Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, janë pajtuar që rastin për përleshjen e tyre në studion televizive të Klan Kosovës, ta zgjedhin nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit.Një gjë e tillë, është vendosur në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka arritur të mbahet pas katër dështimeve radhazi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ish-deputeti nga radhët e VV-së dhe PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur pajtimin e tij që kjo çështje të kalojë në procedurën e ndërmjetësimit. Kurse, ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk e pranon fajësinë, por që…
Author: almakos
Alsat 2019-11-05T13:12:51+01:00 Presidenti Stevo Pendarovski të martën e ardhshme pritet të takojë personalisht Presidentin francez Emanuel Makron nga i cili personalisht do të mund të dëgjojë shqetësimin e Francës për procesin e zgjerimit të BE-së. Nga Kabineri i Presidentit nuk konfirmojnë akoma detajet e takimit i cili pritet të ndodhë në kuadër të Forumit parisien të paqes. Ky takim vjen pas insistimit të Presidentit Pendarovski për takim me Makronin i cili në Samitin e Këshillit Evropian ishte ndër kundërshtarët më të zëshëm kundër caktimit të datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me argumentimin e se…
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur dje në ora 9.30, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.
Alsat 2019-11-05T11:42:33+01:00 Bashkimi Europian e tha fjalën e tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Brukseli dhe ato i përkasin Europës, kështu që është fatale të lëmë hapësirën për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia, deklaroi ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth në një opinion për gazetën ”Die Welt”. ”Po, ne duhet të reformojmë Bashkimin Europian. Por, thellimi i vonuar i BE-së nuk është në kontrast me zgjerimin e tij. Një Bashkim Europian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund të…
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë, raporton Gazeta Express.E njëjta ishte në kërkim të policisë. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit është liruar në shtëpi, derisa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin për dhunim të viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit në IML lirohet në shtëpi, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/
Alsat 2019-11-05T11:14:53+01:00 Dy kontejnerë të sapo vendosur me sipërfaqe prej 3,2 metra kub janë djegur gjatë natës së kaluar në rrugën kryesore në lagjen e Gjorçe Petrovit, si dhe gjashtë kontejnerë plastike prej 1,1 metra kub në lagjen e Novo Lisiçes, informoi NP “Higjiena komunale” – Shkup. Prej atje theksojnë se me një incident të tillë janë përballur edhe gjatë fundjavës së kaluar në lagjen Radishan të Shkupit, ku janë djegur tre kontinjerë prej 1,1 metra kub dhe një kontejner special i dedikuar për selektimin e qelqit. “Kontejnerët e djegur janë shkatërruar tërësisht dhe janë të pa përdorueshme. Tani më…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat që kanë bërë dje nga Lëvizja Vetëvendosje për votat e ardhura nga diaspora. Kështu kanë bërë të ditur nga KQZ-ja në një përgjigje për Gazetën Express.Nga KQZ, zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet tjera. “Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpall rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e…
Alsat 2019-11-05T09:34:37+01:00 Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime më të lehta në nëntë nga gjithsej 17 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informuan se dje policia rrugore ka zbuluar dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 21 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, nëntë shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin motorik, një fillestar, si dhe 17 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët…
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” në vendin e njohur “te Plepat” në Prishtinë.Në aksident janë përfshirësh një autobus dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata trafiku, shkruan Insajderi. Policia dhe ndihma e shpejt ka dalur në vendin e ngjarjes ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Alsat 2019-11-05T08:29:50+01:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 116-të, në rend dite të së cilës, mes tjerash janë ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kabinetit të ministrave të Ukrainës për kushtet për udhëtime të ndërsjella të shtetasve dhe të Marrëveshjes mes palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbim të automatizuar të ADN-të dhënave, të dhënave daktiloskopike të automjeteve dhe Marrëveshjes implementuese të draftit mes palëve në Konventë për bashkëpunim policor në EJL për shkëmbim të automatizuar të ADN-të dhënave dhe të dhënave për regjistrim të automjeteve. Deputetët…
Bashkëshorti jo vetëm që e tradhtonte, por e goditi 46 herë me thika.10 prej thikave që mori në bark i dëmtuan mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët. 14 goditje i mori në gjinj e në kraharor. Të dyja mushkëritë iu çanë dhe bënë që vajza të rrinte 17 ditë në spital, por prapë, edhe pse gjatë sulmit ishte e sigurt që do të vdiste, sot ajo e ka falur bashkëshortin dhe shpreson të krijojë familje me të. Ajo quhet Shannon Barnard, është 21 vjeçe nga Kenti i Anglisë, dhe është martuar në moshë të vogël me Michael Barnard. Bashkëshorti e sulmoi pak…
Konsiderohet edhe më e fuqishme se kallashnikovi AK-47, dyzet vjet më parë Ushtria Franceze miratoi një pushkë të re sulmi, që ndikoi edhe në përparimin e teknologjisë së armëve të vogla. E shkurtër dhe kompakte, FAMAS është arma më fuqishme e Francës.Fusil d’Assaut de la Prodhimi d’Armes de Saint-Manufacturetienne, ose pushka sulmuese FAMAS zëvendësoi pushkët e vjetra dhe armët e automjeteve në shërbimin francez me një armë plotësisht moderne. FAMAS ka qenë një ndër pushkët e para të sulmit me armë zjarri, kjo që arriti një gjatësi të shkurter, duke vendosur veprimin prapa këmbëzes. Kjo, lejonte që arma të kishte…

