëherë i thash se do të votoj sipas ligjit, më pas nuk ia kam hap telefonin dhe…

Lexo më Shumë

Një grua greke e moshës 92-vjeçare është ritakuar për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me dy çifutë që i kishte ndihmuar për të shpëtuar nga përndjekja e nazistëve kur ata e kishin pushtuar Greqinë.Kur ishte adoleshente, Melpomeni Dina, i kishte fshehur gjashtë pjesëtarë të familjes Mordechai në shtëpinë e saj dhe më pas i kishte ndihmuar që të iknin. Më shumë se shtatë dekada më vonë, ata u takuan përsëri mes lotësh në muzeun memorial të Holokaustit në Jerusalem. Personat që i kishin mbijetuar Holokaustit, Sarah Yanai dhe Yossi Mor, i sollën me vete në këtë takim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-04T10:30:59+01:00 N.P. Higjiena Komunale – Shkup i njofton shfrytëzuesit e saj se Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes, ka sjell vendim me të cilin të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të mbetur në llogari të përbashkët në evidencë të N.P. Ujësjellës dhe kanalizim- Shkup, në bazë të llogarive të papaguara për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale (të paditur dhe të rregullt), u mundësohet të njëjtin ta paguajnë pa kamatë të përllogaritur për pagesë të vonuar, në periudhë nga data 04.11 deri më datë 29.11.2019. Mundësia për pagesë të borxhit të mbetur pa kamatë të përllogaritur vlen vetëm për personat…

Lexo më Shumë

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj B.Rr.Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”. “Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me datë 30.10.2019, rrethë orës 13:00, në rr.”Remzi Ademaj” në Prizren, i pandehuri me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare të dëmtuarin me iniciale A.S. për shkak se ndaj të pandehurit më parë ishte zhvilluar një procedurë penale, ku i dëmtuari në këtë rast kishte përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, i pandehuri që nga ajo kohë vazhdimisht e kishte përcjellur të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-04T10:06:22+01:00 Sot dhe nesër, më 4 dhe 5 nëntor në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) do të qëndrojë për vizitë zyrtare senatorja franceze, Elen Konve-Mure. Sot, në ditën e parë të vizitës, 4 nëntor, do të realizojë takime me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, me nënkryetarin, Goran Misovski, me grupin e miqësisë RMV-Francë, me kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Hari Lokvenec dhe me kryetarët e komisioneve kuvendore për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski, për çështje evropiane Artan Grubi. Në vazhdën e vizitës, senatorja franceze do të marrë pjesë edhe në konferencën e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kushtuar zhvillimit të…

Lexo më Shumë

Sezoni dimëror po vjen, derisa Policia e Kosovës ka rikujtuar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me mjetet e nevojshme dimërore.Nga data 15 nëntor deri më 15 mars sipas policisë kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore. Policia ka apeluar për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror. Kujtojmë që për ata që nuk i përfillin këto rregulla, pasojnë gjobat.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-04T08:47:20+01:00 Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është vizita e parë e tij zyrtare jashtë Bashkimit Evropian. Sasolli fillimisht do të takohet me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pastaj me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të kësaj vizite, Sasolli do të bëjë hapjen e Jurop Haus (Europe House), në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe…

Lexo më Shumë