Alsat 2019-11-05T11:14:53+01:00
Dy kontejnerë të sapo vendosur me sipërfaqe prej 3,2 metra kub janë djegur gjatë natës së kaluar në rrugën kryesore në lagjen e Gjorçe Petrovit, si dhe gjashtë kontejnerë plastike prej 1,1 metra kub në lagjen e Novo Lisiçes, informoi NP “Higjiena komunale” – Shkup.
Prej atje theksojnë se me një incident të tillë janë përballur edhe gjatë fundjavës së kaluar në lagjen Radishan të Shkupit, ku janë djegur tre kontinjerë prej 1,1 metra kub dhe një kontejner special i dedikuar për selektimin e qelqit.
“Kontejnerët e djegur janë shkatërruar tërësisht dhe janë të pa përdorueshme. Tani më kemi rast të një kontejneri në rrugën ‘Ruzvelt’, ndërsa gjatë natës së kaluar janë djegur edhe dy kontejnerë të rinj dhe gjashtë të vjetër për mbeturina. Për shkak të dëmit të konsiderueshëm financiar që i është shkaktuar NP ‘Higjiena komunale’-Shkup, këto incidente shkaktojnë probleme të mëdha gjatë selektimit të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale. Apelojmë të ndërpritet vandalizmi dhe shkatërrimi i kontejnerëve, që ekipet e Ndërmarrjes të mund në kohë t’i kryejnë obligimet e tyre të punës në terren”, deklaroi drejtori i NP “Higjiena komunale”-Shkup, Abdulsamet Shabani.
Të gjitha rastet e kontejnerëve të djegur për mbeturina janë paraqitur tek organet kompetente dhe do të ndërmerren masa adekuate që të gjinden dhe të sanksionohen autorët.
Loading…











