Pesë anëtarë të së njëjtës familje e humbën jetën vitin e kaluar në një aksident të tmerrshëm trafiku në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Viktima të aksidentit ishin katër motra dhe babai i tyre. Megjithatë, personi që e shkaktoi aksidentin është dënuar vetëm me një vit burgim me kusht.Gjykatësi Calvin Scott e dënoi personin që e aksidentin, Alvin Hubbard, me një vit burgim me kusht. Kjo do të thotë që ai nuk do të shkojë fare në burg, nëse gjatë periudhës njëvjeçare nuk kryen ndonjë shkelje tjetër. Ky gjykatës ishte zgjedhur në Gjykatën Supreme në Delaware në vitin 2003 ng…
Author: almakos
Alsat 2019-11-03T13:25:10+01:00 Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor. Këshilli republikan për siguri në komunikacion, fton shoferët që përveç ndërrimit të gomave, të bëjnë edhe kontrollin e sasive të vajit dhe antifrizit në makinë. Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes. Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi prej 15 nëntorit dhe zgjatë deri më 15 mars. Loading…
Së paku katër njerëz janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në Hong Kong, raportuan mediet lokale.Sulmi ndodhi në qendrën tregtare “CityPlaza” në distriktin Tai Koo. Raportohet se njerëzit e kanë penguar burrin e paidentifikuar që të plagosë më shumë njerëz. Ky vend ka qenë arenë e protestave të dielën dhe në vendin e ngjarjes ishte edhe njësiti policor kundër trazirave. Protestat kishin filluar për shkak të projektligjit për ekstradim në Kinë. Qeveria e Hong Kongut e ka larguar këtë projektligj, por protestuesit kanë shtruar kërkesa të reja, përfshirë dorëheqjen e kryetares së qytetit, Carrie Lam. Besohet se…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Komoran të Drenasit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar
Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësore të cilës i ka caktuar lëndime të rëndaRasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ku sipas raportit të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe nga pakujdesia e ja goditur këmbësoren. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./GazetaExpress
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka përkujtuar pajtuesin e gjaqeve Anton Çettën në 24 vjetorin e vdekjes së tij.Haradinaj ka shkruar se angazhimi i Anton Çettës do të jetë frymëzues për brezat. “Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues…
Alsat 2019-11-03T10:02:33+01:00 Nënkryetarja e Senatit të Francës, Elen Konve-Mure, nesër vjen në Shkup në takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e trupave kuvendorë dhe të grupeve të deputetëve. Vizita e Konve-Mure, siç theksohet në kumtesën e paralajmëruar nga Ambasada e Francës e reflekton përforcimin e këmbimeve parlamentare të Maqedonisë së Veriut dhe Francës në perspektivën e rrugës evropiane të vendit i cili mbetet tërësisht aktual. “Kjo vizitë, që realizohet në suaza të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor i riafirmon marrëdhëniet e besimit dhe miqësisë mes Senatit francez dhe Kuvendit të Maqedonisë, si dhe ndaj qytetarëve në tërësi”, thuhet…
Anëtari i VV-së nga Shqipëria Boiken Abazi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri rreth deklaratave të këtij të fundit se kryeministri i vendit kalon nga zyrat e LDK-së.Abazi thotë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë. Abazi thekson se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin…
Alsat 2019-11-03T08:53:52+01:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të sillet nga 5 deri në 12 gradë Celsius, derisa temperatura maksimale nga 13 deri në 19 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë nga 10 deri në 19 gradë Celsius. Loading…
Forcat pro-turke, të cilat po luftojnë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë, janë akuzuar për kryerje të krimeve të luftës. Aktet brutale janë parë në videot e bëra me telefona celularë.Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Turqia mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e grupeve aleate të saj, ndërsa autoritetet turke kanë premtuar se do t’i hetojnë dyshimet për krime lufte. Në një video, burra me mjekra thërrasin me zë të lartë “Allahu Akbar”, ndërsa personi që incizon thotë “Ne jemi muxhahedinë (luftëtarë të shenjtë) nga batalioni i Trupave të Lavdisë”. Në prapavijë shihen kufomat e luftëtarëve kurdë. Më larg,…
Në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Zaim të Klinës, mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitetSi pasojë e aksidentit të rëndë ndërmjet një veture dhe një motoçiklete, një i ri ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për informim e rajonit të Pejës. Ata kanë treguar se vimktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës, ku edhe ka vdekur. “Në këtë aksident janë të përfshira një automjet dhe një motoçiklist. Me këtë rast motoçiklisti pëson lëndime të rënda trupore dhe me ndihmën e autoambulancës dërgohet në Emergjencën e spitalit të…
Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” e drejtuar nga organizata jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, ka dërguar 88 migrantë në Taranto të Italisë pas një jave në pritje.Ministria e Brendshme italiane vendosi dje në mbrëmje, që migrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga migrantët e anijes. Portugalia dhe Irlanda kanë rënë dakort të marrin përkatësisht, pesë dhe dy migrantë. Anija “Alan Kurdi” ka hyrë dje pa autorizim në ujërat italiane, duke deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.

