Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch tha gjatë një hetimi të demokratëve të Kongresit që synojnë shkarkimin e presidentit, se ajo ndihej e kërcënuar nga Presidenti Donald Trump, sipas një teksti të zbardhur të dëshmisë së saj të publikuar të hënën.Ajo iu referua njoftimeve se Presidenti Trump e kishte përshkruar para udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, si “lajm të keq”. Sipas tekstit të publikuar, ish ambasadorja tha në dëshminë e datës 11 tetor: “Isha shumë e shqetësuar dhe akoma jam”. E pyetur nëse ndjehej e kërcënuar, zonja Yovanovitch u përgjigj “po”, thuhet në transkript. Hetimi ndaj presidentit republikan është përqendruar në…
Author: almakos
Alsat 2019-11-04T21:49:20+01:00 Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qendër në Shkup që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, sonte në orën 19.56 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 49 kilometra në perëndim të Shkupit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në pjesën e pollogut, respektivisht në Bogovinjë të Tetovës. Loading…
31 tetori ishte data e fundit për mbledhjen e Kuvendit ku do të duhet të vendosin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.Por, meqenëse kuvendi është shpërndarë një takim i tillë nuk u mbajte. Pavarësisht kësaj duket se Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që këtë të Martë të mblidhet ekzekutivi i vendit. E këtë e konfirmoi kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj, Kryeministër në detyrë ‘’Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave…
Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i ka paraqitur sot Letrat Kredenciale Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë. Meta vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës. Presidenti i…
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj nëntë personave të lidhur me Udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, midis tyre shefi i shtabit, një nga djemtë e tij dhe kreu i gjyqësorit të Iranit.Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha përmes një deklarate të 4 nëntorit se Uashingtoni gjithashtu sanksionoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit. “Sot Departamenti i Thesarit po shënjestron zyrtarët që rrethojnë Liderin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei dhe zbatojnë politikat e tij destabilizuese”, tha pëmes një deklarate, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin. “Këta individë janë të lidhur me një gamë të gjerë…
Alsat 2019-11-04T19:12:57+01:00 Franca, Holanda dhe Danimarka janë duke rishikuar pozitën e tyre të përmbajtur për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, konfirmoi gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli. Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën e nisur, kurse institucionet e BE-së do të punojnë për hapjen rrugës më tej për të dyja vendet. [embedded content] Disa nga arsyet e tyre që i thanë duhet të rishikohen dhe të kuptohen dhe besoj se ata argumentime që u ngritën nga të tre qeveritë e të tre vendeve mund të tejkalohen. Mendoj se…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendos për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.Bërnabiq tha se është e kënaqur me dy projektet që i zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë. Ajo gjatë qëndrimit në Kinë do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei. Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në listë të zezë. Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me…
Alsat 2019-11-04T17:30:11+01:00 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti sot ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kurti përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në takim është biseduar për situatën politike në të dy vendet si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellët. “Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë,…
Me 4 nëntor 1989 u mbajtën demonstratat më të mëdha në historinë e Gjermanisë lindore (RDGJ). Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë. Vetëm pesë ditë më vonë ra Muri i Berlinit.Një kohë të gjatë flitej në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ) për këtë mundësi. Prej muajsh njerëzit dilnin gjithnjë e më shumë në rrugë. Në Lajpcig mbaheshin protesta çdo të hënë – njerëzit kërkonin udhëtim të lirë dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Gjithnjë e më shumë njerëz ia kthenin shpinën vendit të tyre, që në gjuhën e regjimit të RDGJ-së komunist quhej “refugjatët e Republikës”. Erich Honecker, njeriu më i…
Alsat 2019-11-04T16:33:32+01:00 Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski ka pohuar se kabineti i tij por edhe i gjithë kreu shtetëror po bëjnë përpjekje për realizimin e takimeve sa më të larta me shtetin francez, përfshi këtu edhe përpjekjet për në një takim direkt edhe me presidentin Makron me qëllim që të mësojnë se çfarë saktësisht kërkon Franca që vendit ti hapen negociatat për anëtarësim në BE. [embedded content] Loading…
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dekoruar me Urdhërin e Miqësisë, Nikolai Malinov i cili është akuzuar për spiunazh nga autoritetet bullgare.Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Moskë më 4 nëntor, disa ditë pasi një Gjykatë bullgare i lejoi Nikolai Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore. Malinov, një ish-anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), që drejton një organizatë jo-qeveritare pro-ruse, u akuzua në shtator për spiunim dhe pastrim parash për dy organizata ruse. Prokurorët bullgarë thonë se ai po punonte me ato organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e…
Alsat 2019-11-04T15:42:35+01:00 Të dënuarit në Titanik 2 kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit, që të heqë dënimin e Penales, sepse janë të pafajshëm. Në një seancë dëgjimore publike para gjykatësve të apelit, avokatët dhe të dënuarit theksuan se Gjykata penale Shkupi 1 kishte vendosur t’i dënonte ata në bazë të supozimeve. I dënuari Bedredin Ibraimi, anëtar i KSHZ-së, i propozuar nga PDSH-ja në vitin 2013, kur vendosej për ankesat për zgjedhjet lokale, konfirmoi se kishte folur me liderin e partisë Menduh Thaçi. Ata janë dëgjuar tri herë. Ai nuk ka pranuar të merr udhëzime, por ato biseda ai thotë se…

